Problemet gjuhësore dhe procesi akademik, shkruan Lira Gjika – pediatre.
Periudha e rritjes dhe zhvillimit, e cila njihet si adoleshenca, fillon midis moshës 11-12vjeç dhe vazhdon deri ne 18-21 vjeç (në Europën perëndimore).
Gjatë kësaj periudhe ndodhin ndryshime te rëndësishme psikologjike, emocionale, social dhe edukative. Në këtë fazë të jetës gjuha ose mer zhvillim dhe pasurohet ose nuk ndryshon dhe mbetet e varfër.
Ndryshimet në gjuhë janë të lidhura dhe të ndikuara nga ambjenti ku adoleshenti zhvillohet. Kur adoleshenti përdor gjuhë të varfër, ai është pre e risqeve të ambjentit ku bën pjesë.
Gjithashtu studimet tregojnë që problemet gjuhësore, ndikojnë në marrëdhëniet akademike, profesionale apo sociale. Adoleshentët me probleme gjuhësore zakonisht kanë rezultate të ulta në shkollë dhe kjo kuptohet fare lehtë, pasi aftësitë gjuhësore e ndihmojnë adoleshentin të rrisi ose jo aftësitë akademike.
Adoleshentë me probleme gjuhësore kanë vështirësi si në letërsinë po ashtu edhe në matematikë.
Problemet socio-emocionale janë një tjetër problem shumë i madh për adoleshentët me problem gjuhësore. Këto probleme janë vërejtur tek vështirësia, që kanë këta adoleshentë për të mbajtur të qëndrueshme marredheniet me të tjerët.
Ka disa tregues, të cilat lënë të kuptosh vështirësin e tyre me rregullatorin e emocioneve, si p.sh, aftësitë psiko-sociale të cilat afektojnë marrëdhëniet personale, e cila i çon në ulje të stimës për vete.
Në një studim të bërë për problemet e sjelljes , u konstatua se këta adoleshentë kanë tendencën të kënë vështirësi në marrëdhënie me moshatarët dhe sidomos në aftësinë për të patur dhe mbajtur shokë. Ndërsa në një grup tjetër të studiuar me adoleshentë, u konstatua diferenca ndërmjet adoleshentëve me aftësi gjuhësore shumë të mira, që në fëmijërinë e hershme dhe ata me probleme gjuhësore, këta të fundit braktisnin shkollën për arësye të sjelljes së keqe.
Pra siç është konstatuar edhe nga studimi ata adoleshentë që kanë nivel gjuhësor të ulët bëhen pre e problemeve dhe e grupeve problematike.
Pështatur në shqip Lira Gjika.
Artikulli në fjalë është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje apo ndryshim nga redaksia e Gazetës Shneta.