A e dini se Universiteti i Prishtinës ka qendër të veçantë për zhvillimin e karrierës suaj?
Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) e UP-së gjatë rrugëtimit të juaj të studimeve ju ndihmon të bëni hapin e parë drejt një të ardhmeje të suksesshme profesionale!
🔹 Misioni i qendrës është t’ju ndihmojmë të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë që do t’ju ndihmojnë në punësim dhe të fitoni përvojë pune përmes programit të praktikave profesionale gjatë studimeve.
🔹 QZHK ju ofron qasje në informatat më të reja për mundësitë gjatë studimeve si trajnime, seminare, ligjërata, shkëmbimet semestrale dhe aktivitete të ndryshme, si dhe informata për vende të lira për punë dhe praktikë.
Çfarë mund të prisni nga QZHK?
Zhvillim të aftësive dhe shkathësive kyçe për tregun e punës;
- Shërbime të digjitalizuara për edukim, këshillim dhe orientim në karrierë;
- Programe për punë praktike;
- Program të punës vullnetare;
- Organizim të punëtorive, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta me tematika të ndryshme;
- Rrjetëzimi me punëdhënësin përmes aktiviteteve: Panairi i Karrierës dhe KarrieraUP;
Qasje në platformën eKarriera https://ekarirea.uni-pr.edu ;
- Revistën vjetore, KARRIERA;
- Zhvillim të karrierës me organizatat ndërkombëtare;
- Vizita të studentëve në institucione, kompani dhe organizata;
- Bashkëpunim me fakultetet për zhvillimin profesional të studentëve;
- Trajnime të fushave të ndryshme (sociale, ekonomike, ligjore, teknologjisë, inxhinierisë, sporteve, arteve etj);
● Rrjetëzimi profesional përmes alumni studentëve të diplomuar.
Gjatë studimeve, ju mund të bëni pjesë e gjithë aktiviteteve të Qendrës për Zhvillim të Karrierës (QZHK) dhe të përfitoni nga mundësitë e ndryshme që ju ndihmojnë në zhvillimin personal dhe profesional!
Ne jemi këtu për ju sepse diploma e UP-së ofron karrierë të suksesshme për ju!