PENGESAT PËRPARA NDRYSHIMIT
Gjërat që ne ndërtojmë mirë, na ndërtojnë ne më pas.
Jim Rohn.
Me siguri nga ato që keni lexuar deri tani, keni ndier nevojën të bëni disa ndryshime në jetën tuaj. Cilido të jetë raporti i nevojës për të ndryshuar diçka, është mirë të njihni disa pengesa që qëndrojnë përpara jush. Kohë pas kohe, ju ka ndodhur të hidhni hapa për të ndryshuar diçka në jetën tuaj, por më pas nuk keni vazhduar. Mbase një nga këto pengesa ju ka ndaluar; kur njihni pengesat që ju ndalojnë drejt ndryshimit, mund të shpëtoni nga kurthi i tyre. Po i rendisim në këtë mënyrë pengesat që na shfaqen:
1. Qëllimet e paqarta
2. Frika ndaj dështimit
3. Frika e suksesit (perfeksionizmi)
4. Mungesa e besimit në aftësinë për ndryshim
5. Pandehja se jemi të përmbushur në pozitat
6. Mosnjohja e nevojës për këto ndryshime
7. Shmangia e planit për ndryshim
8. Pamjaftueshmëria e shpërblimit për ndryshim
9. Mungesa e vlerësimit të mjaftueshëm për ndryshim
10. Përvojat e shkuara në lidhje me ndryshimin
11. Mungesa e përpjekjes së mjaftueshme për ndryshim
12. Reagimet që shfaqin të tjerët në lidhje me ndryshimin tonë
Besoj se më lart keni mundur të vëreni pikat që janë bërë pengesë për zhvillimin tuaj. Paçka se mund të mos i keni evidentuar menjëherë, mendoj se po t’i sforconi pak mendimet tuaja, mund të arrini të njihni pengesat. Në fakt shumë njerëz i dinë pengesat, por nuk kanë asnjë ide se si mund t’i tejkalojnë ato.
Përgatiti: Perparim Blakaj
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”