Nga: Lexi Walters Wright
Rishikuar nga eksperti: Mark J. Griffin, PhD
Në një vështrim të çastit:
- Është tejet e rëndësishme t’i edukoni fëmijët të mësojnë dhe mendojnë ndryshe përreth sigurisë personale.
- Ata mund të kenë nevojë për mësime dhe gjuhë specifike për t’u marrë me situata potencialisht të pasigurta.
- Komunikimi i hapur me fëmijën tuaj dhe luajtja e roleve është thelbësore.
Kur bëhet fjalë për sigurinë personale, fëmijët që mësojnë dhe mendojnë ndryshe mund të jenë më të prekshëm se fëmijët e tjerë. Pra, si mund ta mësoni fëmijën tuaj për njerëzit “të sigurt” dhe “të pasigurt”? Filloni me këto këshilla:
Thuajeni sa më herët, sa më shpesh dhe sa më qartë.
Thuajini fëmijës suaj: “Mos shko asnjëherë me dikë pa më pyet mua”. Ose “Unë të tregoj paraprakisht nëse mund të shkosh me dikë tjetër përveç meje.”
Flisni për ndjenjat e pakëndshme.
Ju mund ta mbani në gjendje të ultë tensionimin e situatës, por është ende e rëndësishme të flisni për situatat që e dini se do ta bënin fëmijën tuaj të ndihet ‘jorehatshëm’. Pyetini fëmijët për çdo rast kur janë ndjerë çuditshëm ose jorehatshëm dhe të përshkruajnë se si janë ndjerë.
Mendimi i këtyre situatave jo të rehatshme mund të ju ndihmojnë ta mbani fëmijën tuaj të sigurt në vazhdimësi. Nëse fëmija juaj duket i frikësuar ose fillon të shqetësohet derisa jeni duke folur, tërhiqjani fjalët ngadalë. Kjo është gjë e madhe për fëmijët, për të marrë një përgjigje ose për të shprehur diçka. Zbërtheni ndjenjat aktuale të fëmijës suaj dhe flisni për to. Pastaj, më vonë, mund të ktheheni dhe të flisni më shumë për skenarin e pakëndshëm.
Flisni për “njerëz të ndërlikuar”.
Ideja e ekzistencës së njerëzve të huaj (për ta), mund të jetë konfuze për disa fëmijë. Disa njerëz janë të pasigurt, për fat të keq, pra disa njerëz që fëmijët tuaj i njohin në të vërtetë dhe që mund t’i shohin rregullisht.
Një mënyrë për të shpjeguar se nga kush duhet të keni kujdes është duke folur për “njerëzit e ndërlikuar”. Kur fëmija juaj është i vogël, i thoni: “Shumica e njerëzve janë shumë të mirë. Por, disa njerëz kanë probleme dhe nuk janë aq të mirë. Është detyra ime t’ju mbroj prej tyre.”
Derisa fëmijët rriten, filloni të përmendni se edhe ata janë gjithashtu përgjegjës për sigurinë e vet. Dhe, nëse ndonjëherë ndjehen si dikush, pavarësisht nëse e njohin apo jo personin, është i ndërlikuar – dredharak, ata janë të lire të vijnë tek ju për të folur për këtë gjë.
Jini specifik.
Shpjegojini fëmijës suaj disa nga gjërat e pakëndshme që mund të bëjnë njerëzit e panjohur. Për shembull, ata mund t’u kushtojnë shumë vëmendje fëmijëve edhe madje t’u japin dhurata atyre. Ata mund të përdorin ‘prekje’ fizike me fëmijët edhe kur fëmijët u kërkojnë të mos i prekin.
Njerëzit e panjohur mund të përdorin gjithashtu fjalë të papërshtatshme për të komentuar se si duken fëmijët. Ata mund t’i kërkojnë një fëmije udhëzime ose t’i ndihmojnë të kërkojnë diçka, si për shembull: një qen që gjoja ka humbur.
Luajtja e rolit.
Sigurohuni që fëmija juaj e di se ËSHTË NË RREGULL t’u thotë jo njerëzve. Nuk ka rëndësi nëse fëmija juaj e njeh personin apo jo. Së pari, flisni për atë që fëmija juaj mund të bëjë në situata ku përfshihen të huajt. Për shembull, çka nëse menaxheri në pistën e patinazhit i kërkon fëmijës tuaj të çojë diçka në makinën e tij?
Pastaj, interpretoni dhe luani me role situatat që përfshijnë njerëz që mund të njohë edhe fëmija juaj. Me fjalë të tjera, çka nëse një fqinj i panjohur fton fëmijën tuaj për një meze të lehtë? Apo nëse një i afërm vazhdon t’i kërkojë fëmijës tuaj “përqafime dhe puthje”?
Bëjini fëmijët “pronar” të trupit të tyre.
Është thelbësore t’u thuash fëmijëve se askush nuk lejohet të prekë trupin e tyre në një mënyrë që i bën ata të mos ndihen rehat. Kjo vlen veçanërisht për zonat me rroba banjo. Nëse fëmija juaj duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve fizike me një mjek, merrni pjesë në takim dhe kërkoni nga mjeku që të shpjegojë se çfarë po bën, për t’i dhënë më shumë kuptim (mënyrës së) ekzaminimit.
Shumë pediatër dhe mjekë duhet ta bëjnë një shënim për të theksuar se fëmijët janë ‘’pronarët’’ e trupit të tyre, në çdo provim vjetor të fizikut. Edhe nëse nuk e bëjnë, ju mund t’i kërkoni ta bëjnë dhe këtë mesazh të përçoni edhe në shtëpi.
Jepni hapa të thjeshtë për situata të frikshme.
Keni një listë të hapave që mund të ndërmarrë fëmija juaj në momentin që ndodh një situatë e pakëndshme. Nëse fëmija juaj ndihet ‘fare i çuditshëm’, hapat e mëposhtëm janë të përshtatshëm për situata të tilla:
Hapi 1: Thuaj me zë të lartë, “JO!” (Për fëmijët të cilëve u është thënë vazhdimisht të përdorin “zërin e tyre të brendshëm”, kjo mund të duket e panatyrshme.)
Hapi 2: Ik. (Fëmijët mund të mos jenë mësuar të lejohen të vrapojnë. Theksoni sa e rëndësishme është kjo.)
Hapi 3: Gjeni një të rritur të besuar. (Nëse fëmija juaj është në publik dhe nuk ju gjen juve, thuajini fëmijës tuaj të kërkojë një nënë që ka fëmijë me vete.)
Flisni për sigurinë e të huajve në internet.
Siguria personale shtrihet edhe në jetën dixhitale të fëmijës suaj, duke filluar nga moshat gjithnjë e më tëreja. Është e rëndësishme t’u mësoni fëmijëve atë që është e përshtatshme dhe e papërshtatshme në internet, ku ndonjëherë mund të ndihet sikur çdo gjë është e lejuar.
Vazhdoni bisedën e sigurisë.
Siguria personale nuk është diçka për t’u rritur vetëm një herë me fëmijën tuaj. Duhet të jetë pjesë e diskutimeve të rregullta dhe të qeta. Filloni kur fëmija juaj është shumë i vogël dhe bëhuni më të detajuar në diskutime ndërsa fëmija juaj rritet.
Disa nga gjërat që mund t’i merrni me vete si këshillë:
- Flisni për sigurinë personale herët, shpesh dhe qartë.
- Mbani një dialog të hapur me fëmijën tuaj rreth njerëzve dhe situatave “të sigurta” dhe “të pasigurta”.
- Bëni skenare të lojës me role me fëmijën tuaj, si për shembull: vëmendja e padëshiruar nga një i huaj.
Rreth autorit:
Lexi Walters Wright është ish-menaxhere e komunitetit në Understood, prej nga edhe është burimi i këtij artikulli. Si shkrimtare dhe redaktore, ajo i ndihmon prindërit të bëjnë zgjedhje më të informuara për fëmijët e tyre dhe për veten e tyre.
Shqyrtuar nga:
Mark J. Griffin, PhD ka qenë profesionist në fushën e aftësive të kufizuara në të mësuar për më shumë se 45 vjet. Ai ishte drejtori themelues i shkollës Eagle Hill.
Përktheu: Perparim Blakaj
Prinderimi.com