Një mësuese e shqetësuar nga Prishtina, ka bërë thirrje për kujdes, pasi ka vërejtur se disa nxënës të saj kanë filluar të praktikojnë lojën e rrezikshme “Superman” edhe para fillimit të mësimit, njofton Prinderimi.com
Sipas shqetësimit të mësueses dhënë për Rrjetin e Prindërve të Kosovës, katër nxënës në klasën e saj kanë qenë duke imituar heroin e famshëm ”Superman”, me një veprim/lojë që mund të çojë në lëndime serioze. “Jam shumë e shqetësuar për sigurinë e nxënësve”, tha mësuesja. “Kjo lojë është jashtëzakonisht rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të rënda.”, vazhdoi ajo.
Mësuesja ka vendosur t’i njoftojë personalisht prindërit e nxënësve të përfshirë, duke i kërkuar atyre të bisedojnë me fëmijët e tyre rreth rreziqeve të kësaj loje. Ajo shpreson se duke u bashkuar me prindërit, do të arrijë të ndërgjegjësojë nxënësit për rëndësinë e sigurisë.
”Mirëmengjes! Sot jam shumë e shqetësuar sepse katër nxënës në klasën time ende pa filluar mësimi kanë praktikuar lojen e rrezikshme “Superman”. Ju lutem të bisedoni me fëmijet e juaj që mos te përsëritet më sepse mund të ketë pasoja. Unë do i lajmroj këta prind personalisht. Kaloni mirë!”
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.