Pyeteni veten nëse po i kushtoni kohë të mjaftueshme fëmijës suaj:
- përkujdesja fizike;
- loja me të;
- bisedave së bashku;
- kontrollit (në lojëra, kur mëson);
- duke e bërë pjesë të veprimtarive tuaja (kuzhinë, punë të vogla etj.);
- a reagoni kur ka sjellje jo normale;
- ta mbroni (të krijoni ndonjë kufizim mbrojtës, ta mbani për dore etj).
Gjeni çdo ditë 5-10 minuta për të luajtur me fëmijën tuaj dhe mos e kritikoni ose mos u zemëroni me të. Bëni atë që ai do të bëjë dhe thojini shpesh se ju pëlqen kjo kohë e veçantë që kaloni me të. Është e rëndësishme të rrini bashkë, por është thelbësore të bëni gjëra së bashku.
Çdo familje ka ritet e saj të veçanta shoqërore. Për shembull, një familje vendos që të gjitha ditët e festave janë raste të mira për t’u takuar me rrethin e gjerë të familjarëve. Në një familje tjetër, pushimet e përvitshme shihen si koha më e mirë për të ndenjur me familjet e miqve. Por familjet kanë rite edhe më të përditshme: përralla para gjumit, marrja me qira e një filmi të shtunën në darkë, drekë e veçantë të dielën etj.
Fëmijët i duan me gjithë shpirt ritet, festat, surprizat, apo çastet e veçanta të intimitetit. Kjo e forcon lidhjet dhe i lejon gjithsecilit të ndihet pjesë e një tërësie.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”