“Lumturia nuk vjen nga ekrani i një telefoni”, ky është përfundimi i një studimi të ri i cili studioi lidhjen ndërmjet niveleve të kënaqësisë gjatë periudhës së adoleshencës me kohën e kaluar përpara ekranit. Adoleshentët, sytë e të cilëve janë thuajse të ngjitur me ekranin e telefonit, nuk janë të lumtur, tha autorja kryesore e studimit Jane M Twenge, profesoreshë psikologjie në “Universitetin e San Diego”.
Nga studimi i kryer Twenge dhe kolegët e saj zbuluan se adoleshentët që kalonin shumë kohë duke luajtur në telefon ose duke çatuar dhe përdorur mediat sociale ishin më pak të lumtur sesa adoleshentët që e shpenzonin kohën e tyre në aktivitete sportive apo duke lexuar dhe komunikuar me njerëzit ballë përballë.
Por as mungesa totale e telefonit nuk do t’i bëjë adoleshentët më të lumtur. Studimi zbuloi se adoleshentët që e përdornin telefonin për një orë në ditë ishin më të lumtur se ata që nuk e përdornin fare apo ata që e përdornin për një kohë të gjatë.
Çelësi për të patur një adoleshencë të lumtur është përdorimi i limituar i mediave sociale dhe i telefonit, tha Twenge në intervistën e saj në gazetën “Emotion”.
Synimi është që të mos shpenzohet më shumë se një orë në ditë në mediat dixhitale dhe të shpenzoni më shumë kohë me aktivitete sportive dhe sociale duke i takuar dhe biseduar me njerëzit realisht.
Burimi: Psikologjia