A krijojnë varësi këto ilaçe?
Kërkimet shkencore të viteve të fundit tregojnë se amfetamina krijon një varësi të lartë, dhe për këtë arsye shiten me “recetë të kuqe”.
Kërkimin më të gjatë (longitudinal) në kushtet e jetës natyrore lidhur me pasojat varësikrijuese të ritalinit (që kon- sumohet më shumë) e ka bërë Nadine M. Lambert (2002).
Ky studim, i realizuar në një shtrirje kohore prej njëzet vjetësh, me fëmijët me mungesë vëmendjeje dhe çrregullim hiperaktiviteti (Attention Deficit Hyperactivity Disorder ADHD), që kanë përdorur ritalin, si dhe me grupin e dytë, me ata që s’e kanë përdorur fare këtë ilaç, tregon se të parët (përdoruesit e ritalinit) kanë dalë dyfish më të varur nga kokaina dhe duhani krahasuar me grupin e dytë.
Studimi i vitit 1998, i Lambert dhe Hartsough, të cilët kanë treguar qartësisht se ritalini krijon varësi, përfshin 492 fëmijë në pjesën e parë dhe 399 (81%) njëzet vite më vonë. 81% në studime të kësaj natyre është një përqindje shumë e lartë.
Ndërkohë grupi eksperimental dhe ai kontrollues janë çiftëzuar në bazë të çdo veçorie, kurse kampioni është ndërtuar jo në bazë të një klinike apo qendre të vetme kërkimore, por në bazë të njësive dhe burimeve të shumta. Kjo do të thotë se gjetjet e këtij studimi janë të besueshme.
Me këtë nuk dua të frikësoj ato familje që kanë përdo- rur apo përdorin ilaçe. Ndonëse të dhënat nga kërkime njëzet-vjeçar tregojnë se përdorimi i ritalinit krijon rreziksh- mëri të lartë për varësi nga substancat, rrezikshmëria nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e tij.
Duhen parë edhe “përvojať” dhe “kushtet e jetesës” së njeriut; domethënë, nëse fëmija që merr ilaçe jeton në një ambient të ngarkuar me negativitete, atëherë rreziku për varësi është më i lartë.
Kërkime të shumta tregojnë rëndësinë e mbështetjes jashtë medikamenteve (psikologjia dhe pedagogjia).
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)