Fuqia e lakueshmërisë – Fleksibiliteti
“Urtësia është përvoja, duke i shtuar asaj edhe meditimin.” – Aristoteli
Një mizë përpiqej të dilte nga dritarja e mbyllur dhe vazhdonte të qëndronte pezull e të sillej djathtas e majtas, lart e poshtë, derisa gjithë energjia e saj u shterua dhe ngordhi. Aty afër saj ishte dera e hapur, por ajo nuk u përpoq të kërkonte rrugë tjetër për të dalë, përveç dritares. Ajo këmbënguli në një rrugë të vetme, një herë pas një tjetre, derisa ngordhi, ndërkohë që mund të dilte nga ky qorrsokak, nëse ajo thjesht përpiqej.
Studiuesit kryen një eksperiment mbi minjtë, për të mësuar rreth aftësive e tyre për të vepruar. Ata vunë një mi në një labirint, dhe në fund të atij labirinti vendosën një copë djathë. Miu filloi të kërkonte e të kërkonte dhe çdo radhë provonte një rrugë ndryshe, derisa më në fund mbërriti tek copa e djathit dhe e hëngri. Eksperimenti vazhdoi. Studiuesit e ndërruan vendin e djathit dhe e kthyen edhe një herë miun në labirint, por këtë radhë vendnisja e miut do të ndryshonte nga hera e parë. Natyrisht, miu vrapoi për te vendi i mëparshëm, ku kishte gjetur copën e djathit herën e parë, por nuk gjeti gjë; ai vazhdoi ta kërkonte në çdo vend djathin, duke provuar rrugë të ndryshme, derisa më në fund arriti ta gjente, dhe kjo për shkak të fleksibilitetit me të cilin shquhet.
A vërejmë ndonjë ndryshim mes sjelljes të mizës dhe sjelljes së miut?
Natyrisht që ka ndryshim…! Miza ishte e vendosur të dilte nga dritarja dhe nuk zotëronte fleksibilitetin e mjaftueshëm që të kërkonte rrugëdalje tjetër. Ndërsa miu, edhe ai ishte i vendosur ta gjente copën e djathit, por ai zotëronte gjithashtu një fleksibilitet maksimal, në mënyrë të tillë që, sa herë përballej me një pengesë, ose dështonte, ai qëndronte disa sek- onda, pastaj e ndryshonte planin dhe vepronte me shpejtësi. Si rezultat, ai e gëzoi shpërblimin duke marrë më në fund, copën e djathit.
Mund të jesh plot entuziazëm, të kesh energji maksimale, të kesh shumë aftësi dhe të veprosh në përputhje me to, mendërisht dhe fizikisht, dhe mund të kesh vendosmëri të plotë, por, nëse nuk ke fleksibilitet dhe gatishmëri për ta ndryshuar planin,çdo herë që has në sfida dhe vështirësi, ka mundësi që të dështosh, tamam siç ndodhi me mizën.
Charles Givens, në librin e tij “Super Self”, thotë: Përsëritja e së njëjtës përpjekje, e cila nuk jep sukses, nuk do ta ndryshojë rezultatin, sado që të shtohet numri i këtyre përpjekjeve”.
Kjo do të thotë se mundet që punët të dështojnë, të tensionohen e të përfundojnë marrëdhëniet, kompanitë të deklarojnë falimentimin e tyre dhe njerëzit ta humbasin kontrollin e ndjesive duke u përpjekur të përsëritin gjërat që nuk funksiononin më parë. Ka njerëz që dalin nga një marrëdhënie e keqe, për të rënë në një tje- tër marrëdhënie të keqe, pikërisht si e para. Ose ndodh që ndonjëri ta lërë një punë jo tërheqëse, për të zënë një punë tjetër pothuajse të ngjashme me të parën… Pra, për të mos bërë të njëjtin gabim, në këto raste, duhet përdorur fleksibiliteti, i cili është një nga çelësat theme- lorë të suksesit.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”