Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Çfarë ka të re

Parandalimi i sëmundjeve varet nga 5 zakone të rëndësishme, thonë ekspertët

November 23, 2026

Ekspertët paralajmërojnë: Ky stil prindërimi mund të ketë ndikimet më negative te fëmijët

November 23, 2026

Takim online me prindër: Rrjetet sociale dhe lojërat – Ndikimi i tyre në shëndetin mendor të fëmijëve

November 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»Parandalimi i sëmundjeve varet nga 5 zakone të rëndësishme, thonë ekspertët
FOKUS

Parandalimi i sëmundjeve varet nga 5 zakone të rëndësishme, thonë ekspertët

LRBy LRNovember 23, 2026No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Parandalimi i sëmundjeve varet nga 5 zakone të rëndësishme, thonë ekspertët

Gjatë sezonit të virozave, nga tetori deri në maj, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj ftohjes së zakonshme, gripit dhe infeksioneve të tjera. Megjithatë, disa masa të thjeshta parandaluese mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve në familje.

AN Pharm Pharmacy

Nga ftohja e zakonshme deri te gripi dhe deri te gripi dhe norovirusi, sëmundjet mund të duken të pashmangshme sapo fillon sezoni i virozave. Megjithatë, përmes disa masave parandaluese, prindërit mund ta zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun që anëtarët e familjes të sëmuren.

Sezoni i sëmundjeve zakonisht shtrihet nga tetori i një viti deri në maj të vitit pasues dhe mund të jetë një periudhë stresuese për familjet dhe fëmijët. “Gjatë sezonit të virozave vërehet një rritje e infeksioneve bakteriale dhe virale, si dhe e ekspozimit ndaj tyre”, shpjegon Dr. Jo Ann Robinson, specialiste në Cleveland Clinic.

Sipas Dr. Robinson, vaksinat e përshtatshme për moshën mund të shpëtojnë jetë dhe të zvogëlojnë ashpërsinë e disa sëmundjeve. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) theksojnë gjithashtu se një nga mënyrat më të mira për të parandaluar infeksionet është respektimi i kalendarit të rekomanduar të vaksinimit.

Megjithatë, prindërit nuk duhet të ndalen vetëm te vaksinimi. Ekzistojnë edhe shumë masa të tjera parandaluese që mund të zbatohen në jetën e përditshme.

Sëmundjet më të zakonshme gjatë sezonit të virozave

Gjatë sezonit të virozave, ftohja e zakonshme dhe gripi janë ndër sëmundjet më të shpeshta që qarkullojnë te fëmijët. Gjatë vitit shkollor, shumë fëmijë kalojnë kohë të gjatë në klasa dhe ambiente të përbashkëta, ku ndajnë lodra, ushqime dhe sende të tjera me bashkëmoshatarët.

Këto kontakte të afërta mund të lehtësojnë përhapjen e infeksioneve. Gjithashtu, sistemi imunitar i fëmijëve është ende në zhvillim, gjë që mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj disa sëmundjeve. Në raportimet e CDC-së për sezonin e përmendur në artikullin origjinal, aktiviteti i infeksioneve respiratore ishte i lartë, përfshirë COVID-19, gripin sezonal dhe virusin respirator sincicial (RSV), veçanërisht te fëmijët e vegjël.

1. Mbani pastërtinë dhe higjienën personale

Mbrojtja e parë kundër sëmundjeve është pastërtia dhe higjiena e mirë, pasi mikroorganizmat mund të përhapen përmes pikëzave respiratore dhe kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara. “Sistemi ynë imunitar ekspozohet ndaj mikrobeve gjatë gjithë vitit. Qëllimi është të zvogëlojmë ekspozimet që mund t’i vendosin fëmijët në rrezik më të madh për t’u sëmurë”, shpjegon Dr. Robinson.

Ajo rekomandon pastrimin e rregullt të shtëpisë çdo javë, ndërsa sipërfaqet dukshëm të ndotura dhe ato që preken shpesh duhet të pastrohen çdo ditë ose sipas nevojës.

Larja e duarve është po aq e rëndësishme.

Prindërit duhet ta bëjnë zakon larjen e duarve me teknikën e duhur ose përdorimin e dezinfektuesit kur është e përshtatshme. Duart tona bien vazhdimisht në kontakt me sipërfaqe që preken edhe nga persona të tjerë. “Uji dhe sapuni janë gjithmonë zgjedhja më e mirë, veçanërisht para ngrënies”, thekson Dr. Robinson.

Mësimi i fëmijëve për higjienën personale është gjithashtu thelbësor. Edhe fëmijët më të vegjël mund të mësojnë rregullat bazë të higjienës gjatë sëmundjes. “Mësojini të mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten ose teshtijnë”, këshillon Dr. Robinson. Kjo ndihmon në zvogëlimin e pikëzave respiratore që përhapen në ajër. Fëmijët duhet të mësohen të përdorin shami ose pjesën e brendshme të bërrylit.

Nëse nuk arrijnë të mbulohen në kohë, kthimi i fytyrës larg personave të tjerë mund të ndihmojë në zvogëlimin e ekspozimit të drejtpërdrejtë. Për rrjedhjen e hundës, Dr. Robinson thekson rëndësinë e përdorimit të shamive të letrës, në vend të duarve apo rrobave. Shamitë e përdorura duhet të hidhen menjëherë në kosh, pasi mund të mbajnë mikroorganizma që shkaktojnë infeksione.

2. Qëndroni fizikisht aktivë

Hulumtimet sugjerojnë se aktiviteti fizik me intensitet të moderuar mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa sëmundjeve. Dr. Robinson rekomandon që familjet të kalojnë kohë jashtë duke u argëtuar dhe duke qenë fizikisht aktive.

Aktivitetet në natyrë ofrojnë disa përfitime:

– Ndihmojnë në zvogëlimin e stresit.
– Mundësojnë ekspozimin ndaj dritës së diellit, e cila ndihmon trupin të prodhojë vitaminë D.
– Zvogëlojnë kohën e kaluar në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara, ku infeksionet respiratore mund të përhapen më lehtë.

Edhe 20–30 minuta lëvizje në ditë mund të sjellin përfitime për shëndetin, megjithëse fëmijët, në varësi të moshës, mund të kenë nevojë për më shumë aktivitet fizik. Ecja, loja në park, biçikleta dhe aktivitetet e tjera të përshtatshme për moshën janë mënyra të mira për të përfshirë lëvizjen në rutinën familjare.

3. Sigurohuni që fëmijët të konsumojnë mjaftueshëm lëngje

Meqenëse infeksionet virale dhe ftohja mund të shoqërohen me humbje të lëngjeve, hidratimi luan rol të rëndësishëm në funksionimin normal të organizmit. Uji ndihmon në rregullimin e funksioneve trupore, ruajtjen e hidratimit të mukozave dhe mbështetjen e niveleve normale të energjisë.

Prindërit duhet të sigurohen që fëmijët të konsumojnë sasi të mjaftueshme lëngjesh gjatë ditës. Kur janë të sëmurë, lëngjet e ngrohta, si supat dhe lëngjet e tjera të përshtatshme për moshën, mund të ofrojnë rehati dhe të ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit.

Megjithatë, çajrat bimorë nuk janë të përshtatshëm për çdo moshë dhe duhet të përdoren me kujdes, veçanërisht te foshnjat. Hidratimi nuk e parandalon drejtpërdrejt infeksionin, por është i rëndësishëm për funksionimin e organizmit dhe rikuperimin gjatë sëmundjes.

4. Jepini përparësi gjumit

Gjumi është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, pasi gjatë tij organizmi kryen procese të rëndësishme rikuperimi dhe rregullimi. Gjumi cilësor është gjithashtu një komponent i rëndësishëm i funksionimit të sistemit imunitar. Personat që nuk flenë mjaftueshëm ose nuk kanë gjumë cilësor mund të jenë më të prirur të preken nga ftohja e zakonshme dhe mund të kenë nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Për këtë arsye, krijimi i një rutine të qëndrueshme gjumi për të gjithë anëtarët e familjes është shumë i rëndësishëm.

Këshillë praktike për prindërit:

Për të përmirësuar cilësinë e gjumit, kufizoni përdorimin e ekraneve të paktën një orë para gjumit dhe krijoni një ambient të qetë e relaksues për fëmijët. Mund të konsideroni edhe largimin e pajisjeve elektronike nga dhomat e gjumit, për të zvogëluar ekspozimin ndaj dritës dhe shpërqendrimeve.

5. Kujdesuni për ushqyerjen e shëndetshme

Asnjë strategji për ruajtjen e shëndetit nuk është e plotë pa një dietë të ekuilibruar, e cila i siguron organizmit energjinë dhe lëndët ushqyese të nevojshme. Dietologia dhe nutricionistja Maya Feller, MS, RD, CDN, nga Bruklini, shpjegon se ushqyerja ka rol mbështetës gjatë sëmundjeve.

“Sëmundjet shkaktohen nga viruset dhe bakteret, prandaj ushqimet që u japim fëmijëve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kohëzgjatjes ose ashpërsisë së tyre, por nuk janë trajtim më vete”, shpjegon ajo. Për të mbështetur funksionimin normal të sistemit imunitar të fëmijëve, Feller rekomandon përqendrimin te ushqimet e pasura me lëndë ushqyese.

Jepini përparësi fibrave për shëndetin e zorrëve

“Ushqimet e pasura me fibra, si avokadoja, brokoli, angjinarja, mjedrat dhe fruti i pasionit, janë të rëndësishme”, thotë Maya Feller. Ajo shpjegon se fibrat luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e diversitetit të baktereve të dobishme në zorrë, të cilat lidhen ngushtë me funksionimin e sistemit imunitar.

Megjithëse shumë prindër përqendrohen te ushqimet e pasura me vitaminë C, Feller rekomandon që t’i kushtohet vëmendje edhe konsumimit të fibrave për të mbështetur një mikrobiom të shëndetshëm të zorrëve.

Rritni marrjen e vitaminës C

Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm, i tretshëm në ujë, që mbështet shërimin e plagëve, funksionimin normal të sistemit imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm.Ajo është veçanërisht e rëndësishme gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve.

Feller rekomandon përfshirjen e ushqimeve si:

– Kivi
– Luleshtrydhet
– Agrumet
– Lakrat e Brukselit
– Specat
– Patatet

Këto ushqime mund të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave ditore për vitaminë C. Megjithatë, konsumimi i sasive të tepërta të vitaminës C nuk garanton parandalimin e ftohjes apo të infeksioneve të tjera.

Përfshini proteina cilësore për mbështetjen e imunitetit

Burimet e proteinave me përmbajtje të ulët yndyre jo vetëm që mbështesin rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm, por sigurojnë edhe përbërës të rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar. “Ushqimet si mishi i pulës, peshku, fasulet dhe arrat përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore, përfshirë zinkun, i cili është i rëndësishëm për përgjigjen imunitare”, shpjegon Feller.

Për fëmijët e vegjël, arrat dhe ushqimet e tjera duhet të ofrohen në forma të përshtatshme për moshën, për të shmangur rrezikun e mbytjes.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Edhe kur zbatohen masat më të mira parandaluese, fëmijët përsëri mund të sëmuren. Nëse simptomat e ftohjes ose gripit përkeqësohen, apo temperatura vazhdon për disa ditë, është e rëndësishme të konsultoheni me pediatrin ose profesionistin shëndetësor.

Ndihma mjekësore duhet të kërkohet menjëherë nëse fëmija ka vështirësi në frymëmarrje, shenja të dehidratimit, përgjumje të pazakontë ose simptoma të tjera shqetësuese. Te foshnjat nën tre muaj, temperatura prej 38°C ose më shumë kërkon vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

Parandalimi i sëmundjeve nuk mbështetet në një masë të vetme, por në kombinimin e zakoneve të shëndetshme të përditshme. Higjiena personale, aktiviteti fizik, hidratimi, gjumi cilësor dhe ushqyerja e ekuilibruar janë pesë shtylla të rëndësishme për mbështetjen e shëndetit të fëmijëve.

Të kombinuara me vaksinimin sipas rekomandimeve mjekësore dhe kujdesin e duhur shëndetësor, këto masa mund t’i ndihmojnë familjet të zvogëlojnë rrezikun e disa infeksioneve dhe të përballojnë më mirë sezonin e virozave.

Autore: Lia Miller
Përkthim: Prinderimi.com

ftohja e zakonshme Gripi te fëmijët higjiena personale imuniteti te fëmijët larja e duarve parandalimi i sëmundjeve Sezoni i virozave Shëndeti i fëmijëve ushqyerja e shëndetshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleEkspertët paralajmërojnë: Ky stil prindërimi mund të ketë ndikimet më negative te fëmijët
LR

Related Posts

FOKUS

Ekspertët paralajmërojnë: Ky stil prindërimi mund të ketë ndikimet më negative te fëmijët

November 23, 2026
Aktualitete

Takim online me prindër: Rrjetet sociale dhe lojërat – Ndikimi i tyre në shëndetin mendor të fëmijëve

November 23, 2026
Aktualitete

20 Nëntori – Dita Botërore e Fëmijëve: Të drejtat e fëmijëve janë përgjegjësi e të gjithëve

November 20, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,309

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,585

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,415
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Parandalimi i sëmundjeve varet nga 5 zakone të rëndësishme, thonë ekspertët

LRNovember 23, 2026
FOKUS

Ekspertët paralajmërojnë: Ky stil prindërimi mund të ketë ndikimet më negative te fëmijët

LRNovember 23, 2026
Aktualitete

Takim online me prindër: Rrjetet sociale dhe lojërat – Ndikimi i tyre në shëndetin mendor të fëmijëve

LRNovember 23, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,309

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,585

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,415
Të zgjedhura

Parandalimi i sëmundjeve varet nga 5 zakone të rëndësishme, thonë ekspertët

November 23, 2026

Ekspertët paralajmërojnë: Ky stil prindërimi mund të ketë ndikimet më negative te fëmijët

November 23, 2026

Takim online me prindër: Rrjetet sociale dhe lojërat – Ndikimi i tyre në shëndetin mendor të fëmijëve

November 23, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.