Si lind ndjenja e pamjaftueshmërisë apo të qenit i kompleksuar te fëmija? Çfarë duhet bërë për ta hequr atë? Nëse fjalitë e mëposhtme i dëgjoni shpesh nga goja e fëmi- jës suaj, gjasat janë shumë të mëdha që ai/ajo po jeton ndje- njën e mospërmbushjes apo të pamjaftueshmërisë:
“Nuk e mësoj dot këtë!”
“S’e bëj dot këtë!”
“Nuk kam besim te vetja!”
“Po nëse më kritikojnë shokët!?”
“Po nëse kjo nuk i pëlqen babit/mamit?”
Në kuptimin e përgjithshëm, brenga e pamjaftueshmë- risë lidhet me ndjenjën e “sigurisë”. Nëse analizojmë fëmi- jët që përjetojnë ndjenja të tilla dhe që mendojnë në këtë mënyrë, konstatojmë se shkaqet kryesore duhet të jenë si më poshtë.
Qëndrimet shumë brengosëse të prindërve
Nëse një nga prindërit përjeton vazhdimisht ndjesinë se do të ndodhë diçka e keqe, në këtë ose në atë mënyrë, dhe kjo ndjenjë kalon edhe te fëmijët. Në njëfarë mënyre, fëmijët “infektohen” me mendim negativ nga prindërit.
Në krye të dilemave apo shqetësimeve që përjetojnë fëmijët janë këto:
“Do të më sëmuret!”
“Nuk do të rritet!”
“Nuk do t’ia dalë” e kështu me radhë.
Qëndrimet tepër mbrojtëse të prindërve
Kjo është një gjendje që zhvillohet paralelisht me qënd- rimet e prindërve të shqetësuar, që ka si shtojcë edhe “varë- sinë”. Ata prindër që janë në këto ujëra, me qëllim që fëmija të mos mërzitet, të mos lodhet, janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të. Për shembull, ata e ushqejnë vetë fërnijën, edhe pse mund të jetë 4 apo 5 vjeç. Po ashtu, i veshin këpu- cët, i heqin rrobat etj. ndonëse ai/ajo është 6-7 vjeç/e. Qasje të tilla shkaktojnë vonesë në aftësimin e muskujve të butë. Fëmija arsyeton se çdo gjë po ma bëjnë prindërit, dhe në këtë mënyrë nuk arrin të vetërritet. Një fëmijë i tillë bëhet gjithnjë e më i varur nga prindërit.
Qëndrimet perfeksioniste të prindërve
Slogani i kësaj kategorie prindërish është: “Duhet të jesh më i miri/e mira!” Në fakt, shumica e prindërve nuk e thonë qartë këtë shprehje. Nganjëherë e bëjnë në mënyrë të tërthortë, duke e krahasuar me të tjerë, duke e lavdëruar shumë fëmijën ose duke vënë objektiva sipërorë.
Te ndjenja e perfeksionimit qëndron ndjenja e pamjaftueshmërisë. Ndërkohë duhet ditur se e përkryera (perfek- sionimi) është armiku i të mirës.
Besimi në të qenit i mangët
Mangësia, e meta e lindur apo e formuar më pas, im- paktin e vet dërrmues e shfaq mbas dështimeve në arsim apo kritikave të shumta. Fëmija, duke i bërë vetë krahasi- met apo duke u krahasuar nga mjedisi konstaton se ka një ndryshim (negativ) nga shokët/shoqet, dhe për pasojë nis të besojë se “ka të meta”. Ky besim është tepër i qëndrueshëm dhe vazhdon edhe në periudhën kur ai/ajo rritet.
Depresioni fëminor
Ndonëse kjo sintagmë është e diskutueshme, ajo hedh dritë mbi gjendjen shpirtërore të formuar pas humbjeve të mëdha. Në fazën pas humbjes së nënës apo babait, pas fatkeqësive natyrore, kur fëmija humb shtëpinë, shkollën, shokët e shoqet, nis të mbyllet në vetvete. Ndjenja e fortë e pavlefshmërisë, e përjetuar pas humbjeve të mëdha, shkak- ton njëkohësisht edhe ndjesinë e pamjaftueshmërisë/paaftësisë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)