HYRJE
Zhvillimi i fëmijëve është një proces i cili nënkupton të gjitha ndryshimet që ndodhin në të gjitha ciklet e jetës së tyre, nga krijimi i embrionit deri në vdekje. Është një proces mjaftë interesant, mund të themi se është një gjëegjëze komplekse dhe intriguese.
Në shikim të parë, të kuptuarit e zhvillimit të fëmijës mund të mos duket i vështirë, sepse sjelljet e fëmijëve, sidomos në moshën parashkollore, përfshirë të folurit dhe ndërveprimin me të tjerët, posaçërisht me bashkëmoshatarët janë më të thjeshta sesa sjelljet e të rriturve. Por, është shumë gabim nëse konsiderohet se proceset e përfshira në të janë aq të thjeshta.
Formimi i konceptit për veten është një proces gradual i cili është i lidhur ngushtë me zhvillimin kognitiv, emocional dhe social të fëmijës, rëndësi i kushtohet zhvillimit social sepse gjatë këtij zhvillimi fëmija mëson që të sjellët në mënyrë të përshtatshme në shoqëri.
I. KUPTIMI I PËRGJITHSHËM PËR ZHVILLIMIN SOCIAL
Zhvillimi social dhe ndërveprimi me të tjerët ndikojnë te fëmija për mënyrën se si ai sheh veten, të tjerët dhe botën që e rrethon. Nëpërmjet zhvillimit social, fëmija njeh mjedis social e kulturor që e rrethon, vlerëson komunitetin në të cilin jeton dhe kontribuon në mbarëvajtjen e jetës së përbashkët në këtë komunitet.
Zhvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen pjesë e grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre si individë të veçantë. Njëra anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi, procesi nga i cili fëmijët përfitojnë rregullat, vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre, ndërsa ana tjetër është formimi i personalitetit. Në këtë proces, fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme. Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër katër faza kryesore:
- Dallimi i vetes nga të tjerët
- Lidhja, bashkimi me të tjerët
- Identifikimi i vetes, duke vëzhguar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga “shpërblimet’ ’ që i bëhen sipas sjelljes së tij.
- Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi.
Fëmija në këtë moshë:
- Flet rreth familjes së tij.
- Di emrin e vendit ku jeton
- Krijon lojëra dhe di të tregojë se si luhen ato.
- Merr pjesë në lojërat e zhvilluara në grup. duke zbatuar rregullat e lojës.
FËMIJËT DHE FAMILJA
Në moshën 5 vjeç, fëmija krijon identitetin e tij brenda familjes. Kryesore për ta është që të kuptojnë qartë rolin që kanë në familje. Prindërit janë të kënaqur kur fëmijët fillojnë bëjnë miqësi jashtë shtëpisë. Ndërkohë, këto marrëdhënie mund të ndikojnë për mirë ose për keq në sjelljen e fëmijës.
Nxitja e individualitetit të fëmijës ndihmon në të njëjtën kohë për të përcaktuar kufijtë e sigurt, brenda të cilëve zhvillohet kjo lëvizje e re e fëmijës jashtë shtëpisë. Në kohën kur fëmijët kërkojnë të dalin jashtë rrethit familjar, duhen nxitur të merren me gjimnastikë, not, kërcim. mësim të muzikës dhe veglave muzikore. Shpeshherë ju i drejtoni fëmijët në gjërat që ju pëlqejnë vetë, si sporti për baballarët, koncertet për mamatë. Por duhet të jeni të gatshëm edhe të pranoni që fëmijët tuaj mund të mos të pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqeni ju. Atëherë duhet të përpiqeni të zbuloni së bashku interesat e fëmijës. E rëndësishme është që ju të mbeteni shoqërues në aktivitetet e fëmijës jashtë familjes. Marrëdhëniet në familje janë leksione të vërteta për jetën, në sytë e fëmijës. Ju mund të kujtoni fëmijërinë luaj, kur nga prindërit ju është kërkuar të kujdeseni për fëmijët më të vegjël ose kur mbaheshit me hatër, se ishit fëmija i parë apo djali i vetëm i shtëpisë. Fëmijët e trajtuar gjithmonë si të vegjël mund të kenë përfitime brenda shtëpisë. por shpesh janë edhe të fyer.
Fëmija i parë ka një marrëdhënie të veçantë me familjen. Ai zë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Por ndërkohë. në moshën 5 vjeç, kur ai del jashtë shtëpisë, gjen diçka të panjohur. Kjo është e bukur, por edhe e frikshme për fëmijën. Një 5-vjeçar mund të fillojë të ketë zili fëmijët më të vegjël që vazhdojnë të rrinë në shtëpi me nënën, të sigurt dhe pa qenë nevoja të vihen përpara vështirësive. Edhe ju mund të mos të dini ç’të bëni: të rrini me të voglin, apo të shoqëroni më të madhin. Situata bëhet edhe më e komplikuar, sepse edhe fëmija më i vogël në shtëpi sikur ndihet fajtor pasi bëhet pjesëtar “sekret” me nënën e tij kundrejt fëmijës së madh. E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë situatë është të njohim vështirësitë e një fëmije 5-6 vjeç jashtë dhe ndjenjat e tij, të njohim xhelozinë dhe trishtimin e tij, ndonjëherë edhe agresivitetin. Në të njëjtën kohë, t’i tregojmë atij, dashuri dhe interes si dhe të vlerësojmë aktivitetet që ai bën. Ju mund të gjendeni përballë situatës së vështirë me një 5 vjeçar, kur ai bëhet xheloz për vëllain ose motrën më të madhe që ka më shumë liri, më shumë argëtim dhe më shumë privilegje. Ata janë ziliqarë dhe kuriozë për jetën e më të madhit.
Grupi i moshatarëve përmes lojërave e bën 5 vjeçarin të kuptojë aftësitë, por edhe paaftësitë e tij. Tani ai duhet të përballojë moshatarët. sepse edhe ata mund të jenë më të zotë se ai dhe mund të argëtohen më shumë se ai. Në këto kushte, mund të ndodhë që një fëmijë 5-6 vjeç bëhet i ndrojtur në grupin e moshatarëve jashtë mjaft i ashpër, agresiv dhe i pasjellshëm me fëmijët më të vegjël brenda shtëpisë.
Jashtë ai është i trembur, brenda ka një rol kryesor. Edhe në këtë rast ju duhet të ndërhyni. jo vetëm për ta qortuar për sjelljet brenda shtëpisë, por edhe për ta mbështetur në aktivitetet me shokët ose në kopsht. Fëmija i dytë i familjes, në moshën 5-6 vjeçare. në botën e jashtme ka më shumë lehtësira, pasi ka një mbështetje, vëllanë ose motrën më të 20 madhe. Por nga ana tjetër, ata ndihen keq që duhet të luftojnë shumë për t’u barazuar me të madhin. Mund të humbin një pjesë të besimit në vetvete dhe në aftësitë e tyre.
Ju duhet:
- T’i ndihmoni fëmijët t’i kalojnë mirë këto ndjenja, që ata të rriten më të qetë.
- T’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se aftësitë dhe talentet e tyre do të jenë vazhdimisht krahas aftësive të vëllezërve dhe shokëve të tjerë.
- T’u tregoni fëmijëve se nuk është e nevojshme të jesh madhështor me çdo kusht.
- Shumë nga situatat e vështira për fëmijët mund të ndihmohen duke treguar për veten tuaj në moshë të vogël.
- Të tregoni interes për aktivitetet e fëmijës jashtë shtëpisë.
- T’i tregoni atij se vëllai apo motra më e vogël ka nevojë për kujdes, ashtu siç jeni kujdesur për të kur ai ishte i vogël. Nga një 5-6 vjeçar ju shiheni edhe si prindër, por edhe si persona të rritur. Në fillim ai ju ka imituar që të komunikonte me ju. Por tani ju shikon me adhurim, si të përsosur dhe madhështorë, dhe ka ndjenja të ngatërruara për nënën dhe babain. Shumë nga sjelljet e fëmijëve lidhen me këto ndjenja. Vajzat bëjnë “vogëlushen” e babait dhe i bëjnë qejfin atij dhe djemtë bëhen Supermenë dhe fillojnë të bëhen “mbrojtës” të nënës së tyre.
MARRËDHËNIET MES PRINDËRVE
Studimet shkencore tregojnë qartë se marrëdhëniet e mira mes prindërve ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijës. Në rastet kur atmosfera mes prindërve është e tensionuar, me debate të shumta, dhe jo e lumtur bëhet një faktor ndikues në sjelljen agresive të fëmijës. Nëse meshkujt sillen pa kujdes dhe ashpër me bashkëshortet e tyre, fëmija gjithashtu ka një tendencë të jetë i mbyllur dhe në shumë raste i pandjeshëm. Në vazhdimësi edhe suksesi në mësime lidhet ngushtë me këtë ecuri. Në rastet kur jetohet në një harmoni familjare dhe marrëdhëniet mes prindërve shkojnë mirë, kjo atmosferë ndikon pozitivisht në karakterin e fëmijës.
Një ndër arsyet kryesore se pse baballarët nuk mund të përkujdesen shumë për fëmijët është se jetojnë në një stres midis përgjegjësive familjare dhe atyre të punës. Një problem tjetër mbetet orari i tej zgjatur i punës. Ky orar bën që baballarët ta ndjejnë veten nën presionin intensiv të ditës duke i detyruar ata nga pikëpamja psikologjike të mos i pranojnë fëmijët si individë dialogues dhe rrjedhimisht bëhen të paaftë t’i kuptojnë ata.
Vihet re që oraret e zgjatura dhe të çrregullta të prindërve që punojnë. stresojnë dhe keqësojnë jetën familjare, si dhe bëjnë që influenca prindërore te fëmijët të humbasë efikasitetin e saj.
Kushtet e tilla në familje bëjnë që te fëmijët të dallohen probleme sociale dhe emocionale më të mëdha. Mos përkimi i orareve të punës së prindërve me oraret e shkollës së fëmijës ndikon edhe te prindi duke shkaktuar probleme psikologjike.
Prind të përkushtuar janë ata prind të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre (hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku. si për shembull: lexojnë libra, luajnë etj.) dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta. ju gjenden gjithmonë pranë.
Prindërit e përkushtuar jetojnë bashkë me fëmijën e tyre Prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre.
Loja ndihmon në zhvillimin social të fëmijës. Bashkëveprimi me fëmijët e tjerë u mëson atyre aftësitë sociale të nevojshme për të jetuar në shoqëri. Loja i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve. Për shembull, vajza në rolin e nënës i thotë “të bijës” se nuk bëri mirë që u grind me shoqen e saj në kopsht. Gjithashtu, para se të shkojnë në shkollë, fëmijët luajnë shkollash: ata bëjnë sikur janë nxënës. Kjo parapërgatitje lehtëson familjarizimin e tyre me shkollën dhe rregullat e saj.
-
STANDARTET E ZHVILLIMIT SOCIAL
-
Strategjitë dhe veprimtaritë praktike për përmbushjen e treguesve të standardit 1:
- Improvizime situatash në dyqane ku shiten artikuj të ndryshëm me qëllim përdorimin e fjalëve magjike.
- Improvizime situatash nga jeta e përditshme familjare.
2. Shfletimi i albumit të fotografive të pjesëtarëve të familjes. – Standardi 2
- Lojë simbolike “Në familje” për marrëdhëniet ndërmjet pjesëtarëve të familjes.
- Lojë simbolike “Ardhja dhe largimi nga kopshti”
- Loja “Rrëmbimi i shamisë”
- Loja me stafeta
- Lojë simbolike “Në shtëpi ndihmojnë të gjithë” për kontributin që jep çdo pjesëtar në familje
- Lojë në role “Në dyqan” për marrëdhëniet shitës -blerës
Improvizime situatash nga jeta e përditshme familjare me tema të tilla si: “Vëllai sëmurë”, “Kukulla në rrezik”, ku fëmijët orientohen ku dhe si të kërkojnë ndihmë në rast nevoje.
- Lojë simbolike “Në teatrin e kukullave”, “Në cirk” ose “Në kinema”, ku fëmijët mësojnë si të sillen në vende të tilla
- Lojë simbolike “Alo ambulanca’
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 3:
- Improvizime të situatave të ndryshme ku njerëz të panjohur u ofrojnë fëmijëve dhurata, para. karamele etj. dhe mënyrat për t’i shmangur ato.
- Veshim – zhveshim kukullat me qëllim ndihmën që i japim njëri-tjetrit.
- Komentime të regjistrimeve të bëra në ceremoni dhe festa familjare dhe shoqërore.
- Punimi i përrallave të njohura si “Kësulëkuqja”, “Borëbardha” për të kuptuar rëndësinë e shmangies së njerëzve të panjohur.
- Lojë simbolike “Kukulla në shtëpinë time” ku improvizohen situata të takimit me njerëz të panjohur.
- Loja “Macja kapi miun”
- Lojë simbolike “Në fundjavë me kukullën/arushin”, me qëllim që fëmijët të nxiten për të përshkruar veprimtaritë që kanë kryer.
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 4:
- Shembuj dhe raste nga veprimtaria e përditshme në kopsht. në të cilat fëmijët analizojnë
- veprimet dhe sjelljet e tyre ndaj shokëve/shoqeve
- Lojë simbolike me kukulla për të improvizuar hyrjen në biseda të fëmijëve me njëri-tjetrin, marrëdhëniet në lojë, zgjidhjen e situatave të ndryshme etj.
- Lojë në role “Te këndi i lojërave”, “Në ditëlindjen e shokut/e shoqes” për të improvizuar marrëdhëniet ine njëri-tjetrin.
- Vizitë te dentisti
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 5:
- Improvizime të veprimeve rutinë që bëhen në mëngjes dhe në darkë
- Improvizimi i situatave ku fëmijët hyjnë në marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe analizojnë sjelljen dhe veprimet në to.
- Improvizime situatash ku fëmijët dallojnë raste ku veprojnë gabim ose shkelin rregullat në mjedise të ndryshme.
- Punimi i tregimeve me temë nga jeta e përditshme e fëmijëve, zbatimi i regjimit ditor etj
- Lojë në role “Porsa ngrihem në mëngjes”, “Në familje dhe në kopsht kryej detyra të caktuara’
- Punimi i tregimeve me temë nga jeta e përditshme e fëmijëve dhe ngjarje që lënë gjurmë në kujtesën e çdo fëmijë.
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 6:
- Improvizime situatash ku fëmijët udhëtojnë me mjete të ndryshme.
- Improvizime të situatave në të cilat trajtohen raste të zbatimit dhe të shkeljes së të drejtave të fëmijëve.
- Improvizime të situatave në të cilat trajtohen raste të zbatimit ose jo të procedurave rutinë, të të drejtave të lojës me role “Qyteti ynë ka nevojë për ndihmën tonë”
- Lojë në role “Kemi një problem që ka nevojë për t’u zgjidhur nga ne fëmijët”.
- Lojë në role “Mëngjesi i një familjeje”.
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 7:
Improvizime situatash në të cilat fëmijët kalojnë nga njëra veprimtari në tjetrën sipas komandave, sinjaleve dhe shenjave që u jepen.
Improvizime situatash në të cilat fëmijët ndodhen në mjedise të ndryshme, si: “Në teatër
mbajmë qetësi”, “Në këndin e lojërave kënaqemi të gjithë”, “Në dyqan mbajmë radhën”, “ShShShT! Kukulla po fie” etj.
Improvizime situatash në të cilat fëmijët zbatojnë procedurat dhe veprimet ditore rutinë.
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 8:
Kartela me figura, filma dhe veprimtari në të cilat fëmijët shfaqin gjendje të ndryshme emocionale.
Improvizime situatash ku fëmijët shprehin emocione, tregojnë kujdes dhe mbajnë qëndrime të caktuara.
Organizime të veprimtarive të tilla, si: gara me biçikleta, ngritje balonash etj.
- Përralla të cilat kanë në fokus empatinë, si mund t’i ndihmojmë të tjerët ose si mund t’i ngushëllojmë miqtë.
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 9:
- Improvizim situatash ku fëmijët reflektojnë ndaj arritjeve të tyre, ndaj punëve dhe detyrave që kryejnë, të sjelljeve dhe veprimeve që kryejnë etj.
- Improvizime bisedash dhe situatash në të cilat fëmijët u tregojnë kukullave për gjërat që dinë të bëjnë më mirë.
- Veprimtari praktike “Kujdesi gjatë lojës”, “Sistemimi i lodrave”, “Jap ndihmën time” etj.
- Lojë simbolike “Në shtëpi me prindërit”
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 10:
- Improvizime situatash në të cilat fëmijët përjetojnë emocione të ndryshme.
- Improvizime situatash në të cilat fëmijët përjetojnë emocione të ndryshme, të lindura në kontekste të caktuara.
- Improvizime situatash në të cilat fëmijët zgjidhin situata konfliktuale të lindura gjatë lojës/ veprimtarisë.
- Improvizime situatash në të cilat fëmijët imagjinojnë se si do të silleshin në kontekste të caktuara.
- Lojë e pasqyrës, para të cilës fëmijët komunikojnë me gjuhën e trupit dhe të fytyrës
-
Strategjitë dhe veprimtaritë për përmbushjen e treguesve të standardit 11:
- Improvizime situatash në të cilat fëmijët vihen para zgjedhjesh të ndryshme.
- Improvizime situatash në të cilat fëmijët zihen për një lodër a për një veprimtari dhe nxjerrin mësime si të zgjidhin situatat konfliktuale në rastet e sipërpërmenduara.
- Përralla e tregime nga të cilat fëmijët nxjerrin mësime si të zgjidhin situatat konfliktuale në lojë dhe në veprimtari të ndryshme.
- Loja me stafeta. për fitimin e së cilës fëmijët duhet të bashkëpunojnë me shokët e skuadrës.
-
ARGUMENTE
Filozofët e njohur të kohës së renesancës e vlerësojnë lojën si një aktivitet mental i cili e mundëson të mësuarin tek fëmijët.
Sipas Kantit “fëmijët duhet të mësojnë si të jenë në lojë”. Edhe Loku në shkrimet e tij thekson rëndësinë e lojës në të mësuarin e fëmijës.
Schiller (1794) thekson se loja paraqet një aktivitet mental/simbolik dhe fizik. Sipas tij individi është i kompletuar vetëm nëpërmjet lojës.
Froebel (1887) nje filozof tjetër i njohur thekson se loja paraqet nivelin më të lartë të zhvillimit tek fëmijët. Sipas tij aktiviteti më i natyrshëm i fëmijëve është loja. Loja promovon zhvillimin social të fëmijëve. Jeta e mëvonshme e individit i ka rrënjët në lojën e tij gjatë fëmijërisë së hershme. Ky filozof njëherit zbuloi edhe blloqet ndërtuese dhe lojërat e kohës rrotulluese.
John Devvey filozof dhe mësues. potencon rëndësinë e lojës në zhvillimin e fëmijës. Sipas tij loja u mundëson fëmijëve të eksplorojnë shoqërinë dhe mjedisin. Ajo shërben si ndërmjetës mes fëmijëve dhe shoqërisë. Ai po ashtu thekson se loja ndihmon zhvillimin e aftësive organizuese tek fëmijët.
Maria Montesori (1870-1952), është gruaja e parë e cila ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e hershëm të fëmijëve. Sikurse Froebel edhe Montesori ka parë rëndësinë e aktivitetit të vetë iniciuar nga fëmijët nën mbikëqyrjen e një të rrituri. Sidoqoftë ajo ka vënë theksin më tepër në rëndësinë e të mësuarit për jetën reale nëpërmjet materialeve gjatë lojës konstruktive e cila gjë ka ndihmuar që nëpërmjet shqisave fëmijët të mësojnë dhe bëjnë dallimin për ngjyrat, madhësinë, sasinë etj.
Qysh në kohët e lashta, Platoni ka thënë se edukimi duhet të bëhet përmes argëtimit. Edhe pse gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit shoqërorë, mënyra e jetës është ndryshuar, loja edhe në kushte të reja shoqërore ka mbetur pjesë përbërëse e aktivitetit të fëmijës. Për këtë arsye, loja dhe lodrat qysh prej kohësh kanë qenë objekt studimi të shumë autorëve.
Në fillim të shek.XX, në SHBA ka filluar të paraqitet interesimi për rëndësinë dhe vendin që e zënë lojërat dhe lodrat ne jetën emotive të fëmijës. Po në këtë shek. janë llogaritur 5000 lloje të ndryshme lodrash, ndërsa sot ka më shumë se 60.000. Industritë e ndryshme të cilat janë marrë më prodhimin e lodrave, kanë përdorur materiale si: drurin. metalin, e më vonë diku në vitet e 50-ta përdorën edhe sintetikën.4 Kukullat si lodra, për herë të parë janë paraqitur në shek.XV.
Nga shek. XVI-XVIII janë përpunuar shumë kukulla luksoze të cilat u kanë shërbyer të rriturve si manekinë. Me kalimin e viteve, kukullat janë bërë gjithnjë e më të përsosura, me sy qelqi, gjymtyrë nga lëkura dhe flokë të ngjyrosura si dhe lodrat e tjera kanë përjetuar ndryshime të mëdha si për nga materiali ashtu edhe dukja dhe forma. Sot kukullat flasin, këndojnë, qeshin, qajnë dhe ecin. Kjo është një përmbledhje e ndryshimit historik që ka përjetuar kukulla si lodër gjatë historisë.
3.1 Ndikimi i lojës në zhvillimin social
Loja shoqërore nënkupton ndërveprimin mes fëmijëve. Mënyra si fëmijët krijojnë lidhje me njerëz të ndryshëm quhet zhvillim social. Studimet tregojnë se fëmijët lidhen me njerëz në mosha të ndryshme dhe mënyra të ndryshme, ata janë të lirë të krijojnë sipas fantazisë së tyre. Duke luajtur me të tjerët fëmijët mësojnë shpejt nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diçkaje me shokët. Bashkëpunimi me fëmijët e tjerë u mëson atyre aftësitë e nevojshme sociale për të jetuar në shoqëri, prandaj mund të themi se loja i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve, të fitojnë përvoja të reja si dhe zhvillim të aftësive të të menduarit, të zhvillojë imagjinatën, sigurinë si dhe bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjësi, të zhvillojë aftësi të të menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i shprehë nevojat e tij.
Lojërat në grup, veprimtaritë sportive, komunikimi gjatë lojës, luajtja e roleve në lojërat që lidhen me profesionet, zhvillojnë marrëdhënie pozitive shoqërore ndërmjet fëmijëve.
Loja i lejon fëmijët që të eksplorojnë botën të cilën mund ta zotërojnë, ajo iu mundëson fëmijëve ta mposhtin frikën e tyre, përderisa ata praktikojnë role që i imitojnë të rriturit. ndonjëherë bashkë me fëmijët e tjerë ose kujdestarët e tyre. Përderisa zotërojnë botën e tyre , loja fëmijëve iu ndihmon të zhvillojnë kompetenca të reja që çojnë drejt rritjes së vetëbesimit dhe elasticitetit, gjë e cila do t’iu nevojitet fëmijëve për të përballur sfidat në të ardhmen.
Përmes lojës dhe me anë të saj, fëmija shpreh ndjenjat ashtu si janë në vetvete, pa trillime dhe gënjeshtra si p.sh. një vajzë duke luajtur me kukullën e saj, ajo i fal ndjenjat ashtu si janë, gjithçka e jep me gjithë shpirt, e rregullon karrocën e saj, palos mbulesat, bisedon me të, e vë në gjumë etj.
Kjo lojë i lejon fëmijës t’i shprehë të gjitha ndjenjat, mjafton të shohësh shprehjen e saj derisa e përqafon. e përkëdhelë me fjalë të bukura. në anën tjetër, në raste inati me kukullën e saj, ajo përdorë edhe fjalë të rënda, ashtu si i ka dëgjuar prej nënës ose te dy prindërve
Lojërat simbolike ose lojërat imitative, tregohen si formë e veçantë e mësimit social tek fëmijët, sepse ndërmjet tyre ata hyjnë në botën e veprimtarive të të rriturve në raportet e tyre të ndërsjella. Fëmijët kanë nevojë që të vishen dhe të sillen si njerëzit që i njohin. Pajisjet që i inkurajojnë lojëra të tilla, janë; pajisjet e mirëmbajtjes së shtëpisë, kukullat, enët e kuzhinës, blloqet, mjetet e transportit. instrumentet muzikore etj.
Edhe lojërat dhe lodrat muzikore shprehin emocionet dhe ndjenjat e tyre të brendshme si p.sh duke kënduar, duke fërshëllyer, duke u rënë veglave muzikore, duke kërcyer etj.
Studimet tregojnë se ndikimi i të rriturve është i domosdoshëm jo vetëm që të paraqiten lojërat e para elementare, por edhe të kalohet nga faza më e ulët zhvillimore, nga viti i tretë deri në vitin e pestë, në fazën më të lartë zhvillimore, nga viti i pestë deri në vitin e shtatë.
Secila lojë dhe secili aktivitet ndikon në zhvillimin e aftësive psikosociale që rezulton në menaxhimin më të mirë të emocioneve dhe lidhjeve sociale, këto janë: vetëbesimi, entuziazmi, kreativiteti. përgjegjësia, sinqeriteti, vendosmëria, besimi në të tjerët, komunikimi, respekti, etj.