Pas publikimit të Prinderimi.com, Drejtoresha Zana Zeqiri ka reaguar përmes një interviste dhënë AlbanianEducation, duke thënë se është një dokument/marrëveshje, shkollë-prind që ju është dërguar të gjitha shkollave nga Drejtoria Komunale e Arsimit për rregulla, bashkëpunim e përgjegjësi.
“Bëhet fjalë për një marrëveshje mes prindit e shkollës (me prindërit e klasës së parë dhe të gjashtë), si dokument i unifikum që ka ardhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit për të gjitha shkollat, edhe për shkollën tonë, për rregulla, bashkëpunim dhe përgjegjësi”, ka thënë drejtoresha Zeqiri.
Kjo marrëveshje ndër të tjera parasheh që nëse nxënësi/ja apo nxënësit dëmtojnë ndonjë send brenda shkollës obligohen ta paguajnë prindërit.
Pika 20 e Kodit për sjelljen e nxënësit thote se: “Të ruhet invertari i shkollës, çdo dëmtim i invertarit do të paguhet nga nxënësi që e dëmton, apo klasa përkatëse (nëse nuk gjendet fajtori) respektivisht nga prindërit e tyre.