Xhim Ron (Jim Rohn), në librin e tij me titull “Shtatë mënyra për lumturi dhe mirëqenie”, thotë: “Njohuria pa zbatim, mund të çojë në dështim dhe në zhgënjim.”
Më lejo të të bëj tani një pyetje: “A njeh ndonjë person që ti beson se ai e di mjaft mirë se çfarë duhet të bëjë për ta ndryshuar jetën e tij, i cili e di gjithashtu se kur duhet ta bëjë këtë veprim, por që nuk mund të bëjë asgjë?… A njeh ndonjë person që ka një nivel të lartë arsimimi dhe i cili i ka të gjitha ato që i nevojiten për të bërë një jetë më të mirë, por që qëndron pa punë?
Dhe në të kundërt… a njeh ndonjë person që ka një nivel modest arsimimi ose ndoshta nuk ka marrë asnjë diplomë, por që është shumë i suksesshëm?… Diferenca qëndron në një fjalë të vetme: “Veprimi”.
Konfuçi thotë: “Njeriu i lartë, flet pak, dhe vepron shumë.”
Im atë më thoshte gjithmonë: “Urtësi është të dish atë se çfarë bën, mjeshtëri është të dish se si ta bësh atë dhe sukses është të arrish ta bësh vërtet atë gjë.”
Kur praktikoja lojën e pingpongut, gjithmonë e pyesja trajnerin tim për shumë detaje lidhur me lojtarët veteranë dhe për kampionët e botës. Një ditë, trajneri im u mërzit nga pyetjet e mia të shumta dhe më tha: “Nëse qëndroj duke të folur gjatë për pingpongun, a të bën kjo një lojtar të shkëlqyer?”…
Nëse unë nuk pushoj duke të folur për historinë e lojës, a mendon se kjo do të të ndihmojë të fitosh kupën kombëtare?”… Përgjigjja ime ishte: “Natyrisht që jo, por kjo do të më japë informacione për lojën”… Përgjigjja e trajnerit ishte se vërtet ai e vlerësonte etjen time për njohuri, por ai i jepte rëndësi asaj që njohurinë duhet ta vija në zbatim, të stërvitesha me rregull dhe përkushtim të vazhdueshëm, që të bëhesha lojtar i plotësuar… dhe më kërkoi të mos e zgjasja më me këto pyetje, por të vazhdonim stërvitjen me seriozitet.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”