Përcaktimi nëse fëmija juaj është apo jo i talentuar nuk është detyrë e lehtë. Siç mund ta keni të qartë tashmë, ka një bollëk përkufizimesh, karakteristikash, vlerësimesh, teorish dhe informacionesh virtuale në lidhje me të. Për të ndihmuar prindërit që të zbulojnë disa nga informacionet kontradiktore, Instituti Davidson ka përpunuar këtë artikull që përmbledhë karakteristikat e fëmijëve të talentuar, ndryshimin midis testeve dhe vlerësimeve, pikat që duhen marrë parasysh në testimin ose vlerësimin e fëmijës, lloje të ndryshme të testeve që mund të përdoren si dhe këshilla për gjetjen e një profesionisti nëse vendosni ta bëni një vlerësim të plotë.
Si mund ta di nëse fëmija im është i talentuar?
Ka shumë përkufizime të talentit dhe po aq shumë mënyra për të identifikuar zyrtarisht nëse një fëmijë është i talentuar apo jo. Në thelb, siç përcakton NAGC (National Association for Gifted Children) në artikujt “Çfarë është dhuntia?” dhe “Fëmijët janë të talentuar kur aftësia e tyre është dukshëm mbi normën mesatare për moshën e tyre”. Nxënësit mund të shfaqin aftësi të dhuntive në sfera të ndryshme, si për shembull: në mënyrë krijuese, intelektuale, muzikore, akademike ose në një fushë specifike lëndore siç është matematika, artet, gjuhët dhe shkenca. Instituti Davidson fokusohet kryesisht në shërbimin e studentëve me talent të thellë intelektual.
Shenjat e dhuntisë tek fëmijët përfshijnë:
· Një nevojë ekstreme për stimulim të vazhdueshëm mendor
· Aftësia për të mësuar dhe përpunuar me shpejtësi informacionin (sado kompleks)
· Një nevojë për të eksploruar subjektet në thellësi të habitshme
· Një kuriozitet i pangopur, siç tregohet nga pyetjet e pafundme
· Aftësia për të kuptuar materialin e disa niveleve mbi moshën e tyre
· Thellësi dhe ndjeshmëri emocionale në moshë të re
· Entuziast për interesa dhe tema unike
· Sens ‘i çuditshëm’ ose i matur/pjekur i humorit
· Zgjidhjen krijuese të problemeve dhe shprehjen imagjinative
· Thith informacionin shpejt me pak përsëritje të nevojshme
· I vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm në shoqëri dhe i vetëdijshëm për çështjet globale
Fëmijët e talentuar mund të shfaqin disa, por jo të gjitha këto tipare siç i përmendëm. Çdo fëmijë është i ndryshëm. Për të përcaktuar shkallën e aftësive të fëmijës suaj, testimi ose vlerësimi i plotë mund të japin disa nga përgjigjet që kërkoni. Për shkak se nuk ka mandate federale ose politika kombëtare që kërkojnë arsim për të talentuarit, është e rëndësishme që prindërit të rishikojnë se cilat politika dhe procedura të identifikimit të fëmijëve të talentuar janë në fuqi në zonën e tyre, përpara se të kërkojnë një test ose vlerësim.
A duhet ta testoj fëmijën tim?
Vendosja nëse duhet të ndiqni testimin e talentuar ose të kërkoni një vlerësim të plotë profesional do të bazohet në qëllimet tuaja të përgjithshme dhe pyetjet për të cilat po kërkoni realisht përgjigje.
Në fakt, mund t’ju duket e dobishme të shkruani pyetjet specifike që ju shtynë të kërkoni informacione për vlerësimin e fëmijës suaj. Çfarë shpresoni të zbuloni për aftësitë e fëmijës suaj? A do t’i përdorni rezultatet për të hyrë në një program specifik? Nëse po, cilat teste pranojnë? A do t’i ndani rezultatet me shkollën e fëmijës suaj? Cilat teste u duken më informuese për të kuptuar profilin e të nxënit të një studenti? A keni shqetësime për performancën ose sjelljen e fëmijës suaj?
Vendosja arsimore dhe qasja në programimin e zhvillimit të talenteve janë arsye të zakonshme për të kërkuar një vlerësim. Nëse jeni duke kërkuar për një opsion me kosto efektive ose jeni duke kërkuar pranim në një program specifik, të tillë si kërkimi i talenteve ose Instituti Davidson, mund të zgjidhni që fëmija juaj të bëjë një test të nivelit të lartë si PSAT 8/9. ACT, ose SAT. Një tjetër mundësi është të flisni me një profesionist testues për administrimin e një testi të individualizuar (siç është një test arritjeje ose inteligjence) pa një vlerësim ose raport të plotë. Zgjedhja e kësaj rruge nuk do të sigurojë shumë, nëse ka, informacione të tjera përveç rezultateve të fëmijës suaj, por kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’i përmbushur qëllimet tuaja.
Nga ana tjetër, nëse jeni duke kërkuar për një pamje më të plotë të aftësive, pikave të forta, sfidave dhe nevojave të fëmijës suaj, ekspertët rekomandojnë një vlerësim gjithëpërfshirës në vend të një testimi të thjeshtë. Arsyeja për vlerësim zakonisht përqendrohet në nevojën për të zhvilluar një kuptim të pikave të forta dhe të dobëta relative të fëmijës dhe se si këto lidhen me mjediset arsimore dhe sociale.
Kur duhet ta testoj fëmijën tim?
Në lidhje me kohën kur duhet ta testoni fëmijën tuaj, besohet të jetë më i besueshëm dhe më parashikues midis moshës gjashtë dhe nëntë vjeç. Megjithëse shumë vlerësime janë miratuar për t’u administruar tek fëmijët deri në dy vjeç. Konsensusi midis profesionistëve është se rrallëherë ka nevojë për testim përpara se fëmija të jetë gati për të hyrë në shkollë dhe se testimi në moshat më të vogla mund të mos japë rezultate më të besueshme.
Në fund, mbani mend: rezultatet e testit ose rezultatet e një vlerësimi të plotë nuk ndryshojnë se kush është fëmija juaj. Rezultatet synojnë t’ju ofrojnë fjalë dhe mjete specifike për të kuptuar më mirë fëmijën tuaj. Mënyra se si i përdorni ato fjalë dhe mjete varet nga ju.
Cilin test duhet ta bëj për fëmijën tim?
Duket se ka pak konsensus se cilat teste janë më efektive, veçanërisht kur vlerësohen të rinjtë jashtëzakonisht inteligjentë. Përsëri, vendosja se cili test është më i miri për fëmijën tuaj do të përcaktohet pjesërisht nga qëllimet tuaja. Nëse fëmija juaj vlerësohet nga një profesionist, testuesi zakonisht do të diskutojë se cilat teste do të përdoren gjatë vlerësimit bazuar në njohuritë e tij, trajnimin për teste specifike dhe njohuritë e tyre profesionale në lidhje me pyetjet dhe shqetësimet që keni paraqitur aktualisht.
Nëse punoni me edukatorët e fëmijës tuaj, mund të keni dëshirë të zbuloni se cilat teste janë më të njohura dhe kësisoji do të merrni parasysh të përcaktoni mënyrën më të mirë për të përmbushur nevojat e fëmijës suaj, përgjithësisht përgatitjen e tij akademike. Rezultatet e testit të inteligjencës, për shembull, mund të mos japin aq informacion në lidhje me planifikimin arsimor sa një test arritjesh që përcakton ekuivalentët e klasës dhe moshës, ose një test aftësie i administruar nga shkolla.
Testet më të përdorura të inteligjencës janë kritikuar prej kohësh nga komuniteti GT (The Center for Gifted and Talented). Këto teste nuk u zhvilluan për të identifikuar individët në mënyrë adekuate deri në ekstrem/kufi. Sipas përkufizimit, rezultatet në diapazonin e thellë ndodhin më pak se një herë në një mijë persona. Infrekuenca statistikore e këtyre rezultateve ekstreme e bën të vështirë matjen e saktë. Për këtë arsye, shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e një sërë testesh ose sesionesh testimi për të marrë kombinimin më të mirë të vlerësimeve të aftësive/dhuntive.
Testet e nivelit të lartë janë shumë të dobishme për studentët e zgjuar, pasi ato ofrojnë një vlerësim më të lartë, duke bërë që vlerësimi të jetë edhe më i saktë. Rezultatet e këtyre testeve shpesh mund të krahasohen me studentë të tjerë të moshës ose klasës së ngjashme me ta, përmes kërkimeve të talenteve. PSAT 8/9, i krijuar për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta, mund të merret nga nxënësit nga klasa e tretë deri në të gjashtën. SAT o-se ACT janë të krijuara për studentët e viteve fillestare (të ulëta ose të larta të shkollës së mesme) por mund të merret nga studentët që fillojnë klasën e gjashtë.
Ne rekomandojmë konsultimin me një terapist ose psikolog për të diskutuar dhe përcaktuar se çfarë lloj testimi ose vlerësimi mund të jetë më i përshtatshmi për fëmijën tuaj dhe qëllimet tuaja. Ata do të jenë më në gjendje të diskutojnë specifikat e testimit dhe të diskutojnë çdo shqetësim ose pyetje që mund të keni në lidhje me testet specifike dhe profilin e fëmijës suaj.
Si mund të gjej një profesionist testues?
Gjetja e një profesionisti për të vlerësuar fëmijën tuaj mund të jetë sfiduese, por ekzistojnë disa burime në dispozicion. Mund të filloni duke gjetur opsione përmes listës sonë të testuesve dhe terapistëve të talentuar. Shoqata e talentëve në shtetin tuaj, një grup rajonal mbrojtës për arsimin special, grupi i prindërve vendas, departamenti shtetëror i arsimit ose këshilltari shkollor, psikologu ose punonjësi social i fëmijës suaj mund të jenë gjithashtu në gjendje t’ju referojnë te një profesionist vendas. Faqet e internetit të tilla si: Mbështetja e nevojave emocionale të të talentuarve (SENG), Newsletter 2e dhe Hoagies’ Gifted ofrojnë lista të profesionistëve që kanë përvojë në punën me fëmijë të talentuar.
Pyetje të rëndësishme për t’i bërë kur kërkoni një vlerësim
Instituti Davidson ka identifikuar disa pyetje që mund të jenë të dobishme në identifikimin e një profesionisti të ditur për të vlerësuar fëmijën tuaj. Nëse merrni përgjigje që nuk janë të kënaqshme për ju, mund të dëshironi të kërkoni një mendim të dytë ose të vazhdoni kërkimin tuaj drejt një testi. Në mënyrë ideale, do të takoni një profesionist shumë të ditur, me të cilin ju dhe fëmija juaj ndiheni rehat duke punuar, e kësisoji ndiheni mirë edhe për të kryer një vlerësim gjithëpërfshirës të aftësive dhe për të bërë rekomandime specifike. Nëse nuk jeni në gjendje të gjeni një testues lokal, do t’ju duhet të peshoni të mirat dhe të këqijat relative të kërkimit më të gjerë për një profesionist të përshtatshëm diku tjetër.
Kredencialet/Trajnimet
1. Cili është trajnimi dhe formimi juaj?
2. A jeni i licencuar ose i certifikuar për të ushtruar punën e profesionistit të testimit?
3. Cila mendoni se është fusha juaj specifike e ekspertizës?
Përvojë me fëmijë të talentuar
1. Sa përvojë keni pasur në testimin e fëmijëve shumë të zgjuar ose shumë të shkathët?
2. Cila është përvoja juaj në punën me një fëmijë të kësaj moshe dhe me fëmijë me aftësi të avancuara njohëse?
3. A jeni i licencuar për të bërë diagnoza të shëndetit mendor? A jeni familjarizuar me mënyrat në të cilat studentët e talentuar/me dhunti mund të diagnostikohen gabimisht, si dhe se sa shpesh paraqiten diagnozat e shëndetit mendor tek studentët e avancuar intelektualisht?
Përreth testeve
1. Cilat teste administroni zakonisht në kontekstin e një vlerësimi gjithëpërfshirës? Si vendosni se cilat teste të përdorni?
2. Cila është praktika juaj kur nuk e merrni informacionin që ju nevojitet nga një test i standardizuar? Si mblidhni lloje të tjera informacioni për një fëmijë?
3. Nëse një fëmijë arrin në fund të një ‘nëntesti’ ose testi, pa arritur një rezultat, si e interpretoni këtë dhe si e tregoni këtë në raportin tuaj të vlerësimit?
4. Si i vlerësoni çështjet e mosarritjes tek fëmijët e talentuar?
5. Cila është përvoja juaj me testimin “jashtë nivelit”?
Informacion për fëmijën
1. Cili është grupi i testeve dhe informacioneve që keni ose duhet të keni për të vlerësuar fëmijën tim?
2. Sa doni të dini rreth testimit të mëparshëm të fëmijës tim? SHËNIM: Prindi duhet të informojë ekzaminuesin për testimin e mëparshëm që ka bërë fëmija dhe rezultatet që janë marrë, nëse këto janë të njohura. Nëse rezultatet e testimit janë të kundërta, mund të kërkoni një interpretim të rezultateve kontradiktore. Do të ishte gjithashtu e dobishme që prindi të ndajë prova të talenteve të fëmijës si brenda mjediseve arsimore, ashtu edhe në shtëpi dhe në komunitet.
Si ta përgatisni fëmijën tuaj
1. Si duhet ta përgatis më mirë fëmijën tim për t’u vlerësuar?
2. Si e përgatisni ju fëmijën tim?
3. Sa duhet të presim që do të zgjasë vlerësimi?
4. Si përcaktohen kohët e pushimit?
5. A ka ndonjë gjë që duhet të sjellim në vlerësim për t’u siguruar që fëmija im është rehat?
Përdorimi i rezultateve për planifikim arsimor
1. A jeni njohur me përshtatshmërinë e programit për talentë në nivel lokal dhe shtetëror?
2. Si do të vendosnit nëse një fëmijë është kandidat për përshpejtim (kalim) të klasës apo lëndës?
3. A pranohen raportet tuaja të testimit nga shkollat dhe programet lokale për të talentuarit?
4. Pragmatisht, si mund të vihet në përdorim informacioni që prisni të mblidhni në shërbim të fëmijës tim?
5. A keni punuar më parë me nxënës nga sistemin ynë shkollor? Nëse po, si do ta përshkruanit efektivitetin tuaj?
6. A jeni në dispozicion për të shpjeguar implikimet arsimore të rezultateve të testit tek zyrtarët e shkollës? A ka një tarifë shtesë për këtë lloj takimi?
Ndiqni
1. Si sugjeroni ju t’i shpjegohen rezultatet fëmijës tim? A jeni në dispozicion për ta diskutuar këtë me fëmijën tim, apo do të na këshilloni se si ta bëjmë këtë?
2. Nëse rezultatet duken në papajtueshmëri me atë që ishte parashikuar, cili do të ishte vendimi i ardhshëm për veprim?
3. Çfarë lloj monitorimi do të marrim? A do të na përgatitni një raport me shkrim? Çfarë do të përfshihet në këtë raport? Kur do ta marrim raportin?
4. Cilat janë procedurat tuaja për të dhënë rezultate në shkollën e fëmijës tim? SHËNIM: Disa psikologë do t’i japin shkollës një raport “të dezinfektuar” që trajton plotësisht rezultatet dhe rekomandimet e testit, por nuk përfshin informacione që nuk ka gjasa të kenë një përfitim të drejtpërdrejtë për fëmijën në mjedisin shkollor. Informacioni mbi dinamikën dhe etiketat e familjes, për shembull, është lënë jashtë në mënyrë që prindërit të kenë mundësinë të ndajnë raportin e plotë të vlerësimit me shkollën.
Nga: Instituti Davidson
Instituti Davidson për Zhvillimin e Talenteve është një korporatë jofitimprurëse e Nevadës e cila njihet nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme si një bamirësi publike. Ata janë të përkushtuar për të mbështetur zhvillimin intelektual dhe social të studentëve me talent/dhunti të moshës 18 vjeç e më poshtë, përmes një sërë programesh.
Solli në gjuhën shqipe: Prinderimi.com