Belbëzimi nuk është thjesht vështërësi e të folurit. Ai është një çrregullim i komplikuar që ka edhe aspektin fizik edhe emocional. Për të ilustruar këtë, mund të pohojmë belbëzimi në masën më të madhe ndodh kur mundoheni mos të belbëzoni. Me fjalë tjera, mund të thuhet se ajo është një dredhi e pabesueshme që e bëni në vetvete.
Me tensionimin tuaj për shkak të belbëzimit dhe ndjenjat e juaja lidhur me belbëzimin, gjasa është që të belbëzoni edhe më shumë. Ajo çka ndodh është se ju mundoheni aq shumë të ndaloni belbëzimin dhe si rezultat, ju mundoheni të forconi të folurit tuaj pa pengesa. Dhe sa më shumë të forconi, aq më shumë tensione shkaktohen në aparatin e të folurit dhe aq më shumë vështirësi do të keni. Për fat të keq, mekanizmi i të folurit është i balancuar në mënyrë aq delikate, ashtu që tentimi për të ndaluar belbëzimin, në mënyrë të pavullnetshme e përkeqëson atë më shumë.
Belbëzimi ndikon edhe emocionalisht, pasi nëse belbëzoni mund të duket edhe si ngathtësi. Ndoshta ju mund të mendoni se është turp të belbëzoni, edhe pse nuk është ashtu. Si rezultat i kësaj, ju mund të bëheni tejet i ndjeshëm lidhur me vështirësinë tuaj. Është e vërtetë se eksperienca e të qenit të bllokuar ose paaftësia për të thënë atë që dëshironi të thoni pa belbëzuar mund të jetë shumë frustruese. Si rezultat i kësaj, nën disa kushte ju mund të bëheni aq i tendosur dhe i turpëruar sa që vuani prej ndjenjës së paaftësisë, turpit, inferioritetit, depresionit dhe nganjëherë vetëurrejtjes.
Emocionet mund të shkaktojnë aq shumë frikë dhe anksiozitet sa që mund të ndikojnë në qëndrimin ndaj të tjerëve dhe jetës në përgjithësi. Ashtu siq thotë një fjalë e urtë amerikane “bishti e tund qenin”, edhe belbëzimi mund të ndryshoj personalitetin tënd. Por, nëse ju mund të bëheni më pak i ndjeshëm dhe mësoheni që të mos bëni panik kur të ndjeni se do të belbëzoni ose kur belbëzoni, përmirësimi do të vjen shumë lehtë.
Ndryshimet pozitive në qëndrimet dhe ndjenjat tuaja ndaj vetvetes dhe belbëzimit tuaj dërgojnë në ndryshime pozitive në të folurin tuaj. Frika ndaj belbëzimit mund të jetë ndaj ndonjë fjale apo tingulli, ose ndaj ndonjë personi, ose situatave të caktuara, ndaj telefonit, prezantimit të emrit, intervistës për punë, etj. Kur ju të keni më pak frikë, ju keni më pak tension dhe sigurisht që nuk do të keni aq shumë vështirësi.
Kur frika juaj është e madhe, ajo shkakton tension në mekanizmin e të folurit dhe ju do të belbëzoni më shpesh dhe me intensitet më të madh. Nganjëherë kjo frikë mund të jetë aq e fortë sa që mund t’ju bëj shumë të furishëm dhe gati mund të paralizoj mendimet dhe veprimet e juaja. Një ndjenjë e tillë ose anksiozitet mund të ju pengoj që të futeni në situata dhe eksperienca që përndryshe do t’i kishit shijuar. Kjo mund të shkaktoj më shumë turp dhe tendosje, dhe sa më të frustruar që të bëheni, aq më shumë keni gjasa të belbëzoni. Si është shprehur një person, “nëse nuk i lejoni vetes të belbëzoni, ju do të belbëzoni”. Kështu, belbëzimi është zakonisht në përpjestim të drejtë me sasinë e frikës që e keni.
Tensioni dhe relaksimi
Pasi frika shkakton tensionim të tepërt muskular, redukimi i saj duhet të jetë si qëllim kryesor i terapisë. Tensioni, i prodhuar nga frika, luan rolin më të rëndësishëm në aktivizimin e belbëzimit tuaj dhe mund të jetë si shkaktar i vështirësisë suaj. Nëse ju nuk mundoheni të forconi të folurit pa pengesa, ju nuk do të belbëzoni aq shumë ose së paku ju do të belbëzoni më lehtë.
Si mund të redukohet belbëzimi? Është e vështirë për t’u përgjigjur. Është sugjeruar se hipnoza mund të ndihmoj. Do të ishte mrekulli nëse do të kishte mundësi të redukohej ose eliminohej tensionimi juaj duke marrë ndonjë lloj terapie të hipnozës, por fatkeqësisht nuk është treguar se hipnoza ka ndonjë efekt të përhershëm. Duke përdorur qasje tjera në tentimin për të ndikuar në relaksim, disa persona që belbëzojnë kanë eksperimentuar me konsumimin e pijeve alkoolike ose marrjen e barnave të buta. Edhe pse kjo mund të rezultoj në ndryshimin e belbëzimit për disa persona, efekti i tyre është vetëm përkohësisht. Rrjedhimisht kjo nuk mund të rekomandohet. Edhepse tani ka barna të reja, të cilat kanë qëllim në zvoglimin e frikës dhe anksiozitetit, për fat të keq, për momentin nuk ka asnjë lloj barnë të aprovuar në mënyrë specifike për belbëzim. Për më tepër, në shumë raste, barnat mund të sjellin me vete efekte anësore në problem.
Gjithashtu është sugjeruar se ushtrimet e relaksimit do të ndihmonin në redukimin ose eliminimin e tensionit që ju e provoni. Do të ishte mirë sikur të mund të praktikonit procedurat e relaksimit që do të eliminonin tensionin dhe të ruanit efektin e tij gjatë momenteve të belbëzimit. Shumë kërkime janë bërë për studimin e kësaj teme, dhe shumë njerëz kanë shpenzuar me mija orë për të provuar këto procedura me shpresë se efekti i tyre do të zgjas për aq kohë sa ju nevojitet.
Megjithatë, rezulatatet nuk janë treguar të kënaqshme. Mësimi si të relaksoheni gjithmonë mund të jetë i dobishëm për të folurin tuaj, për shëndetin e përgjithshëm, dhe mirëqenien tuaj, themelor qëndron në atë se sa më të qetë dhe më të relaksuar që të jeni, ju do të belbëzoni më pak. Kjo është një prej arsyeve që do të kërkohet nga ju të flisni në mënyrë më të butë, më të ngadalshme, më të lehtë dhe më të matur pasi kjo do t’ju ndihmoj në të folur më të qetë dhe më të relaksuar.
Më praktike se relaksimi i përgjithshëm është relaksimi i muskujve të caktuar. Kur ju do të mund të lokalizoni vendin ku shkaktohet më së shumti tension, është e mundur që të mësoheni të relaksoni ata muskuj gjatë të folurit. Kjo mund të ishte veqanërisht e dobishme. Këto ushtrime përfshijnë vetëm disa muskuj të caktuar, ata që i përdorni për të kontrolluar buzët, gjuhën, gojën, frymëmarrjen dhe deri në një masë të caktuar kordat vokale. Kur të jeni të relaksuar dhe vetëm, ju mund të ushtroni tensionimin e qëllimshëm dhe mandej relaksimin e atyre muskujve. Do të ishte veqanërisht e dobishme nëse mund të relaksoni ata muskuj gjatë të folurit.
Praktikimi i rregulltë i ushtimeve trupore rekomandohet gjithashtu. Ushtrimet fizike janë të mira jo vetëm për shëndetin por gjithashtu mund të ndihmojnë në forcimin e vetëbesimit që i nevojitet të gjithë personave që belbëzojnë. Ushtrimet trupore mund të ndihmojnë në tendencën për një qëndrim të drejtë me kokën drejtë dhe me shpatullat mbrapa. Ky lloj i qëndrimit të sigurtë mund të ndihmoj në forcimin e ndjenjës së vetëbesimit – ndjenjës se ju jeni po aq i mirë ose më i mirë se personat tjerë. Në këtë aspekt, ushtrimet fizike do të ju ndihmojnë.
Mundohuni të përvetësoni në përgjithësi një qëndrim pozitiv. Thuani vetes se ju mund të tejkaloni vështirësinë tuaj dhe ju do të tejkaloni atë. Nëse ju përvetësoni një qëndrim të sigurtë dhe të kombinuar me teknikat e kontrolluara, ju do të përmirësoheni shpejt. Bëhuni më të sigurt dhe besoni në vete dhe keni besim në përpjekjet tuaja.
Autor: Malcolm Fraster, ”Vetë-terapia për belbëzim’‘
Përgatitur nga: Prinderimi.com