Qëndrimet që zhvillojnë intuitën e fëmijës:
Prindërit fillimisht duhet të mësojnë të jenë të ndjeshëm ndaj intuitës së tyre. Ata duhet të dëgjojnë sa të munden intuitën e vet e të jenë po aq të ndjeshëm ndaj intuitës së fëmijëve. Për shembull, nuk është aspak e drejtë të çojmë me detyrim fëmijën te një fqinj, megjithëse se në dukje nuk ka asnjë shkak. Nëse fëmija dëshmon së nuk ka dëshirë të shkojë atje, ne duhet t’i besojmë. Nëse kjo mungesë dëshire është e vazhdueshme, kjo do të thotë se me shumë mundësi atje ka diçka që e shqetëson fëmijën. Fëmija që në këto situata sheh se kanë besim tek ai, vazhdon të dëgjojë intuitën e vet.
Problemet që sjell intuita e abuzuar në maturi:
Të rriturve që u është lënduar forca e intuitës, marrin vendime e bëjnë zgjedhje të gabuara.
Më e thjeshta është kur nuk marrin vendimet e drejta në lidhje me jetën, i mohojnë vetes shumë të dhëna që u nevojiten. Mbase kanë humbur shumë mundësi sepse nuk kanë dëgjuar intuitën e tyre.
Si mund ta zhvillojmë intuitën tonë në maturi?
Kjo është një pikë që duhet të tregohemi të kujdesshëm. Duhet të ndajmë dëshirat nga intuita. Herë pas here këto mund të ngatërrohen e ne mund t’i konsiderojmë dëshirat si intuitë. Ajo që duam ne, mund të mos jetë gjëja e duhur. Intuita është në krye të detyrës, megjithëse ne mund të mos ia kemi dëgjuar zërin për një kohë të gjatë. Ajo nuk zhduket, sado e ndrydhur që të jetë. Që ta ndiejmë atë, mjafton ta dëgjojmë.
Përgatiti: Perparim Blakaj, Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”