Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Fëmijë»A shkaktojnë video-lojërat ADHD?
Fëmijë

A shkaktojnë video-lojërat ADHD?

PrinderimiBy PrinderimiNovember 1, 2024No Comments7 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lexim i shpejtë

Mund të jetë frustruese: fëmija juaj nuk mund të fokusohet në shkollë, por mund të luajë video-lojërat me orë të tëra. Ata tregojnë të gjitha shenjat e ADHD-së—përveç kur janë duke luajtur video-lojërat. Kjo ju bën të pyesni veten nëse luajtja e video-lojërave shkakton ADHD.

Përgjigja e shkurtër është JO. Nuk ka dëshmi që të shikuarit e televizionit apo video-lojërat shkaktojnë ADHD. Por pse shumë fëmijë mund të përqendrohen kaq mirë në video-lojërat dhe kanë vështirësi për t’i kushtuar vëmendje çdo gjëje tjetër? Përgjigja lidhet me llojin e vëmendjes që kërkojnë video-lojërat.

Lojërat me ritëm të shpejtë mund ta mbajnë fëmijën tuaj të përqendruar sepse çdo herë diçka ndodh në ekran. Në video-lojërat, fëmijët duhet të reagojnë menjëherë; përndryshe, ata do të humbasin lojën. Nuk ka kohë për të menduar ose për t’u shpërqendruar nga diçka tjetër.

Megjithatë, edhe me video-lojërat, fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje për periudha të gjata kohore. Në vend të kësaj, detyrat në video-lojërat ndryshojnë aq shpejt sa fëmijët kanë nevojë për shpërthime të shkurtra të vëmendjes. Stimulimi i vazhdueshëm dhe shpërblimet e menjëhershme i bëjnë këto video-lojra shumë më të lehta për fëmijët që t’i kushtojnë vëmendje sesa situatave normale ku ata duhet të punojnë më shumë për të arritur shpërblime.

Mund të jetë e dëmshme për fëmijët që të kalojnë shumë kohë duke luajtur video-lojra. Por arsyeja nuk është se ato shkaktojnë ADHD. Problemi me kalimin e shumtë të kohës para ekraneve është se ajo kohë nuk shpenzohet duke bërë gjëra të tjera. E rëndësishme është të siguroheni që fëmija juaj është duke kaluar kohë të mjaftueshme për t’u lidhur me shoqërinë dhe familjen, duke ndjekur mësimet shkollore, si dhe duke shijuar aktivitete që nuk kanë të bëjnë me ekranet.

Artikulli i plotë

Ne dëgjojmë nga prindër të frustruar: “Pse fëmija im, i cili ka gati se të pamundur të qëndrojë në karrigen e tij dhe të përqendrohet në mësimet e shkollës, mund të qëndrojë i fiksuar me orë të tëra para një ekrani?” Ata përmbushin të gjitha kriteret për “çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes” (ADHD)—përveç kur janë duke luajtur video-lojra. Dhe kur u thoni atyre që të ndalojnë dhe të vijnë për darkë, është më mirë të përgatiteni për një refuzim.

Duke parë këtë kombinim sjelljesh, prindërit ngjiten të pyesin disa gjëra: A e shkakton realisht luajtja e video-lojërave ADHD-në? A e përkeqëson? Apo fokusi intensiv që ka ky fëmijë për video-lojra sugjeron se në fund të fundit ai nuk ka ADHD?

Le t’i shqyrtojmë këto një nga një.

Tërheqje e veçantë

Në fillim, “nuk ka asnjë dëshmi që televizori apo video-lojrat shkaktojnë ADHD,” shpjegon Natalie Weder, MD, psikiatër për adoleshentë dhe fëmijë pranë “Child Mind Institute” që ka trajtuar shumë fëmijë me këtë çrregullim. Thënë kështu, shfaqjet televizive dhe video-lojrat me ritme super të shpejta kanë një tërheqje të veçantë për fëmijët që kanë ADHD.

“Nëse mendoni për ‘Sponge Bob’, apo një video-lojë, nuk ka asnjë sekondë të vetme ku asgjë nuk po ndodh në ekran,” ka vërejtur Dr. Weder. “Nëse po luani një video-lojë, ju duhet të reagoni menjëherë; përndryshe do të humbni. Nuk keni kohë për të menduar. Kështu që fëmijët me ADHD janë shumë të tërhequr nga kjo—këtu nuk ka hapësira për ta që të fillojnë të mendojnë për gjëra të tjera.”

Shpërthim i vëmendjes

Video-lojrat efektivisht e mbajnë përqëndrimin e fëmijës që e gjen shumë sfiduese të përqendrohet në pjesën tjetër të jetës. Por ajo që ndodh kur fëmijët janë të zhytur në video-lojra nuk është i njëjti lloj vëmendjeje që kërkojnë detyrat e tjera.

“Aktiviteti i vazhdueshëm nuk do të thotë aktivitet i qëndrueshëm,” thekson Ron Steingard, MD, psikiatër për fëmijë dhe adoleshent pranë Child Mind Institute. “Detyra po ndryshon aq shpejt sa shpërthimet e shkurtra të vëmendjes janë gjithçka që përfshihet. Këto lojëra vazhdimisht e ndryshojnë përqëndrimin, dhe aty ka kënaqësi dhe shpërblim të menjëhershëm.”

Ka kuptim që fëmijët me ADHD do t’i konsideronin lojërat më bindëse sesa personat mesatarë. “Asgjë tjetër në jetë nuk lëviz aq shpejt dhe që të shpërblen aq spontanisht,” potencoi Dr. Steingard.

Vigjilenca e ngritur

Dr. Steingard thekson një teori të zhvilluar nga biologët evolucionarë për prezencën e ADHD-së në gjene, e cila sugjeron se ajo, në fise të hershme, u dha avantazhe që të kishin njerëz që do të vëzhgonin periferinë e kampit, njerëz këta që ishin super vigjilentë ndaj çdo shenje rreziku, prej nga do që të vinte. Ngjashëm me këtë, “video-lojrat hedhin stimuj në pika të ndryshme vizuale, dhe në mënyrë që ju të luani mirë, duhet të jeni në gjendje t’u kushtoni vëmendje të gjithave në të njëjtën kohë. Nëse jeni shumë linear apo metodik, atëherë nuk do të funksiononi.”

A janë këto lojra të varura për fëmijët me ADHD, pasi duket se ato shkaktojnë lirimin e dopaminës? “Vetëm në kuptimin se çdo kënaqësi është varësi,” tha Dr. Steingard. “Çfarëdo që ju bën të ndiheni mirë është e lidhur me të njëjtën rrugë ndijore.”

Por pretendimi është bërë nga disa studiues se stimulimi i vazhdueshëm dhe shpërblimet e menjëhershme të lojërave ngrenë shiritin që fëmijët t’i kushtojnë vëmendje në situata normale, më pak stimuluese, ku duhet të punojnë më shumë për të marrë shpërblime.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Koha e lojërave
  • Çfarë po ju humb gejmerave (lojtarëve)

Koha e lojërave

Një studim i rreth 3,000 fëmijëve dhe adoleshentëve nga Singapori, i kryer nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s gjatë një periudhe prej tre vitesh, zbuloi se fëmijët që kalonin më shumë kohë duke luajtur video lojëra ishin më impulsivë dhe kishin më shumë probleme me vëmendjen. Hulumtuesit interpretuan këto gjetje për të sugjeruar se video lojërat mund të “komplikojnë problemet ekzistuese të vëmendjes së fëmijëve.” Megjithatë, rezultatet e studimit nuk ofrojnë fakte mbështetëse se lojërat shkaktojnë ose përkeqësojnë problemet me vëmendjen; ato vetëm sugjerojnë se fëmijët që luajnë më shumë video lojëra kanë simptoma më të rënda të ADHD. Dr. Steingard thekson se nuk ka prova të kazualitetit dhe se mund të ndodhë që fëmijët me simptoma më të rënda të ADHD të jenë më të tërhequr nga video lojërat.

Çfarë po ju humb gejmerave (lojtarëve)

Kjo nuk do të thotë se fëmijët që kalojnë një kohë të pakufizuar duke luajtur këto lojëra nuk janë duke përjetuar dëm, por ky dëm është ndryshe. Problemi kryesor është se koha e kaluar para ekranit nënkupton që ata nuk kalojnë kohë duke bërë aktivitete të tjera më të dobishme për zhvillimin e tyre, përfshirë interaksionet me familjen dhe shokët. Meqenëse aftësitë sociale janë sfidë për shumë fëmijë me ADHD, të cilët kanë vështirësi në përqendrim dhe frenimin e impulsivitetit, çmimi mund të jetë shumë i lartë. “Nuk është shoqërisht e shëndetshme të kalosh shumë kohë të vetëm duke luajtur video lojëra në vend që të bësh diçka me njerëzit,” thotë Dr. Steingard. Ai gjithashtu shton se ky është një shqetësim global – jo vetëm për fëmijët me ADHD. “Asnjë fëmijë nuk duhet të kalojë kohë të pakufizuar ulur para një ekrani në vend që të luajë me fëmijët e tjerë.”

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon një orë në ditë për kohën totale para ekranit për fëmijët në shkollën fillore dhe dy orë në ditë për ata në shkollën e mesme. Aktualisht, fëmijët amerikanë kanë një mesatare mbi gjashtë orë në ditë para ekranit, sipas Gentile.

Pyetjet e shpeshta

A shkaktojnë videolojërat ADHD?
Nuk ka asnjë provë që videolojërat shkaktojnë ADHD.

Cila është lidhshmëria midis ADHD dhe lojërave?
Për fëmijët me ADHD, lojërat me ritëm të shpejtë mund t’i ndihmojnë ata të fokusohen, pasi diçka po ndodh gjithmonë. Nuk ka kohë për të menduar ose për t’u shpërqendruar nga diçka tjetër. Megjithatë, fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje videolojërave për periudha të gjata, pasi detyrat ndryshojnë kaq shpejt saqë ata kanë nevojë vetëm për shpërthime të vëmendjes për kohë të shkurtër.

Pse fëmijët me ADHD mund të përqendrohen në video lojëra?
Fëmijët me ADHD mund të pëlqejnë stimulimin e vazhdueshëm dhe shpërblimet e menjëhershme që ofrojnë video lojërat. Këto elemente e bëjnë shumë më të lehtë për fëmijët t’i kushtojnë vëmendje, sepse në situata normale ata duhet të punojnë më shumë për të marrë shpërblime.

Autore: Caroline Miller ; Experte Klinike: Natalie Weder, MD
Përktheu dhe përshtati: Visar A. Demiri, Prinderimi.com

Burimi: https://childmind.org/article/do-video-games-cause-adhd/

© Prinderimi.com  Të gjitha të drejtat e rezervuara.

ADHD Fëmijët Videolojërat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇfarë duhet të dinë prindërit rreth përmbajtjes së video-lojërave dhe zgjedhjes së duhur për fëmijët?
Next Article Si t’ua shpjegojmë fëmijëve shtatzaninë dhe lindjen e foshnjave?
Prinderimi

Related Posts

Ankthi dhe depresioni

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

June 2, 2025
Ankthi dhe depresioni

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

June 2, 2025
Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,967

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,257

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,693
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Ankthi dhe depresioni

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

PrindërimiJune 2, 2025
Ankthi dhe depresioni

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

ModeratoriJune 2, 2025
Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

PrindërimiMay 30, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,967

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,257

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,693
Të zgjedhura

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.