Udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) renditin proteinat, zinkun, hekurin, acidet folike, disa vitamina dhe acide yndyrore të pangopura si lëndët ushqyese më të rëndësishme. Një dietë pa këto lëndë ushqyese mund të çojë në probleme të trurit gjatë gjithë jetës.
Dr.Sarah Jane Schwarzenberg, anëtare e Komitetit të Ushqyerjes së AAP, thotë se rekomandohet ushqyerja me gji deri në moshën rreth gjashtë muajsh.
Pas kësaj, qumështi i gjirit nuk mund të sigurojë sasinë e hekurit dhe zinkut që kanë nevojë për foshnjat në rritje. Sarah vijon duke thënë se: “Shumë ushqime për fëmijë janë të fortifikuara me zink dhe hekur. Drithërat për foshnjat gjithashtu janë të fortifikuara me këto lëndë ushqyese dhe mund të jenë ushqime të para të mira për foshnjat. Përveç qumështit të gjirit, ushqimi më i mirë për foshnjat është mishi i pasur me proteina dhe fruta e perime që përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme”.