Ministria e Arsimit ka publikuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, njofton Prinderimi.com
Dokumenti përmban rregullore të detajuara që synojnë të harmonizojnë aktivitetet edukative në të gjithë vendin.
Në vijim, paraqiten përmbledhjet e neneve dhe vendimeve kryesore të udhëzimit:
- Gjysëmvjetori i parë përfundon me 24 dhjetor 2024
- Maturantët: Gjysëmvjetori i dytë fillon me 8 janar 2025 dhe përfundon me 15 maj 2025
- Klasat 9, 10, 11-të: Gjysëmvjetori i dytë përfundon me 5 qershor 2025
- Klasat 1-8-të: Gjysëmvjetori i dytë përfundon me 23 qershor 2025
- Pushimi dimëror: 26 dhjetor 2024 deri 7 janar 2025
- Pushimi pranveror: 7 prill 2025 deri 11 prill 2025
Udhëzimin administrativ të plotë mund ta shkarkoni këtu:
Loading...