Fshati Pllanjanë i komunës së Prizrenit përuroi shkollën e re, të financuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit /Prinderimi.com
Kryetari i kësaj Komune Shaqir Totaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kjo shkollë është shembull i përpjekjeve të institucioneve lokale për përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Postimi i plotë:
”Në fshatin Pllanjane sot përuruam shkollën e re të ndërtuar dhe financuar 100% nga Drejtoria Komunale e Arsimit, që është një shembull i përpjekjeve të institucioneve lokale për ta përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të ofruar ambient të përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit.
Këto investime dhe angazhimi për të ofruar mundësi më të mira për zhvillimin e brezave të ardhshëm janë jetike për përparimin e shoqërisë.”
https://www.facebook.com/share/v/oN91sfFukGoYTM7h/?mibextid=oFDknk