Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Analiza»Çfarë duhet të dinë prindërit për platformën Twitch?
Analiza

Çfarë duhet të dinë prindërit për platformën Twitch?

PrinderimiBy PrinderimiOctober 4, 2024Updated:October 4, 2024No Comments9 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çfarë duhet të dinë prindërit për platformën Twitch?

Epoka e transmetimeve online është tashmë një realitet i pandalshëm, dhe Twitch udhëheq këtë epokë me mbi 140 milionë përdorues aktivë çdo muaj. Twitch është ndër platformat më të njohura që përdoruesit e shfrytëzojnë për të parë lojtarë të tjerë që transmetojnë lojërat e tyre në kohë fikse/reale, duke u angazhuar me komunitetin e lojërave dhe jo vetëm kaq.

Në Twitch, përdoruesit mund të shohin të tjerët që luajnë lojëra në kohë reale, duke ofruar komente gjatë transmetimit. Përmes një sistemi të fuqishëm bisedash, transmetuesit mund të ndërveprojnë drejtpërdrejt me audiencën e tyre. Kjo e bën Twitch-in një platformë atraktive për lojtarë të të gjitha moshave. Shpesh, lojtarët hyjnë në Twitch për të parë lojërat e tyre të preferuara, për të biseduar me fansat dhe për të diskutuar ngjarjet e ndryshme. Nëse fëmijët tuaj janë të pasionuar pas lojërave, është e mundur që ata kanë treguar interes të theksuar për Twitch si platformë, dhe është e rëndësishme të siguroheni që ta përdorin platformën në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme.

Çfarë është Twitch?

Sipas faqes zyrtare të platformës, “Twitch është vendi ku miliona njerëz mblidhen çdo ditë për të biseduar, bashkëvepruar dhe për t’u argëtuar së bashku.”

Transmetuesit (krijuesit që regjistrojnë dhe transmetojnë video të lojërave drejtpërdrejtë) argëtojnë ndjekësit e tyre me përmbajtje të ndryshme, por kryesisht me lojëra. Për ta kuptuar më mirë, mund ta mendoni Twitch-in si një version live i YouTube-s, ku përmbajtja është e drejtpërdrejtë (dhe nganjëherë e arkivuar).

Twitch është zgjeruar përtej lojërave në formë video dhe tani mbulon tema të ndryshme, nga politika, udhëtimet e gatimi. Një ndër temat më të ndjekura jashtë lojërave është “Just Chatting” (Vetëm bisedë), ku transmetuesit flasin me audiencën përmes bisedave ose shërbimeve zanore si Discord.

A mund të komunikojnë fëmijët e mi me të tjerët përmes Twitch?

Në thelb, Twitch është një platformë social. Transmetuesit mund të dërgojnë mesazhe të drejtpërdrejta (DM) ndjekësve, dhe ndjekësit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin përmes funksionit të integruar të bisedës. Fëmijët tuaj mund të “ndjekin” transmetuesit e tyre të preferuar, duke marrë njoftime kur ata fillojnë një transmetim të drejtpërdrejtë. Shumë transmetues të njohur vendosin rregulla për bisedat në transmetimet e tyre dhe përdorin “moderatorë bisedash” për të disiplinuar përdoruesit që sillen në mënyrë të papërshtatshme.

Përdoruesit gjithashtu mund të fitojnë “Pikë kanali”, të cilat përdoren për të kryer veprime të caktuara gjatë transmetimit, si theksimi i mesazhit të tyre ose kërkimi që transmetuesi të bëjë diçka specifike, si p.sh., të zgjedhë muzikën e sfondit. Pikët fitohen duke ndjekur transmetimet, duke biseduar dhe duke blerë abonime.

Edhe pse shumë transmetues ruajnë biseda të moderuara për të promovuar sigurinë, mesazhet private të padëshiruara, mund të ndodhin.

A kushton para Twitch?

Twitch është falas, por ofron mundësi për të shpenzuar para. Ndërsa shumë transmetime brenda saj mbështeten nga reklamat. Transmetuesit shpesh marrin donacione nga komuniteti që i përcjellë ata, duke u mundësuar atyre ta kthejnë Twitch në një profesion me pagë të plotë.

Për përdoruesit që ndjekin transmetuesit e verifikuar nga Twitch (partnerët dhe bashkëpunëtorët e platformës), ekziston mundësia për të blerë abonime, nga të cilat transmetuesit marrin një përqindje të fitimeve. Disa transmetues përdorin edhe platforma si Streamlabs, Patreon, Kofi dhe PayPal, për të marrë donacione nga ndjekësit e tyre.

Disa transmetues zhvillojnë biseda shumë të moderuara që promovojnë sigurinë, por mesazhet private të padëshiruara mund të ndodhin..

Për ata që kanë Amazon Prime, janë të disponueshme edhe bonuset falas, si një abonim mujor falas në një transmetues Twitch dhe përfitime për lojëra të ndryshme, të cilat ndryshojnë çdo muaj. Këto përfitime mund të përfshijnë artikuj brenda lojërave apo ndonjëherë edhe lojëra falas. (Twitch është në pronësi të Amazon.) Kjo kërkon që llogaria e fëmijëve tuaj në Twitch të lidhet me një llogari Amazon Prime.

Twitch nuk ofron kontrolle prindërore të integruara për shpenzimet, prandaj është thelbësore që të bisedoni me fëmijët tuaj për kufijtë e shpenzimeve dhe të vendosni rregulla të qarta familjare sa para (nëse realisht ka para të dedikuara për këtë gjë) mund të shpenzohen. Nëse nuk dëshironi të bëni shpenzime, sigurohuni që të mos ruani asnjë informacion të kartës së kreditit në llogarinë e fëmijëve tuaj.

A ka përmbajtje të papërshtatshme në Twitch?

Ashtu si shumë platforma të tjera sociale, Twitch mund të përmbajë përmbajtje të papërshtatshme që nuk lidhet drejtpërdrejt me videolojërat. Përmbajtjet ekskluzivisht për të rritur, siç janë ato me përmbajtje seksuale, janë të ndaluara sipas kushteve të shërbimit të Twitch. Megjithatë, duke qenë se një gamë e gjerë lojërash mund të transmetohet në Twitch, përfshirë lojërat me vlerësimin M për të rritur, fëmijët tuaj mund të ndeshen me përmbajtje që ju mund ta konsideroni të papërshtatshme. Duhet të keni parasysh se Twitch ndalon transmetimin e lojërave me vlerësim AO (Vetëm për të rritur).

Fatmirësisht, transmetuesit në Twitch mund të shënojnë përmbajtjet e tyre me “Etiketat e klasifikimit të përmbajtjes” (CCL), të cilat veprojnë si paralajmërime për shikuesit dhe prindërit në lidhje me përmbajtjen e transmetimit. Këto etiketa ndihmojnë prindërit të menaxhojnë përmbajtjen që fëmijët e tyre shohin, përfshirë etiketa për:

  • Lojë për të rritur (me përmbajtje krimi,
    terrori, vrasjesh, vjedhje gjakderdhje etj)
  • Tema seksuale
  • Përdorimi i drogës
  • Intoksikimin
  • Përdorimin e tepruar të duhanit
  • Përshkrime të dhunshme dhe grafike
  • Gjuhë fyese apo vulgaritet
  • Bixhoz

Në shumicën e rasteve, këto etiketa vendosen manualisht nga krijuesit, por Twitch i etiketon automatikisht transmetimet e lojërave me vlerësim M për të sinjalizuar prindërit dhe përdoruesit. Për më shumë informacione rreth këtyre kërkesave, mund të vizitoni udhëzuesin CCL të Twitch.

Përveç etiketimeve automatike për lojërat me vlerësim të maturuar, transmetuesve nuk u kërkohet të shfaqin vlerësimet ESRB për lojërat që luajnë. Kjo është një arsye më shumë për të diskutuar me fëmijët tuaj për transmetuesit që ndjekin, për lojërat që po luhen dhe për përmbajtjen që shfaqet. Ju i njihni fëmijët tuaj më mirë se kushdo, prandaj është gjithmonë e dobishme të hidhni një sy mbi transmetuesit e preferuar të fëmijëve tuaj për të parë se si sillen ata.

Gjithashtu, duhet të mbani parasysh se sjellja e transmetuesve mund të ndryshojë në varësi të lojërave që zgjedhin të transmetojnë. Edhe nëse një transmetues po luan një lojë me vlerësim E për të gjithë, kjo nuk do të thotë që sjellja e tij është gjithmonë e përshtatshme. Kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe, por është diçka për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm kur përcaktoni se çfarë është e përshtatshme për fëmijët tuaj.

Përmbajtja e papërshtatshme në Twitch që nuk lidhet me videolojërat

Disa transmetues përdorin gjuhë të ashpër që mund të jetë e pakëndshme për disa prindër, ndërsa të tjerë transmetues mund të kenë një veshje sugjestive/të papërshtatshme. Disa prej tyre mund të diskutojnë tema përtej nivelit të pjekurisë apo të kuptimit të fëmijëve tuaj, si politika apo ngjarje aktuale në botë. Megjithëse asnjë prej këtyre nuk shkel automatikisht udhëzimet e komunitetit të Twitch, kjo është një vijë e hollë, dhe ju si prind duhet të vendosni për çfarë janë gati fëmijët tuaj të përballen. Ky detaj përshkruhet më tej në udhëzuesin CCL të Twitch dhe në udhëzimet e komunitetit.

Si të menaxhoni aktivitetin e fëmijëve tuaj në Twitch

Twitch nuk ofron kontrollet prindërore të zakonshme, por ka disa masa të integruara që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni përmbajtjen që shohin fëmijët tuaj.

Në fillim, sigurohuni që llogaria e fëmijëve të ketë datën e saktë të lindjes kur regjistrohen. Kjo është e rëndësishme, veçanërisht për fëmijët nën 13 vjeç, të cilët mbrohen nga ligje të ndryshme për mbledhjen e informacionit. Sipas kushteve të shërbimit të Twitch, vetëm fëmijët mbi 13 vjeç mund të krijojnë një llogari, dhe ata të moshës 13-18 vjeç vetëm nën mbikëqyrjen prindërore. Nëse një fëmijë nën 13 krijon një llogari, prindërit mund të kërkojnë fshirjen e saj duke kontaktuar Twitch përmes e-mailave dhe numrave të kontaktit.

Për fëmijët nën 18 vjeç, përmbajtje me etiketa si “Tema seksuale”, “Droga” dhe “Përdorimi i tepërt i duhanit”, do të filtrohet automatikisht. Ju mund të bllokoni ose kufizoni përmbajtjen duke përdorur funksionin “Preferenca e shfaqjes së përmbajtjes” në profilin e fëmijës tuaj.

Biseda në Twitch

Twitch nuk ofron opsionin për të çaktivizuar bisedat, por mund të fshehni bisedën për ndërveprime personale. Nëse ky funksion nuk aktivizohet, të huajt mund t’u dërgojnë “Pëshpëritje” (mesazhe private) fëmijëve tuaj. Këto mesazhe mund të bllokohen nga ata që fëmijët tuaj nuk ndjekin.

Twitch gjithashtu ka “filtra bisedash”, që mund të përdoren për të bllokuar gjuhën e papërshtatshme. Megjithatë, këto nuk janë mbrojtura me fjalëkalim apo PIN, kështu që fëmijët tuaj mund t’i ndryshojnë cilësimet pa lejen tuaj. Prandaj, është e rëndësishme të bisedoni me ta dhe t’i përfshini këto masa si pjesë të rregullave të shtëpisë.

Përdorimi i Twitch pa krijuar një llogari

Fëmijët tuaj mund të shikojnë transmetimet e Twitch edhe pa një llogari, por bisedat do të jenë të dukshme. Gjithashtu, përmbajtja me etiketa të ndaluara, si temat seksuale, do të filtrohen automatikisht. Sidoqoftë, identifikimi i fëmijëve ju ofron më shumë kontroll mbi përmbajtjen dhe ju lejon të aktivizoni më shumë funksione mbrojtëse.

Bisedat me fëmijët tuaj për Twitch

Mjeti më i fuqishëm për prindërit është një dialog i vazhdueshëm dhe i hapur me fëmijët për përmbajtjen që konsumojnë në internet. Duke kuptuar cilët janë transmetuesit e preferuar të fëmijëve tuaj dhe pse, mund të keni një ide më të qartë për përmbajtjen që ata konsumojnë.

Në disa raste, mund të zbuloni se përmbajtja nuk është e përshtatshme dhe t’i shpjegoni atyre se çfarë lejohet dhe çfarë jo. Po ashtu, ju mund të shijoni bashkë transmetimet dhe ndoshta të provoni të luani lojën që transmetohet.

Autore: Patricia E. Vance, presidente e Bordit ESRB
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj
, Prinderimi.com

Udhëzuesin mund t’a shkarkoni këtu:

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [524.05 KB]

Çfarë duhet të dinë prindërit Epoka e transmetimeve Platforma Twitch Prindërit Twitch
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article​Përurohet Ortopedia e re, me vlerë rreth 2.8 milionë euro e me shërbime moderne
Next Article Koha cilësore dhe angazhimi aktiv me fëmijët
Prinderimi

Related Posts

Aktualitete

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,939

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,158

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,672
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

PrindërimiMay 22, 2025
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

PrindërimiMay 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

PrindërimiMay 22, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,939

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,158

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,672
Të zgjedhura

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.