Një incident shqetësues është raportuar sot në Qendrën Studentore të Prishtinës, ku studentët kanë hasur insekte në ushqimin e shërbyer në mensë. Ky rast ka ngritur shqetësime serioze për kushtet higjienike dhe sigurinë ushqimore në këtë institucion që shërben qindra studentë çdo ditë, njofton Prinderimi.com
Disa studentë kanë publikuar fotografi dhe video, duke treguar insektet e gjetura në pjatat e tyre të ushqimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga ana e publikut, ndërsa është kërkuar edhe sqarim urgjent nga drejtoria e Qendrës Studentore dhe institucionet përkatëse, ku kanë marrë një përgjigje të shkurtë studentët.
”Njoftimi i drejtorit ishte se do ta adresoj kete problem ne momentin e pare tek stafi e me se largu deri neser.”, shprehet F.R, njëri nga studentët.
”Nuk dua te shkaktoj ndonje panik apo gje tjeter por jam shume i sigurte se keto jane insekte ne orizin e menses” – shprehet një student pas publikimit të fotografive direkt nga Menza e Studentëve.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.