DISIPLINA MEVENDIMMARRËSIT (18-36 MUAJ) (flasin, zemërohen dhe duan të vendosin)
Nevoja:
- të bëjë zgjedhje;
- të veprojë i vetëm;
- të vendosë e të kundërshtojë;
- të lëvizë.
Disiplina:
- t’i lësh fëmijës të marrë vendim në bazë të dy zgjedhjeve të mundshme, që janë pranuar si të tilla më parë;
- të bësh gara të vogla se kush del i pari;
- të përdorësh humorin, por jo sarkazëm;
- nëse fëmija nuk bindet, të mos diskutosh dhe të ndërpresësh çdo lloj veprimtarie, duke e dënuar tek muri, ulur në një karrige ose në dhomën e tij. Kjo vlen veç për dy ose tri sjellje ndër më të rëndësishmet dhe vetëm për pak minuta;
- menjëherë pas dënimit t’i kushtosh sërish një vëmendje pozitive;
- të kujtosh se në këtë moshë fëmijët nga natyra:
– janë impulsivë e idhnakë
– janë egoistë e të pazotë ta imagjinojnë veten në vendin e tjetrit. - të kujtosh edhe se në këtë moshë:
– ekzistojnë kufij bindjeje, sipas aftësive të fëmijës.Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”