Në librin e tij Gross National Happiness (“Lumturia Bruto Kombëtare”), Arthur Brooks shpjegon se në Shtetet e Bashkuara prindërit kanë më shumë gjasa të jenë më të lumtur se ata që nuk kanë fëmijë.
Një nga arsyet për këtë është se fëmijët i japin kuptim jetës. Njerëzit fetarë të martuar (të cilët kanë dyfish më shumë gjasa të frekuentojnë kishën çdo javë) kanë më shumë gjasa të jenë më të lumtur se beqarët, jo për shkak të pasurisë, por sepse jeta e tyre është më e pasur me kuptim. (Brooks 2008)
Kush çfarë duhet të bëjë?
- Prindërit: Krijoni një vatër familjare të lumtur.
- Fëmijët: Mësoni nga prindërit tuaj dhe mbështetni ata.
- Gjyshërit/gjyshet: Mbajeni familjen të bashkuar ndër breza.
- Miqtë: Ndihmojuni prindërve.
- Mësimdhënësit: Edukojini fëmijët.
- Reformuesit: Tregojuni prindërve si të ushtrojnë prindërim të mirë.
Jeta me fëmijët është vetëm një fazë kalimtare
Siç thuhet edhe në Kur’an: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Kur’an, 94:5-6)
Prindërit dhe foshnjat nganjëherë ndihen sikur netët pa gjumë nuk do të marrin fund, por fëmijët rriten dhe largohen më shpejt sesa mund të mendohet. Marrëdhënia prind-fëmijë pashmangshëm lëviz drejt ndarjes, ndërsa bashkëshortët, të cilët dikur ishin vetëm përpara ardhjes së fëmijës, do të jenë vetëm sërish pasi fëmija largohet.
Të qenit prind është vetëm një fazë e rëndësishme në martesë dhe në jetë. Për prindërit, koha e kaluar duke jetuar me fëmijët përbën gati një të tretën e jetës së tyre dhe më shumë se gjysmën e jetës martesore. Megjithatë, njëherë prind – gjithmonë prind. Marrëdhënia vazhdon për një kohë të pacaktuar, madje edhe pasi fëmijët martohen dhe largohen nga shtëpia. Më vonë, prindërit kalojnë në fazën e gjyshërve, duke ruajtur këtë marrëdhënie, pavarësisht nëse fëmijët janë afër apo me mijëra kilometra larg.
Autor: H. Altalib, O. Altalib dhe A. Ebusulejman, 2022
Udhëzues për rritjen e fëmijëve: Marrëdhëniet prind-fëmijë
Prinderimi.com