Këto pyetje dhe komente të zakonshme mund të duken të pafajshme, por në fakt mund të bëjnë shumë dëm.
1. ‘Pse nuk ke fëmijë?’
Shkrimtarja Tiffany Dyba thotë: Ju nuk e dini arsyen pse dikush ka vendosur të mos ketë fëmijë, dhe kjo mund të mos jetë as zgjedhja e tyre, kështu që është më mirë të mos pyesni.
2. ‘Nuk do ta njohësh kurrë dashurinë apo gëzimin e vërtetë nëse nuk ke fëmijë.’
Njerëzit që nuk kanë fëmijë ka të ngjarë të kenë dëgjuar disa versione të kësaj vërejtjeje. Sipas shkrimtares Callie Turner , është lënduese dhe thjesht e pavërtetë.
“Aftësia për të dashur ndikohet nga shumë faktorë dhe mund të marrë shumë forma,” tha ajo për HuffPost. “Ndërsa prindërimi mund të jetë sigurisht një burim dashurie të thellë, ai nuk është burimi i vetëm.”
3. ‘Kush do të kujdeset për ty kur të plakesh?’
“E vërteta është se shumica e fëmijëve të rritur nuk kujdesen për prindërit e tyre të moshuar në mënyrat që ne mund të mendojmë se ata e bëjn,” tha për HuffPost Blackstone, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Maine.
4. ‘Ju mund të adoptoni.’
Së pari, është mendjemadhësi të supozohet se një person që nuk ka fëmijë duhet të dëshirojë t’i ketë ata. Askush nuk e di arsyen apo rrethanat e vërteta se përse një person është pa fëmijë – përveç nëse dikush e di në mënyrë specifike historinë e një personi
5. ‘Do të ndryshoni mendje.’
Ju nuk e dinik nëse ky person është pa fëmijë me zgjedhje apo për shkak të rrethanave të tjera. Pra, mund të mos jetë problemi thjesht ndryshimi i mendjes së tyre.