Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Deklarata për media»APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM
Deklarata për media

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

PrindërimiBy PrindërimiMay 8, 2025No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në emër të Rrjetit të Prindërve Edukues të Kosovës, i drejtohemi me këtë apel të hapur të gjithë aktorëve të sistemit arsimor dhe shoqërisë sonë:

 

Të nderuar mësimdhënës, prindër, drejtori shkolle, zyrtarë të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Inspektoratit të Arsimit, mediave dhe shoqërisë civile,

Tash e një kohë të gjatë, arsimi në Kosovë po përballet me një fenomen alarmues: faljen e notave dhe kalimin automatik të nxënësve në klasat vijuese, pavarësisht mungesës së dijes, pavarësisht vlerësimit me nota të dobëta për gjatë gjithë vitit, pavarësisht mungesës së përkushtimit dhe shpesh edhe sjelljes së duhur në mjedisin shkollor.

Nxënës me nota të shumta negative, që sipas udhëzimeve dhe kornizës ligjore duhet të përsërisnin vitin shkollor, po kalojnë me nota të falura. Kjo praktikë, e cila tashmë ka marrë përmasa të rrezikshme, po dëmton rëndë fëmijët tanë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë, duke:

  • Validuar dembelinë, arrogancën, mungesën e përgjegjësisë dhe injorancën si sjellje të pranueshme tek fëmijët.
  • Degraduar seriozitetin në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
  • Humbur respektin për dijen, mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët.
  • Demotivuar nxënësit punëtorë dhe të përkushtuar.
  • Ulur disiplinën në shkolla dhe krijimin e një ambienti të pasigurt për mësim.
  • Prodhuar breza të rinjve të papërgjegjshëm, të paaftë dhe të painformuar, që rrezikojnë të dëmtojnë edhe sistemet publike e shoqërore në të ardhmen, por edhe të jenë të padobishëm për tregun e punës.

 

Falja e notave nuk është ndihmë! Është dëm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve tanë dhe shoqërisë sonë.

 

Prindër të dashur, ju bëjmë thirrje të mos kërkoni falje të notave për fëmijët tuaj, mos kërkoni kalim të pamerituar, sepse kjo u mohon atyre mundësinë për t’u përmirësuar, për të fituar disiplinë, dije dhe përgjegjësi. Përsëritja e vitit dhe ri-provimi nuk janë ndëshkim, por mundësi për rritje të vërtetë.

Mësimdhënës të nderuar, ju inkurajojmë të qëndroni të palëkundur në ruajtjen e standardeve profesionale dhe të mos pajtoheni me faljen e notave pa meritë, as nga presioni as nga joshja.

Drejtori shkollash dhe institucione arsimore, ju ftojmë të garantoni që vlerësimi të bëhet me drejtësi, transparencë dhe sipas ligjit, duke mbrojtur dinjitetin e shkollës dhe të gjithë procesit edukativo-arsimor.

Ministri i Arsimit dhe Inspektorat i Arsimit,
Monitoroni dhe garantoni respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale në çdo shkollë!

Inspektorat i Arsimit

Krijoni plane dinamike dhe ekipe ad hoc për të monitoruar, analizuar dhe garantuar vlerësimin e nxënësve si një proces inspektues tepër të rëndësishëm!

Mediave dhe shoqërisë civile, ju bëjmë thirrje që ta ngritni këtë çështje si përparësi kombëtare dhe të promovoni kërkesën për cilësi dhe përgjegjësi në arsim.

Ne kërkojmë:

  1. Vlerësim real dhe meritor për çdo nxënës, pa tolerancë për falje notash të padrejta.
  2. Ndaljen e presionit të prindërve për faljen e notave dhe orientimin e tyre në drejtim të mbështetjes për cilësi, disiplinë dhe përmirësim të fëmijëve.
  3. Ndërprerjen përfundimtare të kalimit automatik të klasave pa arritje reale minimale.
  4. Zbatimin e përsëritjes së vitit dhe ri-provimet si një mekanizëm edukativ, jo si ndëshkim.
  5. Fuqizimin e bashkëpunimit shkollë-familje, me informim të rregullt dhe të drejtë.
  6. Angazhim të plotë institucional për të rikthyer dinjitetin e mësimdhënësit, seriozitetin e vlerësimit dhe autoritetin e shkollës.

 

Arsimi nuk është dhuratë – është një përpjekje dhe një arritje.
Dija nuk falet – fitohet me mund, përkushtim dhe respekt.
Shoqëria nuk ndërtohet mbi iluzione – por mbi vlera të vërteta dhe të fituara me dinjitet.

Le të ndalim së bashku dëmtimin e fëmijëve tanë.
Le të mbrojmë të ardhmen tonë.
Le ta rikthejmë dinjitetin e arsimit në Kosovë.

Me respekt dhe përkushtim,

Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës
Prishtinë, Maj 2025

 

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Frymëzime

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025
FOKUS

Miqësia e paradoleshentëve (6-12 vjeç)

May 7, 2025
Adoleshent

Për adoleshentë dhe para-adoleshentë: Emocionet e mia: si të përdorim ngjyrat e shpirtit tonë

May 7, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,890

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,039

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,634
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Deklarata për media

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

PrindërimiMay 8, 2025
Adoleshent

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

PrindërimiMay 7, 2025
Frymëzime

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

PrindërimiMay 7, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,890

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,039

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,634
Të zgjedhura

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.