Guximi është forca për të bërë të ditur të paditurën. Guximi është aftësia për të marrë përsipër rrezikun. Në fakt mes guximit dhe frikës ka një distancë aq sa një këndvështrimi. Ka ndryshim edhe mes frikacakut e të pasurit frikë. Jo vetëm frikacakët, por edhe guximtarët kanë frikë. Ndryshimi mes tyre është se guximtari rend drejt frikës, ndërsa frikacaku ikën nga frika.
Dy zgjedhje të ndryshme, krijojnë një jetë të ndryshme: një jetë të jetuar me frikë e një jetë të jetuar me guxim. Një jetë e jetuar me frikë, i mohon vetes shumë bukuri të jetës, është një jetë monotone, e mërzitshme. Ajo është e mbushur me shqetësime. Megjithëse situata ku ndodhet nuk e bën të lumtur personin, ai nuk ka forcë ta ndryshojë këtë fakt. Ai bën rezistencë ndaj ndryshimit e dialektikës së jetës. Rezistenca ndaj ndryshimit është e lodhshme dhe e vështirë. Njeriu pa guxim e kalon këtë vështirësi.
Gjëja më e lehtë është ta lësh ndryshimin në rrjedhën e vet. Do të thotë të hedhësh hapat në përshtatje me të. Do të thotë të mos kapesh pas të shkuarës, por të shkosh përpara. Ta jetosh jetën si një aventurë. Të jesh i hapur ndaj surprizave.
Përgatiti: Perparim Blakaj
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”