Ekonomizimi me të holla duhet që të mësohet. Koha e duhur për parat e xhepit është prej hyrjes në bankat shkollore. Parat e xhepit deri në periudhën e klasës së 6. janë të vendosura për nevojat personale (fletore, lodra, ëmbëlsira, chilbi (feste) etj.
(Prej 7 vjeç, mbi 50 për qind e fëmijëve në Zvicër marrin para të xhepit. Për 10-vjeçarët është mesatarisht 14 franga në muaj, me 12 mbi 23 franga. Mesatarisht, 14-vjeçarët tashmë kanë më shumë se 48 franga në muaj.)
Disa rregulla elementare:
• jepni rregullisht para xhepi.
• vendosni saktë se për çfarë duhet të mjaftojnë këto para.
• jepni parat e xhepit sipas gjendjes suaj financiale.
• qëndroni tek kufiri juaj financiar.
• mos kontrolloni, por diskutoni për përdorimin efektiv të parave.
• mos jepni shtesë të parave ose kredi.
• mos përdorni parat për presion edukativ,
Fitimi shtesë
Ndihmojeni fëmijën tuaj, nëse don të fiton më shumë para me detyra plotësuese në shtëpi apo tek fqinjët. Kështu mëson ai që puna shpërblehet dhe mëson se sa gjatë duhet të punohet për një shumë parash.
Rritja (shtimi) e parave për të rinjët
Fëmijët më të moshuar shpesh kanë dëshirë që vetë të blejnë rrobat e tyre dhe harxhimet e veta vetë ti administrojnë. Konfliktet mund të shmangen nëse shuma për harxhime (rroba, floktar, drekë etj.) llogaritet dhe në buxhet ndaras shënohet.
Telefoni i dorës
Nëse fëmija juaj posedon një telefon dore, duhet që në fillim të caktohet se a do të marrin pjesë prindërit në këtë harxhime mujore dhe me çfarë shume.
Përgatiti: Prinderimi.com
Burime: Elternbildung CH, www.elternbildung.ch