Udhëzues për prindërit përreth lojës:
FIFA 23
Mosha: 10+
Titullar për sportin klasik, një dërgesë e këndshme.
Vlerësimi nga: Jeff Haynes, recensues pranë Common Sense Media
Klasifikimi i Common Sense Media: Video lojë për fëmijë
Formati: Video lojë | 2022 | Xbox One/Xbox Series X-S & 360/Playstation 5/Nintendo Switch
Rreziqet: Lojtarët e FIFA 23 angazhohen në disa ndërhyrje të vështira dhe faulle që mund t’i bëjnë lojtarët në lojë të lendohen dhe të lëvizin me karrocë ose të rrëzohen në fushë duke u përpëlitur nga dhimbja. Luajtja me shumë lojtarë të pamoderuar, mund t’i ekspozojë fëmijët ndaj komenteve të papërshtatshme vulgare.
Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë lojë.
Mesazhe pozitive
Lojërat në ‘’modalitetin e karrierës’’ nxjerrin në pah konceptin e të luajturit për klube dhe për ekipe kombëtare, me përkushtim për t’u bërë një lojtar kontribues i rëndësishëm në skuadër.
Modele të roleve pozitive
Atletët duken si ‘homologët’ e tyre në jetën reale dhe në përgjithësi janë modele pozitive. Lojtarët demonstrojnë mospajtimin e tyre gjatë humbjeve të ndeshjeve ose golave të humbura, por asgjë nuk thuhet në këto skena (me fjalë). Lojtarët gjithashtu kanë mundësinë të jenë lojtarë egoistë që janë të fokusuar kryesisht tek vetja, por nuk ka asnjë ndikim në lojën apo moralin e ekipit.
Përfaqësime të ndryshme
Lojtarët përfshijnë një gamë të gjerë atletësh nga e gjithë bota, meshkuj dhe femra. Volta lejon lojën ndërgjinore në fusha streetball-i. Lojtarët gjithashtu kanë mundësinë të zgjedhin mes trajnerëve meshkuj dhe femra për sesionin tutorial të lojës.
Lehtësia e lojës
FIFA 23 ofron nivele të shumta vështirësish për njerëzit që të vendosin dhe testojnë aftësitë e tyre të futbollit kundër kundërshtarëve të AI, në mënyra të ndryshme. Është relativisht e lehtë të kuptosh kontrollet në lojë, megjithëse disa nga lëvizjet më komplekse të mashtrimit do të kërkojnë shumë praktikë për t’u përsosur. Të qenit i vetëdijshëm për pikat e forta dhe të dobëta të lojtarëve tuaj për të mbyllur me sukses pasimet, ose njohja e lojtarit më të mirë për të kaluar për një pushim të shpejtë në portë është çelësi i suksesit.
Dhuna dhe frika
Lojtarët do të angazhohen në disa ndërhyrje të vështira dhe faulle që mund t’i bëjnë lojtarët të rrëzohen, të lëvizin me karrocë ose të rrëzohen në fushë, duke u përpëlitur nga dhimbja. Gjithsesi, asnjë gjakderdhje nuk është shfaqur ndonjëherë si rezultat i këtyre faulleve.
Gjuha
Fëmijët që luajnë me shumë lojtarë tjerë, të pamoderuar, mund t’i ekspozojë ata ndaj komenteve të papërshtatshme.
Produkte dhe blerje
Ky është kapitulli i fundit në ekskluzivitetin afatgjatë të FIFA-s, pasi seriali do të riemërohet me një licencë të re. Bredna tij ka shumë reklama, pajisje lojtarësh dhe stadiume. U premtua përmbajtje e shkarkueshme lehtë për modalitetet e ardhshme, duke përfshirë edhe veçori të Kupës së Botës. Ka gjithashtu përmbajtje shtesë që paraqet Jason Sudelkis si Ted Lasso, së bashku me klubin AFC Richmond. Modaliteti Ultimate Team i shtyn lojtarët të shpenzojnë para të vërteta për të blerë lojtarë për ekipin e tyre imagjinar dhe këtë vit gjithashtu përmban më shumë sekuenca nga jeta e atletit të kopertinës (K. Mbappe).
Prindërit shqiptarë duhet të dinë se FIFA 23 është një simulim futbolli për PC, PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One, Xbox Series X/S, Nintendo Switch dhe Windows. Ky është kapitulli i fundit në ekskluzivitetin e FIFA-s, sepse seria po ndryshon në një licencë të re për vitin 2023. Loja ruan të njëjtin fokus në ligat e futbollit streetball, simulimin dhe fantazinë, por këtë vit shton edhe një veçori të re mësimi për të sapoardhurit dhe veteranët. Ashtu si vitet e mëparshme, sasia e reklamave gjatë gjithë lojës është e konsiderueshme, me logot e vendosura në komplete, në tabela nëpër stadiume dhe nëpër pajisjet e lojtarëve. Ka ende një shtysë të madhe për lojtarët që të shpenzojnë para për të fituar atletë shtesë në modalitetin e Ligës së Fantazisë. Mund të shikoni paraprakisht disa paketa dhe mund të fitoni letra përmes lojës, është shumë më e ngadaltë si process sesa të shpenzoni para për ato që dëshironi. Përmbajtje shtesë të shkarkueshme do të shtohen me kalimin e kohës, të tilla si modalitetet e Kupës së Botës, dhe ka një lidhje aktuale AppleTV me Ted Lasso, ku Jason Sudelkis dhe AFC Richmond mund të shtohen në listën e lojtarëve. Faullet mund të kryhen në lojë, me lojtarët që përmbysin kundërshtarët ose zvarriten në fushë, por nuk shfaqet gjakderdhje. Modaliteti Multiplayer është i pamoderuar, gjë që mund t’i ekspozojë lojtarët ndaj komenteve të papërshtatshme vulgare. Ndërkohë që loja është e lehtë për t’u kuptuar dhe ka nivele të shumta vështirësie për të sfiduar veten, mjeshtëria e lëvizjeve të mashtrimit, ndërprerja e kalimeve të avancuara ose prerja e rreshtave mbrojtëse është pjesë e testit të rëndësishëm të aftësive tuaja.
Për çfarë bëhet fjalë?
FIFA 23 është kapitulli i fundit i ekskluzivitetit afatgjatë të futbollit, pasi emri dhe licenca do të tërhiqen në vitin 2023. Loja e këtij viti fokusohet në përmirësimin dhe zgjerimin e përmbajtjes së disponueshme nga vitet e mëparshme për të krijuar një përvojë më të thellë të lojës. Kjo përfshinë lojëra për të zgjeruar numrin e sfiduesve për një ndeshje, kështu që pronarët e PS5 mund të përballen me lojtarët e Xbox Series X/S, si dhe me pronarët e sistemit të tyre, i cili redukton pritjet për lojëra me shumë lojtarë. Për të sapoardhurit në ekskluzivitetin e FIFA-s, ekziston një qendër stërvitore që ju udhëzon në gjithçka, nga bazat e lojës deri tek mënyra më e mirë për të bërë një goditje nga këndi ose në zonën e penalltisë. Klubet e femrave nga Super Liga e Grave Barclays dhe D1 Arkema, si dhe 17 ekipe kombëtare janë shtuar për herë të parë, gjë që zgjeron ndjeshëm listën e sportistëve që hyjnë në fushë. Me sa duket, numri i klubeve do të zgjerohet më tej me pjesët e ardhshme të shkarkimit të lojës së Kupës së Botës në Katar, si dhe Kupën e Botës për Femra në Australi dhe Zelandën e Re. Karriera ime është zgjeruar me opsionin për t’u zhytur në momentet kryesore të luajtshme për të përshpejtuar ritmin e lojërave, si dhe një sistem të ri të që ju lejon të përcaktoni se çfarë lloj lojtari është atleti juaj i krijuar dhe lloji i poentave që ata marrin në një ndeshje. Ultimate Team ka marrë gjithashtu ndryshime në sistemin e tij, i cili tashmë është më i fokusuar në ndërveprimin dhe motivimin midis shokëve të skuadrës në pozicionin e tyre sesa vetë kimia e përgjithshme e ekipit. Ka gjithashtu momente të reja ku lojtarët duhet të zhyten në një provë të aftësive, me sfidat e situatës dhe pikat kryesore që përcaktojnë karrierën nga menaxherët dhe atletët-yje, të cilat mund të blihen me paketa shtesë lojtarësh. Volta kthehet gjithashtu, me lojëra në skuadër, lojëra arcade dhe ndeshje klubesh për zhbllokime shtesë për futbollistin e rrugëtimit tuaj. Këtë vit debuton sistemi i lojës Hypermotion 2 në versionet e gjeneratës së ardhshme dhe Windows të lojës, i cili përpiqet ta paraqesë sportin në fushë aq shpejt dhe realist sa është sporti në një stadium ose në TV me mbi 6000 animacione futbolli të bazuara rreth lojës. Lidhni atletet tuaja me lidhëse, sepse është koha për fillimin e lojës…
A është e mirë?
Kësti i këtij viti jep një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të përmbajë e ardhmja, por megjithëse nuk shkon aq larg sa duhet me disa nga veçoritë më të reja, mbetet thjesht, një paraqitje e fortë për ekskluzivitet. FIFA 23 sjell një sërë përmirësimesh, veçanërisht në versionin e gjeneratës tjetër të lojës, falë motorit Hypermotion 2. Loja ndihet më e shpejtë dhe ‘’më e lëmuar’’, dhe përplasjet ndihen më ndëshkuese, veçanërisht goditjet në ajër që e përplasë kokë e këmbë në tokë lojtarin. Ekziston gjithashtu një ndjenjë më e ngushtë ekuilibri midis sulmit dhe mbrojtjes në ndeshjen e këtij viti sesa që ishte më parë, veçanërisht në nivele më të larta të vështirësisë. Mbrojtësit janë më të shpejtë në mbylljen e korsive të kalimit të sulmuesve, për t’i parandaluar ata që të kenë gjuajtje në portë, ndërsa krosimet në kohë të mirë nga një anësor në mesfushë mund të kapin lojtarët kundërshtarë jashtë vijës dhe të krijojnë sulmin e përsosur. Në shumë mënyra, ndeshja e këtij viti ka të bëjë më shumë me njohjen e forcës së lojtarëve dhe se si ata kontribuojnë si kurrë më parë për skuadrën. Disa nga çështjet të vjetra, si lojtarët që vonojnë lëvizjen e topit, vrapojnë në pozicion jashtë loje, ose nuk rrotullohen vazhdimisht për të luajtur në mbrojtje, ende shfaqen ndonjëherë, por këto nuk janë aq të shpeshta sa ishin në ndeshjet e vitit të kaluar. Në fakt, vonesa në lëvizje nganjëherë duket më shumë si një taktikë e zgjedhur për të hequr ekuilibrin e lojtarëve kundërshtarë përpara se të shkojnë përpara, gjë që shihet si diçka e mirë.
Përtej lojës në fushë, ka një sërë shtesash që ia vlen koha për t’i parë, megjithëse shumë prej tyre ndihen sikur duhej të ishin përfshirë më parë ose të ishin zgjeruar. Qendra e trajnimit shton një sesion të këndshëm mësimesh për fillestarët në ekskluzivitet, duke ofruar sugjerime dhe udhëzime se si duhet t’u qasen situatave të caktuara ose të shikojnë përgjigjen ndaj skenarëve të ndryshëm gjatë lojërave. Edhe veteranët me seri mund ta përdorin këtë si një rifreskim të bukur të disa prej aftësive të tyre. Të kesh opsionin për ta marrë Kylian Mbappe-n ose Sam Kerr-in është një shtesë e bukur dhe kjo është një nga ato veçori ku ndihet sikur duhej të ishte përfshirë për disa vite kjo gjë, në vend që të ishte pjesë e lojës së fundi. Modaliteti MyCareer ka gjithashtu një kthesë intriguese me shtimin e pikave të personalitetit për të rritur atletin tuaj ‘të krijuar’. Zgjedhja për të qenë një Maverick, Virtuoz ose Heartbeat për ekipin tuaj mund të ndihmojë lojtarin tuaj të krijuar të përmbushë qëllimet e tij dinamike për një lojë dhe mund të ndihmojë në përcaktimin e lojtarit tuaj derisa filloni të lëvizni nga pankina në 11-shen startuese.
Lojtarët mund të zgjedhin të jenë një Maverick egoist dhe shokët e skuadrës nuk bëjnë kurrë përjashtime nga zgjedhjet tuaja. Kanë janë vendime të personalitetit që ndikojnë në përceptimin e tifozëve dhe klubeve për lojtarin tuaj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aktivitetet që ju prezantohen, të cilat mund të ndikojnë edhe në personalitetin tuaj. Blerja e një ‘stereo’ ose investimi në lojë është një shtesë e këndshme për lojën edhe jashtë fushës për të zhvilluar atletin tuaj. Së fundi, është mirë të shohësh disa ndryshime siç është përshtatja ndaj kimisë së njohjes së lojtarëve tuaj në vend që thjesht t’i hedhësh lojtarët në një skuadër dhe të shpresosh për më të mirën për shkak të ekipit ose ligës. Në mënyrë të ngjashme, shtimi i Moments ndihet si një rrotullim i ri në zgjidhjen e enigmës që paraqitet në sfidat e ndërtimit të skuadrës. Është një nga ato gjëra që do të dëshironit të ekzistonte një mundësi për të zhbllokuar ose për të blerë më shumë lojtarë ose ikona të Ekipit të Javës, duke plotësuar këto sfida në vend që thjesht të blini lojtarë ose pako të huazuara që mund të fitoheshin përmes dyqanit. Nëse ka ndonjë gjë të tillë, kjo do e bënte të ndjehet loja sikur ka më shumë përqendrim te mikrotransaksionet për të marrë atletët që ju nevojiten për të ndërtuar skuadrën tuaj perfekte në vend që t’i fitoni ata përmes lojës. FIFA 23 paraqet një pjesë të këndshme të lojës së bukur.
Flisni me fëmijët tuaj rreth…
- Familjet mund të flasin për konsumizëm në FIFA 23, i cili është plot me marka, duke përfshirë logot, tabelat dhe grafika të transmetimit. A është në rregull që botuesi të fitojë para edhe nga lojtarët edhe nga reklamuesit? A është e dëmshme vendosja e produktit?
- A duhet të blini një lojë sportive vjetore? Nëse zhvilluesit lëshojnë një përditësim falas të shkarkueshëm për të llogaritur ndryshimin e listave të ekipeve, a keni vërtet nevojë të blini një të tillë çdo vit? A mund të kaloni një ose dy vjet, apo veçoritë e reja dhe grafika më e mirë e justifikojnë blerjen? A ju ndihmon që lojtarët e konsolës mund të marrin një përmirësim në sistemin e gjeneratës së ardhshme falas?
Detajet e lojës
Platformat: Nintendo Switch, Xbox One, Xbox Series X/S, PlayStation 4-5, Windows;
Struktura e çmimeve: E paguar (69,99 dollarë);
E disponueshme në internet?: E disponueshme në internet;
Botuesi: EA Sports;
Data e publikimit: 30 Shtator 2022;
Zhanri: Sport;
Temat: Sporti dhe artet marciale;
Vlerësimi i ESRB: E, pa përshkrime;
Përditësimi i fundit: 5 Tetor 2022;
Solli në shqip: Prinderimi.com