Traumat që marrim përgjatë fëmijërisë mund t’i tejkalohen brezave pasardhës, pasi ato ndikojnë në modifikimet e kodit tonë gjenerik. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi për një revistë psikologjike në Mbretërinë e Bashkuar.
Baza e kësaj teze vjen nga fakti se fëmijët e lindur pas Luftës së Dytë Botërore kishin 4 herë më tepër gjasa të vuanin nga sëmundje serioze mendore, në krahasim me brezat e mëparshëm.
Në këtë studim janë marrë parasysh plot 3000 fëmijë finlandezë të evakuuar nga shtëpitë e tyre në vitet e konfliktit me Bashkimin Sovjetik. Nga shqyrtimi i dosjeve të tyre mjekësore u vu re se pjesa më e madhe e tyre ishte hospitalizuar dhe ishin trajtuar për sëmundje si depresionin dhe bipolariteti, sëmundje këto që nuk i kishin karakterizuar brezat e mëparshëm.
Natyrisht, ka edhe faktorë socialë që e shpjegojnë këtë fenomen, si prindërimi i keq, varfëria dhe mungesa e kohezionit social pas Luftës së Dytë Botërore, por nga testet biologjike është konkluduar se edhe kodi gjenetik ka një rol në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve mendore.
Një studim tjetër më i vogël në përmasa doli gjithashtu në konkluzionet se pasardhësit e të mbijetuarve të Holokaustit kanë më tepër gjasa të vuajnë nga shëndeti mendor, ndonëse mund të mos kenë pasur kushte të këqija sociologjike që mund të kenë ndikuar në krijimin e kësaj gjendjeje. K.H/ tiranapost.al