1. Rrëfejani ndjenjat tuaja fëmijës, pa atakuar personalitetin e tij.
- Më erdhi keq për notat e dobëta!
2. Tregoni pritshmëritë tuaja.
- Besoj se në semestrin e dytë do të përpiqesh më shumë.
3. Tregojini fëmijës rrugët që sjellin faljen e tij/saj.
- Këtë çështje mund ta zgjidhim nëse gjen më shumë kohë për mësim.
4. Jepni fëmijës tuaj mundësi zgjedhjeje.
- Mund të mësosh vetë ose mund të të ndihmojë dikush tjetër. Si të duash.
5. Punoni së bashku për zgjidhjen e problemeve.
6. Bisedoni rreth ndjenjave të fëmijës suaj. Kjo të shqetëson edhe ty, apo jo?
7. Nxiteni që të gjeni një zgjidhje të përbashkët.
- Si e mendon këtë punë?
8. Bëni një listë me idetë që ju kanë lindur dhe vendos- ni së bashku se cilat syresh mund të aplikohen.
- Po, kjo që the mund të realizohet.
9. Kaloni në praktikë/veprim.
- Le të bëjmë një plan për këtë realizimin e kësaj që the.
10. Mos lejoni asnjëherë që fëmija t’ju akuzojë.
- Kurrë s’më ke nxitur që të mësoj! Mësuesi/mësuesja shpjegon shumë dobët.
- S’ka akuza. Këtu po mendojmë se si të gjejmë një zgjidhje.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)