A e përshpejton televizori përvetësimin e gjuhës tek fëmijët?
Jo!
Studimet e kryera tregojnë se fëmijët që shohin shumë televizor mbeten prapa moshatarëve të tyre në të folur.
Megjithëse fëmija dëgjon zëra kur sheh televizor, vetë ai nuk flet dot me televizorin dhe prandaj nuk e realizon komunikimin e ndërsjellë. Kjo jo vetëm nuk e ndihmon përvetësimin e gjuhës, por përkundrazi, e pengon. Të dëgjuarit e zhvillon memorien pasive, kurse prania e një bashkëbiseduesi dhe komunikimi i fëmijës me të e zhvillon memorien aktive.
Çfarë domethënie ka vonimi i të folurit tek fëmija?
Nëse fëmija nuk i nxjerr dot me fjalë ndjenjat negative apo pozitive që i grumbullohen brenda, atëherë fillojnë problemet. Fëmija që nuk shprehet dot, bëhet agresiv, gërnjar, emocional dhe qaraman.
Nëse fëmijës i vonohet i foluri dhe nuk dëshiron të flasë, apo nuk i nxjerr dot plotësisht fjalët dhe prindërit nuk i gjenden afër me seriozitet, me dufin e ndjenjave që nuk i nxjerr dot jashtë, fëmija mund të bëhet zevzek; shtrihet përtokë, nuk komunikon dot, e qëllon personin që ka përballë, e kafshon, e shtyn… Shkurt, ngaqë nuk e realizon dot komunikimin me fjalë, ndjen nevojën për të komunikuar fizikisht.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”