Në Ditën e Gjuhëve të Evropës, Gjimnazi “Eqrem Qabej” mirëpriti ambasadorët nga shtatë vendet e ndryshme të BE-së ku me ligjërata frymëzuese nga diplomatët e pranishëm, në ambientet e shkollës u zbulua edhe një mural dedikuar diversitetit gjuhësor – një simbol i përhershëm i rëndësisë së gjuhëve si ura që lidhin kultura dhe popuj.
Me shkolla moderne drejt familjes së madhe evropiane. – ishte mesazhi përcjellës nga zyrtarët e shkollës.
Dita Evropiane e Gjuhëve festohet më 26 shtator çdo vit dhe është një iniciativë e Këshillit të Evropës që filloi në vitin 2001. Kjo ditë ka për qëllim të promovojë diversitetin gjuhësor dhe kulturor në Evropë, të nxisë njerëzit që të mësojnë gjuhë të reja për të forcuar dialogun ndërkulturor dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjuhëve si një pjesë thelbësore e trashëgimisë evropiane.
Kjo ditë gjithashtu inkurajon popujt që të përvetësojnë më shumë së një gjuhë për të përmirësuar gjendjen akademike e profesionale.
Prinderimi.com