Udhëzuesi praktik për prindër, është i ndërlidhur me udhëzuesin praktik për edukatorë. Ky udhëzues do t’i kontribojë drejtpërsëdrejti zbatimit të dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç.
Udhëzuesi u ofrohet prindërve si mbështetje për fëmijët, në përforcimin e njohurive dhe shkathtësive të cilat tashmë i kanë përfituar në kopsht dhe jo vetëm. Ky udhëzues është vazhdimësi e dokumenteve të cilat në mënyrë hierarkike e ndihmojnë dhe e bëjnë të zbatueshme njëratjetrën. Udhëzuesi ofron informata për jetësimin e vlerave dhe parimeve mbi të cilat është mbështetur dokumenti i SZHMFHsë, si: individualiteti, autonomia, vetëbesimi koncepti pozitiv për veten, zhvillimi i tërësishëm i fëmijëve, zhvillimi i aftësive komunikuese, kreativiteti, respekti dhe dashuria ndaj vendit, përkatësia dhe përgjegjësia sociale.
Parimet bazë mbi të cilat mbështet realizimi i përmbajtjes së dokumentit të standardeve janë: barazia, zhvillimi i
gjithanshëm i fëmijës, bashkëpunimi në mes të faktorëve edukativ, loja dhe të mësuarit duke ndërvepruar. Çdo fëmijë është i gatshëm të mësoj nga lindja dhe të jetë pjesëmarrës aktiv.
Përmbajtja e udhëzuesit
Udhëzuesi përmban shembuj praktik të aktiviteteve, duke i ndarë ato në shtatë fusha zhvillimi, modele të aktiviteteve të cilat pritet të realizohen nga prindërit, në ambientin e familjes me fëmijët e tyre për të gjitha fushat e zhvillimit.
Temat e përdorura janë marrë nga planet mujore dhe javore të disa institucioneve parashkollore, të cilat janë ndërlidhur me ambientin e familjes në mënyrë që të përforecohen njohuritë dhe shkathtësitë e fëmijëve të fituara më parë. Ky udhëzues u dedikohet të gjithë prindërve që kanë fëmijë të moshave 0-6 vjeç.
Botues: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë