Të kesh sukses, do të thotë, të kesh vullnet të fortë. Fuqia e vullnetit të bën të ecësh përpara, të tejkalosh vë- shtirësitë. Ta dush me gjithë zemër atë që synon. Kur ke vullnet të fortë, shkaqet të lehtësohen.
Kujdes nga dobësuesit e vullnetit! Shkaqet financiare. Malli dhe pasuria po depërtuan vendosmërisht në ze- mrën tënde, korruptohet vizioni për të ardhmen. Të bën të tolerosh dështimin, të tolerosh ngecjen, të toler- osh ikjen e shumë mirësive.
Nuk mjafton vetëm vullneti i fortë. Ti duhet të për- piqesh. Të angazhohesh! Puna e mundimshme të shpie drejt suksesit. Të ndryshosh botëkuptimet për shijen e mirë dhe të keqe. Ndonjëherë shija e mirë, për suksesin tënd, është e keqe. Ndje kënaqësi kur mundohesh! Kur angazhohesh, shija e njelmët e djersës, të jetë për ty shije e këndshme, e ëmbël.
Por, a mjafton thjesht angazhimi?!
-Jo!
Mund të përpiqesh, e të mundohesh shumë, e të djersitesh, por, nuk mjafton. Veprimtaria dhe angazhi- mi yt drejt suksesit është shkallë-shkallë.
Nuk mund të kalosh nga njëra shkallë a fazë, në tje trën, pa e mbaruar. Pra, kërkohet përpikëri! Kërkohet përsosmëri. Kupt- ohet, brenda mundësive dhe aftësive tona. Ndihmon përsosmërinë kur këshillohesh me njerëz të dijes dhe të përvojës. Kur mësyn pra një fazë të punës, o bëje mirë o prit! Për të mos thënë: O lëre fare!
Trego devotshmëri në kryerjen e punës. Dhe, përkr- yerja arrihet me praktikë, me vazhdimësi.
Ngadalë, avash-avash, por mirë. Të përqendrohesh në qëllimin tënd është shumë me rëndësi. Ajo të ngre shikimin lartë. Të mban afër pikësy- nimit!
Mos tolero të të shpërqendrojnë faktorë anësorë. Mbahu fortë për pikën, ku synon të arrish. Pra, përqen- drohu vetëm në të. Mësymja kërkon përqendrim vetëm në një gjë. E që është qëllimi yt! Të njëjtën kohë nuk mund të arrish disa pikësynime. Arriji e mbaroi një nga një. Jo njëherësh të gjitha. Ndo- nëse nuk mund të arrish asnjërën ashtu siç duhet.
Rëndësie të veçantë ka ajo çka të shtyn të ecësh drejt suksesit! Që të mos lodhesh, të mos dorëzohesh, të mos sprapsesh. Të kesh shtytje të vazhdueshme. Pse të presësh nga të tjerët që të të shtyjnë përpara?! Nxite ti veten. Shtyje veten tënde, qoftë fizikisht, mend- ërisht a shpirtërisht. E vazhdo duke e shtyrë atë deri në arritjen e pikësynimit.
Një ndër dështuesit dhe devijuesit e rrugës drejt suksesit, është frika. Druajtja. Të mos kesh druajtje, të jesh i sigurt në veprimtarinë tënde. Të mos dyshosh! Po, këshillohu, mos ecë verbë- risht, por, të mos bëhet frika, shkak që ti të dështosh në punën tënde.
Qëndro mbrapa vetes duke i dhënë guxim! Mos hezito. Njerëzit që të rrethojnë mund të jenë shumë të do- bishëm për arritjen e suksesit tënd. Familja! Nxite atë që të të përkrahë!
Përkrahja e familjes është e rëndësishme, sepse po qe familje që kupton, është ajo që të njeh më mirë, i di të metat tua, e të përmirëson, e të jep shtysë drejt suksesit. Edhe me njerëzit tjerë të sillesh mirë. Ka shumë rën- dësi të jesh një shërbyes i mirë. Bëju mirë të tjerëve e sillu me sinqeritet, butësi, respekt e dashuri.
Ji shërbyes i mirë. Tu kthye kjo mirësi apo jo, për ty pak duhet të ketë rëndësi. E rëndësishme, të dëshmosh se angazhimi yt është për të mirën e njerëzve. Gjatë veprimtarisë tënde, kohë pas kohe, do të dalin çështjesh të ndryshme që duhet zgjedhur. Situata të pa- njohura më parë.
Prandaj, është me rëndësi të kesh gjendshmëri! Kjo arrihet duke lexuar, duke pyetur, duke udhëtuar. Të jesh i vëmendshëm, dhe kur zgjidh çështjet, situatat, të kesh durim dhe maturi. Pra, të kesh ide. Idetë mund të arrihen edhe me kur- eshtje. Me vrojtim. Dhe, ndërlidhi me idenë tënde. Le t’i shërbejnë qëllimit tënd.
Të ngulmosh! Të durosh, të ngulësh këmbë. Duro në arritjen e synimit. Pastroje qëllimin tënd!
Le të jetë për hir të Zotit. Me dashuri ndaj Tij. Le të jetë për të fituar kënaqësinë e Tij. Të mos jetë angazhimi yt për përfitime e kënaqësi të përkohshme të kësaj bote. Por, le të kapërcejnë kufijtë fizikë të kësaj bote, të jetë qëllimi më i lartë. Fitimi i të dyja Jetëve: Të kësaj bote, në mirëqenie, dhe të Ahiretit – Jeta e Përgjithmonshme, në Lumturi të Përhershme.
Autor: Avni Tafili, “Për të nesërmen”
Përgatiti: Prinderimi.com