Federata Sindikale e Shëndetësisë do të mbajë sot, në orën 14:00, një konferencë për media, ku pritet të trajtohen çështje të rëndësishme që lidhen me pakënaqësitë e vazhdueshme të punëtorëve shëndetësorë.
Kjo konferencë vjen si rezultat i rritjes së tensioneve dhe shqetësimeve të akumuluara ndër punonjësit e sektorit shëndetësor, të cilët po kërkojnë zgjidhje konkrete për kushtet e tyre të punës.
Vendimi për mbajtjen e konferencës është marrë pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës Sindikale, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për adresimin e këtyre pakënaqësive dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektorin shëndetësor.
Prinderimi.com