Sinqeritet, është të sillesh gjithmonë me të vërtetën më të lartë e të nxjerrësh në pah më të mirën e vetes.
Sjellja në këtë mënyrë mund të mos na shërbejë gjithmonë në interesin tonë më të lartë. Sepse interesi ynë më i lartë nuk përputhet gjithmonë me interesat më të larta të tërësisë. Prandaj e kemi të vështirë të sillemi sinqerisht. Sjellja vetëm sipas interesit më të lartë tonit, na bën egoist. Diçka që është në interesin tonë, mund të jetë në dëm të të tjerëve. Ne nuk e jetojmë vetëm këtë jetë.
Sinqeriteti qëndron te bashkimi i interesave më të larta tonat dhe të të tjerëve.
Përgjegjësia ndaj vetes.
Ne jemi përgjegjësit e jetës tonë si me anët që na bëjnë të lumtur, po ashtu edhe me ato që në trishtojnë. Me zgjedhjet e ndërgjegjshme, apo të pandërgjegjshme, ne e kemi krijuar vetë realitetin tonë. Nëse nuk e mbajmë plotësisht përgjegjësinë e jetës, por i lidhim atë me të tjerët, apo me përgjegjësitë e dështimit të të tjerëve, do të thotë se nuk e kemi të zhvilluar sa duhet përgjegjësinë ndaj vetes.
Ne nuk mund ta ndryshojmë siç duam jetën, pa zhvilluar përgjegjësinë ndaj vetes apo pa marrë përsipër përgjegjësinë e realitetit. Nëse mendimet ose sjelljet e të tjerëve përcaktojnë jetën tonë, nuk kemi më asnjë ndryshim nga sendet.
Nëse kushtet janë përcaktuese, përveçse mund të ankohemi, nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar realitetin.
Studimet tregojnë se një person mund të ndërtojë marrëdhënie mesatarisht me treqind persona. Kjo nënkupton se ne kemi ndikim te këta treqind persona. Ne kemi forcë të ndryshojmë sjelljet dhe kushtet e të tjerëve ndaj nesh. Por gjëja që duhet të bëjmë fillimisht, është të marrim njëqind për qind të përgjegjësisë së jetës tonë.
Nëse unë jam njëqind për qind përgjegjës i jetës sime, shoh se kam edhe forcën për ta ndryshuar atë. Ky është një këndvështrim çlirues.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”