Dhuna psiqike ende shikohet si mjeti i pashmangshëm i edukimit në përditshmëri. Por, vërehet më së paku, pasi që nuk shkakton lëndime të jashtme që shihen. Kjo dhunë jo rrallëherë shikohet si ,,normale” – pra, si një metodë edukative e padëmshme. Prindërit, por edhe personat kujdestar të fëmijëve (mësuesit/mësueset apo kujdestarët) përdorin këtë formë dhune psiqike në dy forma: aktive si dhe pasive, pa dashur-pëlqim dhe pa e vërejtur.
Shpeshherë dhuna psiqike është shenja e parë e raporteve të vështira në mes të rriturve, prindërve, personave kujdestar dhe fëmijëve të tyre.
Çka është dhuna psiqike?
Numrimet nuk janë përfundimtare, vetëm shembuj:
Dhuna psiqike është:
• nëse fëmijët tremben, kufizohen dhe izolohen.
• nëse fëmijët nuk përfillen dhe zhvlersohen.
• nëse fëmijët me presion dhe përkulje edukohen.
• nëse fëmijët duhet të bëjnë atë që do të kishin bërë me dëshirë prindërit e tyre, nëse fëmijet ngarkohen me jetën e prindërve.
• nëse fëmijët keqpërdoren si top loje në interes të njërit prind p.sh në rast ndarjeje, nëse mirëqenia e fëmijes keqëpërdoret për të nxit apo këmbngul në interesat personale.
• nëse fëmijët duhet të ju ekspozohen konflikteve të besnikërisë në mes të prindërve.
• nëse fëmijët ju ekspozohen konfikteve me dhunë të prindërve të tyre.
Dhuna psiqike më tutje është:
• jo vetëm kur ata lihen pas dore por mund të jetë edhe teprim i dashurisë ngulfatëse (të tepruar)
• gjithmonë aty, ku frika përdoret si mjet edukimi.
• shumë vështirë të kuptohet, që vetëm individualisht mund të përjetohet dhe veprimi nga jashtë shpeshë nuk njihet ose nuk mund të vlersohet.
• një temë e ,,pakëndshme,, që ky fenomen është vështirë të kuptohet, që nuk mund të definohet, që kërkon analizë shkencore dhe kërkon të diskutohet seriozisht me tema tjera që ne nuk i shiqojm me dëshirë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Burime: Elternbildung CH, www.elternbildung.ch