Në vijim janë disa sugjerime për t’iu ndihmuar prindërve të menaxhojnë kalimin në prindërim. Ndryshimi në dinamikën familjare, nga të qenit burrë dhe grua në të qenit baballarë dhe nëna, me shpresë, do të jetë më pak stresues.
- Programoni kohë për veten si çift – Kjo mund të përfshijë shëtitje, ushtrime të lehta, apo ngrënie të vakteve së bashku. Telefonatat gjatë ditës ose zgjimi disa minuta më herët për t’u fokusuar te njëri-tjetri janë gjithashtu të dobishme. Ndarja e kohës së kujdesit për fëmijët me prindër të tjerë të besuar është një praktikë e mirë.
- Ndarja e pritshmërive me partnerin tuaj – Diskutoni shqetësimet që mund të keni në lidhje me rolin e ri si prindër. Flisni për ndikimin e prindërisë mbi shëndetin tuaj, marrëdhënien tuaj dhe vendet e punës.
- Kaloni kohë në vakte, adhurim, marrëdhënie seksuale dhe ushtrime – Meqenëse kërkesat e foshnjës do t’ua marrin shumicën e kohës, ndani disa momente për komunikim, edhe nëse rrobat e palara dhe pjatat e pista duhet të presin.
- Shprehni mospajtimet dhe mos kini frikë nga konflikti – Shiheni konfliktin si tregues se diçka nuk është në rregull në marrëdhënie dhe kërkoni këshillim së bashku.
- Bisedoni me një mik të besuar apo koleg të urtë – Ndarja e përvojave me dikë që ka kaluar nga partnerësia në prindëri lehtëson ndjenjat e izolimit. Sigurohuni të flisni me një person të të njëjtës gjini dhe mos zbuloni informacione private për partnerin tuaj.
Prindërimi është një bashkëpunim i pandashëm midis babait dhe nënës, ku secili ka detyra të ndryshme, por plotësuese. Edhe në lojë, prindërit i shërbejnë nevojave të ndryshme të fëmijës. Nëna e përqafon, e rehatoi dhe e mbush me dashuri, ndërsa babai e largon nga kraharori, e ngre në ajër (pas moshës dyvjeçare), e lë të hipë mbi shpinë dhe madje luan më “ashpër”.
Këto aktivitete e mësojnë fëmijën vetëbesimin dhe marrjen e rreziqeve. Të dy prindërit duhet të plotësojnë rolet e tyre për të zhvilluar personalitetin e fëmijës. Si baba, prindërimi është një partneritet me bashkëshorten tuaj, dhe roli juaj si mbrojtës është i pazëvendësueshëm. Ju duhet ta dini kur të “prindëroni” dhe kur të “bëheni shok” – pra, kur të ndërhyni për të mbrojtur dhe kur ta lini fëmijën tuaj të mësojë leksionet e jetës.
Pavarësisht ndikimit që fëmija mund të ketë mbi ndjenjat e prindërve për martesën, fëmijët sjellin një angazhim më të madh ndaj marrëdhënies martesore. Sa më shumë fëmijë që ka një çift, aq më të mëdha janë gjasat që ata të mbeten të martuar. Prindërit e fëmijëve të varur përpiqen ta mbajnë martesën për të siguruar një standard jetese më të lartë për ta.
Prindërit (sidomos nënat) me fëmijë të vegjël ndjejnë më shumë presion për të qëndruar të martuar, edhe nëse janë të pakënaqur. Edhe pse fëmijët mund të ndikojnë në nivelin e lumturisë, ata gjithsesi e rrisin stabilitetin, duke ushtruar presion për të shmangur shkurorëzimin.
Autor: H. Altalib, O. Altalib dhe A. Ebusulejman, 2022
Udhëzues për rritjen e fëmijëve: Marrëdhëniet prind-fëmijë
Prinderimi.com