Gjumi është një nevojë e vështirë për t’i rezistuar. Aq sa, mund të durohet uria, por jo pagjumësia! Qoftë fëmija, qoftë i rrituri, nuk e përballojnë dot pagjumësinë. E megjithatë shumë prindër ankohen se fëmijët u flenë vonë dhe në mëngjes nuk zgjohen. Detaji më i rëndësishëm që duhet ditur këtu është se pëг sa kohë prindërit i detyrojnë fëmijët të flenë, këta të fundit do të rezistojnë. Nuk flihet me zor!
Në vend se t’i detyrojnë fëmijët të flenë, prindërit duhet të përgatisin terrenin për të fjetur. Parakushti për përgatitjen e terrenit për gjumë është që fëmija gjatë ditës të ketë përjetuar ngopje emocionale. Shumë fëmijë nuk duan që dita të mbarojë, ose për të fjetur, dëshirojnë të kalojnë edhe pak kohë me prindërit. Kjo herët apo për arsye se gjatë ditës nuk kanë përjetuar sa duhet vonë, edhe afërsi emocionale me ta. Për sa kohë fëmija nuk arrin sikur të ketë ngopjen shpirtërore, do t’i rezistojë gjumit dhe do t’ia bëjë të vështirë prindit përmbushjen e kësaj nevoje.
Në ditët e sotme ka shumë faktorë që i pengojnë fëmijët të afrohen me prindërit, si të punuarit e prindërve deri në orë të vona, të parët televizor, telefonat, bartja e punës në shtëpi e shumë faktorë të tjerë si këta përbëjnë pengesë që fëmija të ngopet shpirtërisht me prindërit.
Po ashtu, e njëjta gjë vlen edhe për fëmijët me prindër të cilët, ndonëse janë pranë tyre nuk janë të mjaftueshëm për fëmijët dhe nuk arrijnë të komunikojnë me ndjenjat e tyre. Edhe këta fëmijë nuk duan kurrsesi ta mbyllin ditën e të shtrihen për të fjetur.
Rezistenca e fëmijëve ndaj gjumit nuk buron vetëm nga faktorë negativë. Edhe fëmijët me natyrë të hareshme nuk dëshirojnë ta mbyllin ditën. Në vend që të shtrihen në krevat me zor, këta fëmijë mund të vihen t’i kalojnë në dhomën e gjumit orët e fundit të ditës, çka përbën një faktor lehtësues në fjetjen e tyre. Veç kësaj, fëmijët e tillë nuk bien pa rënë edhe prindërit. Prindërit me fëmijë duhet të dinë t’i japin fund ditës së tyre e të qetësohen, në mënyrë që të qetësohen edhe fëmijët.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”