Ky është një prej realiteteve të dhimbshme që shpreh një prej mësimdhënësve për klasën e tij, ku pas shumë problemesh brenda klasës dhe një suksesi tejet të ulët të nxënësve, ai ftoi prindërit për të diskutuar shqetësimet që kishte ndaj nxënësve, por nga 23 prindër të ftuar vetëm 3 prej tyre morën pjesë në takim u shpreh ai në grupin Mësimdhënia në Kosovë.
Kisha pas shumë dëshirë të potencoj që sado e dhimbshme të jetë kjo situatë, i përket vetëm kësaj klase, e shkollat e tjera nuk e kanë një sfidë të tillë, por realiteti qëndron ndryshe, fatkeqësisht!
Për një neglizhencë të tillë në shkollat tona, duhet të shqyrtojmë të dy anët e medalionit, andaj më poshtë i kam listuara disa prej përgjegjësive që duhet të përmbushin mësimdhënësit dhe prindërit për një bashkëpunim sa më efektiv ndërmjet tyre.
Pikat që duhet të ketë kujdes një mësues në marrëdhënie me prindërit:
- Krijimi i një partnershipi efektiv me prindërit, nëse një prind ftohet vazhdimisht në shkollë vetëm për të diskutuar problemet që mund të ketë fëmija i tyre, duke anashkaluar inkurajimin e sukseseve sado të vogla që të jenë, prindi do të ndihet sikur po gozhdohet vazhdimisht me shpatulla mbas murit dhe eventualisht situata do të eskaloj deri te fajësimi i fëmijës në vend që të kërkohet përmbushja e përgjegjësisë.
- Tregohu pozitiv, ju kujtohet artikulli i kaluar mbi feedbackun efektiv, e njëjta teori aplikohet edhe këtu, për ju që se keni lexuar po ua përmbledhi shkurtimisht me një shembull “Ji i sjellshëm dhe i qetë në marrëdhënie me prindërit, disa prindër nuk i tolerojnë kritikat për fëmijët e tyre përgjegjësia jote është të fokusohesh fillimisht në atributet pozitive të nxënësit tuaj, pastaj shprehi shqetësimet që i ke, përdorni një gjuhë të kuptueshme dhe të thjeshtë në përshtatje me nivelin kulturor dhe arsimor të prindit.
- Bëhu drita në fund të tunelit, pra ji motivues. Prindërve u pëlqen një mësues që mes gjithë problemeve dhe vështirësive që mund të ketë fëmija i tij, di ku të gjejë një dritë apo një shpresë se gjërat mund të bëhen mirë, ai po ashtu tregon se ku dhe si mund të ndihmojnë fëmijën e tyre.
- Konfidencialiteti në mes jush dhe prindërve duhet të qëndroj mes jush dhe prindërve dhe jo edhe nxënësit tuaj. Cfarëdo komenti që mund të keni asnjëherë mos fol për fëmijën në prani të tij. Bisedat të cilat duhet të përfshihet nxënësi duhet të jenë tepër të matura ngase në ato momente para tij qëndrojnë dy figura të cilat potencialisht i respekton më së shumti, si lavdatat po edhe kritikat duhet të jenë shumë të matura.
- Ruajeni qetësinë dhe tregohuni profesional, e di që nuk është e lehtë aspak, sidomos kur e dini që po mundoheni vetëm për të mirën e nxënësit tuaj por ju nuk mund t’ia lejoni vetes asesi të dilni jashtë etikës tuaj profesionale, kjo mund t’i shkëpus raportet totalisht me prindërit dhe ne nuk duam asnjëherë të ndodhë një gjë e tillë.
- Vendoseni veten në pozitën e prindit, dëgjo shqetësimet e tyre pastaj flit, nëse ndihesh sadopak pjesë e shqetësimit të tyre, merrni përgjegjësi dhe kërkoni falje, shpesh vijnë vetëm për ta dëgjuar këtë, e nëse problemi është më i thellë, përfshini edhe eprorët tuaj, pedagogun, drejtorin kushdo qoftë që mendoni se mund të qetësoj situatën.
Përgjegjësitë e prindërve në raport me mësimdhënësit dhe shkollën:
- Trajtoje lidhjen mësues-prind siç do trajtoje diçka shumë të rëndësishme në jetën tënde, është shumë e rëndësishme të tregoni përgjegjësi në ftesat që mund të ju vijnë prej mësuesve për takime, nëse në mungesë të kohës nuk keni mundësi të jeni pjesë e tyre, të paktën caktoni një telefonatë në kohën që ju përshtatet të dy palëve dhe tregoni interesim për punën e tyre por edhe për fëmijën tuaj.
- Mos ndërhyj shumë në lidhjen në mes fëmijës dhe mësuesit të tyre, për fëmijën tënd është hera e parë që ka një lidhje me një të rritur jashtë familjes, lëri t’i forcojnë raportet e tyre në mënyrë graduale.
- Tregohu i sinqertë, nuk mund të tejkalohet një problem i caktuar nëse gjërat nuk arrijnë të identifikohen ashtu sic duhet, shembull nëse mësuesja ka kërkuar që fëmija juaj të angazhohet më shumë në detyrat e matematikës, dhe ju si prindër nuk keni pas mundësi për cfarëdo arsye të plotësoni këtë kërkesë, është më e rrugës të pranohet një gjë e tillë, se të justifikohet me arsye të tjera që mund të mos jenë aspak relevante. Fundja është fëmija juaj ai që do të pësoj në këtë situatë!
- Bëhu model për fëmijën tënd, mënyra se si sillesh ti me mësuesin është shembulli që ka fëmija. Ji i kujdesshëm dhe respektoje rolin e tij pa e gjykuar, nëse ke ndonjë paknaqësi diskutoje gjithmonë privatësisht me mësuesin, asnjëherë mos e bëj një gjë të tillë para fëmijës, madje as kur je në shtëpi mos e ulë pozitën e tij para fëmijës tënd, më beso ky është një prej dëmëve më të mëdha që mund të shkaktosh si prind, pastaj cfarëdo qoftë këshille që do të jap mësuesi në të ardhmen do të hudhet poshtë nga fëmiu yt se ju e keni degraduar imazhin e tij.
- Mos ji indiferent ndaj tij, ai nuk është kapiteni i vetëm i anijes, bashkë jeni përgjegjës për sukseset dhe dështimet e fëmijës tuaj, nëse shihni që dicka nuk shkon, bëjani me dije, nëse shihni që dicka po ecën shumë mirë, komplimentoni punën e tij. Keni parasysh një gjë, cfarëdo që të bëni është për të mirën e fëmijës tuaj, dhe sa më indiferent të tregoheni do të ketë pasoja prapë më shumë të fëmija juaj.
- Mos i merrni gjërat personale, keni parasysh se një kritikë apo kërkesë të caktuar që ua drejton mësuesi nuk do të thotë domosdoshmërisht sulm ndaj mënyrës së prindërimit tuaj, kritikat ndonjëherë janë të nevojshme për përmirësim, e nëse nuk ju pëlqen mënyra e qasjes ndaj jush bëjani me dije, lëreni edhe ata të mësojnë prej jush, njejtë si ju që mësoni prej tyre.
Autore: Muke Shkreta, Pedagoge