Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»Çfarë është e imja dhe çfarë është e jona? Si mendon truri për burimet e përbashkëta?
Përzgjedhje nga redaksia

Çfarë është e imja dhe çfarë është e jona? Si mendon truri për burimet e përbashkëta?

PrinderimiBy PrinderimiApril 29, 2024No Comments9 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çfarë është e imja? Çfarë është e jona? Si mendon truri për burimet e përbashkëta

Pse njerëzit nuk zgjedhin gjithmonë të kujdesen për Tokën? Ky studim shikoi se si truri i njerëzve vendos të kujdeset për natyrën, si peshqit në oqean. Shkenctarët bënë një lojë që ngjante me peshkimin dhe përdorën teknologjinë e skanimit të trurit për të parë se çfarë po ndodhte në trurin e njerëzve ndërsa ata luanin. Shkencëtarët zbuluan se kur njerëzit mendonin se po peshkonin me njerëz të tjerë, merrnin më shumë peshk sesa kur ishin vetëm. Skanimi i trurit tregoi se edhe një pjesë e trurit po punonte ndryshe. Ky studim na ndihmon të kuptojmë se si funksionon truri i njerëzve kur marrin vendime për natyrën. Nëse dimë më shumë se si truri ynë mendon për natyrën, mund të gjejmë mënyra më të mira për të mbrojtur planetin tonë. Ky studim tregon gjithashtu se si lloje të ndryshme të shkencës, si shkenca e Tokës dhe shkenca e trurit, mund të punojnë së bashku për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme për botën.

Gjërat që ndajmë

A keni vënë re ndonjëherë, në një klasë, që fëmijët zakonisht mprehin lapsat e tyre, por gota me “lapsat e klasës” që çdokush mund ti përdorë nuk mprehet shumë shpesh nga askush? Apo ndoshta e keni parë që njerëzit mbledhin mbeturina nëpër shtëpitë e tyre, por jo në një park publik? Duket se truri funksionon ndryshe kur merr vendime për t’u kujdesur për gjërat që të gjithë i përdorin.

Burimi privat është një burim i zotëruar dhe i kontrolluar nga një person ose një grup i vogël njerëzish dhe të cilin nuk duhet ta ndajë me të tjerët. Mund të jetë diçka si shtëpia juaj ose lapsi juaj. Por kur diçka është e disponueshme për të gjithë për t’u përdorur, si parqet publike, bibliotekat, pyjet, këndet e lojërave, oqeanet, lumenjtë, madje edhe ajri që thithim, quhet një burim i përbashkët. Ky burim u ofron përdoruesve përfitime, është i hapur për këdo që ta përdorë dhe askush në veçanti nuk e kontrollon atë. Fatkeqsisht, njerezit nuk kujdesen aq shumë për burimet e përbashkëta sa për burimet e tyre private, por vazhdimisht po mësohen mënyra për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të kujdesen për këto burime të përbashkëta.

Burimet e përbashkëta mund të ‘mbipërdoren’

Ndonjëherë, edhe kur të gjithë duan të kujdesen për një burim të përbashkët dhe pranojnë ta mbrojnë atë, ai prapë mund të dëmtohet ose shkatërrohet. Për shembull, në vitin 1992, peshkatarët në Atlantik kapën aq shumë merluc të egër për t’i shitur si ushqim, sa nuk kishte mbetur pothuajse asnjë merluc në oqean. Oqeani është një burim i përbashkët, sepse të gjithë mund ta përdorin atë. Peshkatarët nxorrën aq shumë merluc nga oqeani aq shpejt sa këta peshq nuk patën një shans për të pasur foshnja dhe për të rimbushur popullatat e tyre vitin e ardhshëm. Natyrisht, nuk është mirë për askënd nëse merluci zhduket, qoftë edhe për peshkatarët! Nëse merluci zhduket, peshkatarët nuk mund ta kapin dhe ta shesin më. Por, është interesant fakti se peshkatarët që rrisnin merluc në fermat e tyre private morën numrin e duhur të peshqve, në mënyrë që popullatat e tyre të merlucit të mbetën të qëndrueshme. Pra, pse mendoni se njerëzit peshkonin tepër në oqean, por jo në fermat e tyre?

Kjo çështje nuk ndodh vetëm me peshqit – ndodh edhe me burime të tjera të përbashkëta që njerëzit ndajnë me njëri-tjetrin. Ndodh poashtu kur njerëzit presin pyjet e shiut që nuk mund të rriten më, ose kur i lënë lopët të hanë shumë bar në fusha të përbashkëta që të gjithë ndajnë, ose kur marrin më shumë ujë nga një lumë sesa mund të zëvendësojë shiu. Madje ndodh kur fabrikat lëshojnë smog në ajrin që ne të gjithë thithim.

Sigurisht, do të ishte më mirë nëse të gjithë do të kujdeseshim mirë për burimet e përbashkëta. Njerëzit kanë nevojë për burimet natyrore në mënyrë që të mbijetojnë. Por për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë se si të kujdesen mirë për burimet e përbashkëta, ne duhet të dimë se si njerëzit përdorin trurin e tyre për të marrë atë vendim. Shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë pse njerëzit i trajtojnë gjërat e përbashkëta ndryshe nga gjërat që zotërojnë privatisht, duke studiuar trurin me një makinë të quajtur fMRI. Makina fMRI është si një aparat fotografik që mund të shohë brenda kokës së një personi. Mund të tregojë se çfarë pjese të trurit po përdor një person.

Truri ndihmon në marrjen e vendimeve

Në një studim, katër shkencëtarë punuan së bashku për të parë trurin e disa njerëzve ndërsa njerëzit luanin një video lojë të veçantë. Në lojë, njerëzit pretendonin të shkonin për peshkim në një liqen. Qëllimi ishte kapja e sa më shumë peshqve. Njerëzit e dinin se po luanin një videolojë, por megjithatë vendosën të kapnin peshk në të njëjtën mënyrë që bëjnë peshkatarët aktual në jetën reale. Çdo raund, ata kishin një zgjedhje për të hequr shumë peshq nga liqeni ose vetëm disa. Nëse do të merrnin vetëm disa peshq, do të kishin mbetur më shumë peshq për raundin tjetër dhe ata mund të kapnin edhe më shumë peshq. Por nëse do të merrnin shumë peshq në çdo raund, nuk do të mbeste asnjë peshk dhe loja do të përfundonte herët, para se të merrnin mjaftueshëm peshk për të fituar.

Shkencëtarët vëzhguan një pjesë të trurit të quajtur striatum ventral, një rajon i trurit që ndihmon në të mësuarit dhe marrjen e vendimeve. Striatumi ventral i ndihmon njerëzit të parashikojnë nëse diçka e mirë do të ndodhë dhe kjo mund t’i ndihmojë njerëzit të marrin një vendim. A keni vendosur ndonjëherë të bëni diçka sepse keni menduar se do të ishte argëtuese? Striatumi juaj ventral ju ndihmoi të vendosni nëse një vendim do të çonte në diçka që ndihej mirë. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit përdorën striatumin ventral për të marrë vendime për marrjen e pak a shumë peshkut në lojë. Por kjo është më e ndërlikuar se kaq.

Çfarë ndodh në tru kur vendosni të merrni një burim?

Kur njerëzit luanin lojën e peshkimit vetë, truri i tyre funksiononte ndryshe sesa kur luanin me njerëz të tjerë. Kur ata luanin vetë, imazhet fMRI treguan se striatumi ventral priste që ata të ndiheshin mirë kur merrnin vetëm disa peshq. Kështu, kur ata luanin vetë, ata morën vendime për t’u siguruar që peshqit do të ishin në gjendje të kishin foshnja dhe ta mbanin liqenin plot. Kjo ishte mirë për ta dhe mirë për liqenin.

Por kur lojtarët e tjerë po peshkonin në lojë, liqeni ishte një burim i përbashkët për lojtarët. Në këtë rast, truri i personit nuk mori një vendim që e mbante liqenin plot me peshq. Në vend të kësaj, nëse lojtarët e tjerë merrnin shumë peshq, atëherë personi vendosi gjithashtu të merrte peshk shtesë dhe liqeni mbeti pa peshk shpejt. Edhe pse nuk morën aq shumë peshq në këtë mënyrë, ata përsëri e bënë atë!

Kur shkencëtarët shikuan skanimet e trurit, ata panë se striatumi ventral po punonte ndryshe – pothuajse sikur të kalonte në një mënyrë krejt të kundërt kur lojtarët e tjerë ishin në lojë. Kur lojtarët e tjerë po peshkonin nga i njëjti liqen, striatumi ventral nuk priste që do të ndihej mirë ta mbante liqenin plot me peshq. Në vend të kësaj, striatumi ventral tregoi se lojtarët prisnin se do të ndiheshin mirë nëse do të merrnin më shumë peshk se lojtarët e tjerë, edhe nëse kjo do të thoshte se liqeni do të mbesë pa peshq. Striatumi ventral i personit po krahasonte atë që po merrnin nga liqeni me atë që po merrnin lojtarët e tjerë. Ai u përpoq të arrinte hapin me lojtarët e tjerë, në vend që të bënte më të mirën për ta mbajtur liqenin plot me peshq.

Kjo është njësoj si ajo që ndodhi me merlucin në oqean në vitin 1992. Shumë njerëz po peshkonin dhe morën shumë peshq. Por tani ne dimë më shumë se si truri vendos sa peshq të marrë. Imazhi i trurit fMRI na tregoi se, kur njerëzit e tjerë ndajnë një burim, striatumi ventral “ndërron modalitetet” për t’u fokusuar në atë që njerëzit e tjerë po bëjnë, dhe kjo mund të çojë në një vendim për të marrë shumë nga burimi.

Përpara këtij studimi, mund të kishte qenë e lehtë të mendohej se njerëzit ishin thjesht ekstra lakmitarë ndonjëherë, ose ndoshta thjesht të pakujdesshëm në marrjen e shumtë të peshkut. Por mënyra se si striatumi ventral ndihmon në marrjen e vendimit sugjeron se motivimi për të marrë shumë mund të vijë nga krahasimi në tru. Kjo do të thotë që njerëzit nuk marrin ekstra vetëm sepse duan ekstra, por ata marrin shtesë kur një pjesë e trurit krahason atë që ata morën, me atë që morën njerëzit e tjerë.

Si vendos truri juaj?

Edhe pse ky studim përdori një videolojë për peshkim, truri ndoshta funksionon në të njëjtën mënyrë kur vendos për burime të tjera të përbashkëta si pyjet, lumenjtë e të tjera. Sa më shumë të dimë se si truri i merr këto vendime për burimet e përbashkëta, aq më mirë mund të ndihmojmë trurin e njerëzve të marrë vendime të mira që të kujdesen për burimet natyrore në botën reale. Ky studim përdori shkencën e trurit dhe shkencën e tokës për të mësuar diçka të re. Do të nevojiten më shumë studime për të gjetur mënyra të botës reale për të ndihmuar njerëzit të marrin vendime më të mira, por ky zbulim i ri është një hap në drejtimin e duhur.

Ndërkohë, ju mund të vini re se si truri juaj po merr vendime. A e krahasoni ndonjëherë veten me njerëzit e tjerë? A e lejoni ndonjëherë atë që po bën dikush tjetër ose atë që dikush tjetër ka të ndikojë në vendimet tuaja? Në ato situata, a mund të mendoni mënyra për të mbajtur të fokusuar në atë që është vërtet e rëndësishme kur merrni vendime?

Përktheu: Leudrita Mustafa, Prinderimi.com
Përkthim: https://kids.frontiersin.org/articles/10.3389/frym.2024.1151409

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSa vaksina të tjera ka aplikuar Kosova gjatë këtij viti?
Next Article Përsëritja e një klase: Të mirat dhe të këqijat
Prinderimi

Related Posts

Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.