Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra të ditëve të fundit kundër doracakëve turpërues e denigrues të MAShTI-t, njofton Prinderimi.com
Kreu i qeverisë si gjithnjë akuzoi qeveritë e kaluara, se i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 nga PDK, e ishte i miratuar në vitin 2020 nga LDK, duke shmangur faktin se në vitet e qeverisjes së tij ishte lansuar nga MAShTI, përcjellë me lavdata të mëdha e promovim.
I gjithë ky reagim pati cakt bartjen e fajit diku tjetër, anipse Ministrja Nagavci, e përzgjedhura e kryeministrit për të udhëhequr ministrinë, kishte përgëzuar grupin punues ndërsektorial dhe UNFPA-n, për hartimin e 3 doracakëve, e kishte quajtur këtë ”arritje të qeverisë” si qasje e integruar me qëllim edukimi e informimi dhe se në Kosovë edukimi gjithëpërfshirës seksual është pjesë përbërëse e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës, gjë të cilën Kryeministri Kurti pas publikimit të skandalve, i mohon.
Nga komunat e Kosovës vijnë vendimet e njëpasnjëshme për bojkotimin e kurrikulës së ndyrë të ”Edukatës seksuale”, anipse të gjitha këto komuna të udhëhequra pikërisht nga partitë që i pari i qeverisë akuzoi.
Për largimin e tërësishëm jo vetëm të doracakëve por të të gjitha përpjekjeve për futjen ilegale të mësimeve të ndyta nën petkun e emërtimin ”edukatë seksuale”, Kurti i paraqiti të gjitha këto si ”sulm ndaj qeverisë”, megjithëse ishte pikërisht qeveria e tij ajo që përkrahu dhe i përgëzoi e promovoi ato:
I pari i qeverisë, qëndrimin kundër doracakëve të ndyrë që dikur i përkrahu, tanimë i quan ”mosinteresim për të vërtetën, kritikë kundër përparimit e përmirësimit”
“Të pa interesuar për të vërtetën e plotë dhe për kritikën në shërbim të përmirësimit dhe përparimit, përfaqësues të partive politike, pretendentë për të qenë parti politike, e komentatorë që mbase synojnë politikën, iu rrekën sulmeve ndaj qeverisë duke u paraqitur si kinse gardian të familjes. Çdo pretendim i tyre, doli të jetë i pavërtetë. Doracakët në fjalë, asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës”, tha Kurti.
Rrjeti i Prindërve të Kosovës do të vazhdojë kërkesën për heqjen e tërësishme të ”edukatës seksuale” nga shkollat tona. Këta doracakë japin informacione degjeneruese, shtyejnë fëmijët nga moshat e hershme të eksplorojnë, përjetojnë ose shprehin seksualitetin e tyre në të gjitha format.
Këta doracakë janë sulm ndaj normave të besimit dhe vlerave kulturore të shoqërisë tonë, nxisin për sjellje të papërshtatshme, japin informacione që qojnë nxënësit e gjitha moshave drejt eksperimentimit të hershme me trupin e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, rrisin shanset për marrëdhënie seksuale jashtë martesore dhe në fazen e adoleshencës. Doracakët kanë përmbajtje të turpshme, degjeneruese, me tema rreth orientimeve seksuale dhe zgjedhje të identitetit gjinor që bien ndesh me bindjen shoqërore morale.
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.