Angazhohu të jesh komplimentues:
- Shkruaj një listë me datat e rëndësishme të anëtarëve të familjes sate, të shokëve, të kolegëve të tu në punë dhe dërgoju kartolina e kontaktoji në telefon me këtë rast, ose ftoji për darkë!
- Angazhohu të bësh gjëra qoftë edhe të vogla, për t’i bërë të lumtur ata që të rrethojnë!
Angazhohu për realizimin e qëllimeve të tua:
- Përqendrohu në rezultate, dhe jo në vetë aktivitetin ose në pengesat e mundshme!
- Angazhohu të jesh në shëndet të mirë, ushqehu shëndetshëm, pi shumë ujë, bëj ushtrime sportive çdo ditë, dhe mësohu të bësh vizita te mjeku, herë pas here, në periudha të afërta kohore!
- Ruaje peshën fizike ideale dhe largohu nga çdo zakon i keq!
- Angazhohu të jesh më i miri në çdo gjë që bën!
- Merr pjesë, të paktën, në dy seminare në vit!
- Vazhdo të lexosh për njëzet minuta të paktën, çdo ditë!
- Vazhdo të qëndrosh gjithmonë në një ambient me njerëz pozitivë dhe të suksesshëm!
Angazhoje veten për të ndihmuar të tjerët:
- Gjithmonë zgjate dorën e ndihmës!
- Jepu të varfërve!
- Ato gjëra që të teprojnë, jepua atyre që kanë nevojë vërtet për to!
- Angazhohu në adhurimin ndaj Zotit, kryeji faljet me rregull dhe kërko ndihmë nga Zoti dhe do të jesh nga njerëzit më të lumtur në botë.
Dhe kujto gjithmonë:
- Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës sate…!
- Jeto me besim! Jeto me shpresë! Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje dhe çmoje vlerën e jetës!Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”