Fëmija do të ketë shokë e shoqe të panumërta përgjatë jetës. Ama nënë e babë ka vetëm një. Nëse jeni bëri “shoku” i djalit apo vajzës suaj, ndaloni pak dhe jepini rëndësi kësaj teme.
Periudha e fëmijërisë përfundon në moshën 11-vjeçare. Pas këtij viti fëmijët nisin të sillen, të jetojnë, të ndërveproj- në, të japin e të marrin si të rriturit. Të ndikuar nga rretha- nat, fëmijët e moshës 10-vjeç u bëjnë presion familjeve të tyre për të vepruar “më lirshëm”.
Liritë e fituara mund të përfundojnë me seksualitet të hershëm, alkoolizëm, duhan, narkomani dhe varësi të tjera problematike.
Mu në këtë pikë turbullohen prindërit e sotëm. Nga njëra anë duan që fëmijët të jenë të lirë dhe të kenë vetëbe- sim, madje një pjesë e jona e thonë me mburrje se “unë jam shoku i tij/saj”, ndërkohë që, nga ana tjetër, nuk duam që ata të marrin shprehi negative dhe të bëjnë një jetë të papërgjegjshme.
Si përfundim, faktet shkencore dhe përvojat tona personale tregojnë se nuk kemi arritur të krijojmë një ekuilibër në rrafshin e prindërimit.
Siç shprehet prof. Ystyn Dokmen, “fëmija do të ketë shokë e shoqe sa të duash, lëreni të ketë një nënë e babë. Në shoqni ka barazi. Ju nuk jeni të barabartë me ta, ju jeni prindërit e tyre. Mos u bëni shokë e shoqe me fëmijët tuaj. Bëhuni prindër efektivë. Dëgjojini ata. Mos u bëni këshillu- es, por shoqërues”.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)