Pasi vendosi mbulesën islame, mësuesja e matematikës, Remzie Elezi ishte përjashtuar nga shkolla dy vite më parë.
Ani pse 30 vite kontribut të saj në shkollën fillore “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, nuk mjaftuan që ta bindnin asokohe drejtorin Liman Bytyçi që ta lejonte mesuesen Elezi që ta ushtroj profesionin.
Ajo në një prononcim për Infokus ka thënë se atë kohë, drejtori ia kishte mbyllur derën me çelës.Ndërkaq, dy vite pas, për shkak të këtij vendimi, Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar ish-drejtorin Liman Bytyçi me 1 vit burgim me kusht.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=942760374527926