Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Ushqimi»Ushqimi natyror dhe ai modern
Ushqimi

Ushqimi natyror dhe ai modern

PrinderimiBy PrinderimiJanuary 18, 2024No Comments10 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ushqimin natyror disa mjekë dhe shkencëtarë e quajnë ushqimi optimal. Kurse ushqimi modern është ushqim i përditshëm që përdoret në ditët e sotme. Ushqimi natyror – optimal ka shumë dallim të madh prej atij modern. Ushqimi optimal përbëhet kryesisht prej prodhimeve shtazore – më së shumti nga vezët, tëlyeni, gjalpi, djathi, gjiza dhe më pak nga mishi dhe bimët – pemët dhe perimet. Kurse ushqimi modern përbëhet kryesisht prej gjithçkafes që lëviz dhe që nuk lëviz, duke filluar nga shtazët e deri tek bimët e pakufishme. Llojllojshmëritë e ushqimeve janë madje edhe të tepruara.

Njeriu i sotëm është krijesë e cila ha gjithçka që i vjen përpara, han madje edhe nuk di të ngopet. Njerëzit hanë – jo pse janë të uritur, por sepse oreksin e kanë të pakontrolluar, kurse “faji” dhe “përgjegjësia” për të ushqyerit e tepruar bie edhe mbi ushqimin artificial-jobiologjik, që kryesisht është i konservuar, ushqime të cilat janë shumë të pasura me sheqerna industriale etj. Ushqimet e tilla janë shkaktare që e çrregullojnë urinë dhe sistemin nervor; mu për këtë shkak njeriu ushqehet dhe nuk di të ngopet. Të ushqyerit e tepruar krijon sëmundjet e njëpasnjëshme.

USHQIMI OPTIMAL

Ky lloj i ushqimit tek ne në Kosovë si dhe në viset gjithëshqiptare është tejet i panjohur dhe i paqartë. Edhe unë e kamë shumë të vështirë për ta praktikuar këtë lloj ushqimi, sepse e tërë mënyra e të ushqyerit tek ne është definitivisht e kundërt me ushqimin optimal. Nuk ka mundësi që familja të edukohet menjëherë në mënyrën e të ushqyerit të tillë dhe që mënyra e vjetër e të ushqyerit të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër. Problemi kryesor është se të tjerët nuk mund t’i frymëzosh e t’i edukosh në mënyrën e dëshiruar, prandaj, mu për këtë, gjërat e reja janë vetëm çështje individuale, e jo kolektive.

Në familjet shqiptare tradita e të ushqyerit gjithsesi se është në ndryshim e sipër. Kuzhina shqiptare është duke u shndërruar edhe në kuzhinë moderne, por sigurisht se jo edhe në kuzhinë të shëndoshë. Në jetën e përditshme ne duhet të pranojmë se po ballafaqohemi me probleme shëndetësore dhe me sëmundje të njëpasnjëshme, sëmundje të cilat mjekësia moderne sot po i quan sëmundje të civilizimit. Krahas mjekësisë dhe teknologjisë supermoderne, sëmundjet tek njerëzimi nuk dinë të ndalen, por vetëm sa shkojnë e rriten gjithnjë e me shumë – PSE…? Mjekësia e sotme merret me ndaljen dhe shërimin e sëmundjes, por jo edhe me parandalimin e saj. Si duket, me masat preventive nuk di të merret askush – as pacienti as mjeku! Sot ne ushqehemi sa të duam e si të duam, por rrallëkujt i shkon mendja se nëse han më tepër se që duhet, ajo është një lloj ngarkese me të cilën organizmi mundohet pa pasur nevojë. Përse njeriu nuk është i kujdesshëm sa duhet…?!

Vlen të përmend një argument të mjeshtërve shaolinë të kungfusë japoneze. Ata me ushqim janë shumë të kujdesshëm, sepse ushqimin nuk e përdorin vetëm si ushqim, por e kanë edhe një lloj rituali meditativ. E kanë edhe një veti të shëndoshë sa i përket principit të jetës: Ata nuk flasin kot, nuk mendojnë kot, nuk shikojnë kot, nuk hanë e pinë kot ose tepër, pra shaolinët janë shumë të disiplinuar sa i përket artit të jetës. Siç duket i tërë sistemi civilizues, duke filluar nga sistemi i bujqësisë moderne, i mjekësisë, e deri tek administrimi politik, është zhvilluar jo ashtu si i përshtatet njerëzimit dhe sistemit planetar. Sot njerëzimi ende nuk e ka zgjidhur problemin e energjisë regjenerative, ende, madje edhe në këtë shekull, i tërë njerëzimi varet nga energjia atomike, nga ajo e qymyrit si dhe e lëndës djegëse me origjinë fosilesh (nafta, benzina etj.).

Çdo energji që s’është energji regjenenative liron gazra helmuese në atmosferën e mrekullueshme. Deri kur civilizimi duhet ta përmirësojë këtë gabim shumëshekullor? Shpenzimi i energjisë së pastër është problemi më i rëndësishëm i tërë njerëzimit. Nëse dimë ta zgjedhim këtë problem sa është pa u bërë vonë, do të ruhet i tërë sistemi ekologjik në Planet; ky princip është bazë e ciklit natyror. Edhe njeriu e ka problemin e energjisë për zhvillimin dhe jetën e tij Mjekësia e sotme thotë: Njeriu ushqehet për t’i plotësuar nevojat muskulore dhe energjetike. Kjo është shumë me rëndësi për t’u kuptuar, sepse janë dy forma të të ushqyerit që i japin kuptim shumë të qartë rolit të ushqimit.

Studimet mbi ushqimin dallojnë materiet e rëndësishme që shërbejnë për plotësimin e nevojave muskulore, si dhe materiet që shërbejnë vetëm për energji, dhe kjo tregon se materiet ushqyese mund të ndahen në dy grupe: Materiet ushqyese për ndërtimin e muskujve dhe materiet ushqyese për djegien e energjisë. Gjithmonë është lehtë për t’u kuptuar se çka dhe sa duhet të hamë. Unë mendoj se kjo është esenciale për t’u kuptuar. Ndërkaq, njeriu duke vazhduar kërkimet, harron se në këtë rast janë vetëm dy principe që kanë të bëjnë me ushqimin, e këto janë: Principi i ushqimit për ndërtimin e muskujve dhe Principi i ushqimit për djegien e energjisë. Principi i ushqimit për ndërtimin e muskujve nënkupton se materiet e ndryshme janë furnizuese me minerale, vitamina dhe shumë elemente tjera kimike e biologjike (pothuajse të panumërta) që i duhen zhvillimit trupor. Njeriu furnizohet nga bimët e gjelbra, perimet, pemët, prodhimet shtazore dhe nga pijet e ndryshme. Këtu e kemi të qartë se materiet ushqyese që deponohen nëpër inde eshtërore dhe muskulore, ato deponohen për një kohë bukur të gjatë, sepse qelizat trupore jetojnë edhe 6 muaj, kurse qelizat nervore dihet se janë edhe të përjetshme.

Qelizat trupore dita-ditës rriten dhe gjenerohen pa u ndalur, e organizmi gjithnjë ka nevojë për materie ushqyese. Unë e di nga përvoja dhe nga ajo që kam mësuar se nuk është me rëndësi që të ushqehemi shumë me vitamina ose minerale të ndryshme; nëse teprohen janë edhe shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut, sepse mineralet dhe vitaminat e tepërta mund të bëhen edhe ngarkesë e panevojshme në trupin e njeriut.

Vetëm yndyrat janë materie ushqyese të nevojshme për ta ruajtur gjendjen e energjisë së përditshme; furnizimi me energji kërkohet të jetë i pandërprerë, sepse ajo i duhet vetë organizmit në tërësi dhe vetë strukturës trupore. Energjia harxhohet aty për aty, plus prej saj organizmi krijon edhe rezerva tjera të yndyrave për më vonë. Mineralet e ndryshme dhe vitaminat nuk janë si yndyrat që harxhohen shpejt; ato ruhen dhe shërbejnë për shumë ditë të tëra. Principi i të ushqyerit për energji është i thjeshtë, gjithçka çfarë hamë përmban në vete edhe karbohidrate (sheqerna), proteina, albumina dhe yndyra të freskëta.

Le të kuptohet, pra, se mineralet dhe vitaminat e ndryshme deponohen në pjesët trupore për ndërtimin e trupit, kurse karbohidratet, albuminat dhe yndyrat deponohen për një afat shumë të shkurtër ose harxhohen menjëherë duke u shndërruar në energji. Energjia është pothuajse gjithçka, sepse i tërë mekanizmi trupor duhet të lëvizë e të zhvillohet pa u ndalur, si një fabrikë gjigante. Energjia i jep fuqi lëvizëse trupit të njeriut. Ajo është faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe civilizimin njerëzor. Energjia e fut në lëvizje tërë universin. Kur bëhet fjalë për energjinë duhet t’i marrim gjërat shumë seriozisht. Prandaj njeriu duhet t’i kushtojë shumë rëndësi energjisë së pastër. A thua, a ka energji të pastër dhe të papastër? Unë gjithmonë ia kamë bërë vetes këtë pyetje. Ne dimë se teknikat motorike e përdorin naftën dhe benzinën për t’i vënë në lëvizje ato. Nafta dhe benzina, para shumë vitesh, kanë qenë shumë më të papastër se sot, prandaj kanë pasur edhe shumë më pak fuqi lëvizëse se që kanë sot.

Ndërkaq sot janë shumë më të pastra, prandaj edhe shumë më të fuqishme për t’i vënë në lëvizje mjetet motorike. Ditëve të ardhshme lëndët djegëse për fuqi motorike do te bëhen edhe më të pastra dhe do të kenë fuqi më të madhe tërheqëse. E, derisa lëndët djegëse për mjetet motorike po përsosen, për njerëzimin sa shkojnë e përkeqësohen ato; këtë fenomen deri më sot askush nuk e ka marrë si çështje serioze. Derisa njeriu vazhdon dhe nuk merr masa për ta përmirësuar faktorin energjetik, ai edhe më tutje do të vuajë nga pasojat shëndetësore. Një nga pasojat e civilizimit modern është edhe kjo se njerëzimi nuk ushqehet për ta shuar urinë, por ushqehet edhe për t’i plotësuar nevojat e oreksit. Ushqimin sot njeriu nuk detyrohet ta kërkojë në natyrë, por ai e gjen të gatshme në shitore ose në frigoriferë. Deri më tani njerëzimit nuk i ka interesuar fare se çfarë ushqimi ha, por a ka mjaft për të ngrënë. Por mënyra e të ushqyerit sa vjen e ndryshohet në planetin tonë.

Ndryshon teknologjia, elektronika, ndryshon industria, ndryshojnë pijet, ushqimet e ndryshme dhe nuk është për t’u habitur se ndryshon jeta shëndetësore e njeriut. Gjithnjë dalin në prodhim pije të reja dhe lloje të specialiteteve të panjohura ushqimore. Njeriu, do apo nuk do, në mënyrë të pavetëdijshme u nënshtrohet mundësive të reja. Mu për këtë shkak ai në njëfarë mënyre bëhet konsumues i ushqimeve dhe i pijeve moderne. Ushqimet dhe pijet janë jo-biologjike, të helmuara me një masë të lejuar nga ministria bujqësore, nga ministria e shëndetësisë dhe nga administrata më e lartë shtetërore. Helmet nga preparatet e ndryshme dozohen deri në një masë që njeriu të mos vdesë menjëherë, por s’ka dert nëse sëmuret dhe për këtë faji s’i bie askujt, përveç atij që sëmuret dhe vdes gjatë lëngimit të gjatë.

PËRPARËSITË E USHQIMIT OPTIMAL

Trupi ynë e di vetë se çfarë i duhet për të ngrënë, sa dhe kur. Ushqimi optimal është shumë i natyrshëm dhe shumë i shëndoshë.

  1. Ky lloj i ushqimit në mënyrë gjenerale i përmirëson të gjitha llojet e sëmundjeve dhe shëron shumë sëmundje pa ndihmën e mjekësisë moderne. Ia dërgon organizmit vlerat më të larta biologjike dhe stabilizon gjithçka që nuk është në rregull në trupin e njeriut. Çdo sëmundje e njeriut kërkon për shërim specialistët e vet p.sh. sëmundja e zemrës, e mushkërive, e tensionit etj. Kurse ushqimi optimal i ndihmon shërimit të të gjitha llojeve të sëmundjeve. Ushqimi optimal i jep trupit të njeriut energji të pastër dhe fuqi, njëherazi përmirëson gabimet e mëparshme, duke i shëruar ato me metodat më të thjeshta që ekzistojnë dhe në mënyrë biologjike.
  2. Me dietën optimale mund ta normalizojmë peshën. Nëse e mbajmë dietën 100% mund t’i humbim në javë 1.5 kg ose në muaj rreth 8 kg peshë. Ata që janë të trashë, e normalizojnë shumë peshën, kurse ata që janë të hollë po ashtu e përmirësojnë peshën.
  3. Ushqimi optimal përpos se e shëron njeriun, i jep energji, fuqi dhe vitalitet. Truri furnizohet më mirë me energji, funksionon më mirë dhe më logjikshëm.
  4. Ushqimi optimal është më i lirë se çdo ushqim tjetër, sepse kërkesat e ushqimit janë shumë më të vogla dhe të mjaftueshme. Dhe, më e rëndësishmja është se nuk do të sëmuremi fare, do të mbesim të shëndoshë dhe do të kursejmë para.
  5. Ushqimin optimal është lehtë për ta bartur dhe për ta ngrënë, nuk është nevoja për të blerë shumë pemë dhe perime. Ushqimi optimal bën të ngrihet, të konservohet për një kohë të gjatë dhe bën të fërgohet, është fjala për yndyra dhe albumina; koha dhe energjia kursehen shumë.
  6. Ushqimet artificiale të ëmbëlsuara – ushqimi optimal – nuk i lejon fare, kurse ushqimet e pasura me karbohidrate i kufizon në minimum. Prodhimet shtazore janë furnizueset më të mira me energji, me vitamina si dhe materie më të domosdoshme të trupit të njeriut.

Autor: Nijazi Basha, ‘’Ushqimi optimal, dieta moderne dhe ushqimi i përditshëm në Kosovë’’
Prinderimi.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleDyshohet se alergjitë më të zakonshme të fëmijërisë mund të shkaktohen nga antibiotikët
Next Article 13 aktivitete argëtuese të ndërtimit për fëmijë 
Prinderimi

Related Posts

Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.