Vetëvlerësimi është ndërgjegjësimi ndaj vlerave tona. Një fëmijë mëson ta njohë veten dhe ta dojë atë, mbi të gjitha nëpërmjet veprimeve kundërpërgjigjëse që merr nga ata që e rrethojnë:
⚫️ nëse mamaja i thotë vazhdimisht se ka një buzëqeshje të bukur, fëmija do të rritet me perceptimin se është një njeri buzagaz;
⚫️ nëse mësuesja i thotë shpesh se nuk shprehet mirë, do të rritet me idenë se është një njeri të cilit i mungon aftësia e komunikimit;
⚫️ nëse i ati e përgëzon kur bën përparime me mësimin e biçikletës, do të rritet duke i thënë vetes se është i zoti t’i arrijë qëllimet;
⚫️ nëse gjyshi e shan sa herë që kacavirret gjëkundi, do të rritet me idenë se është fëmijë i prapë.
Ideja që krijon për veten një fëmijë varet më shumë nga reagimet e prindërve, sesa nga sukseset e vërteta që arrin. Prandaj ka fëmijë që ndihen “të zotë”, edhe pse kanë rezultate mesatare, ndërkohë që disa të tjerë me rezultate të shkëlqyera, nuk kanë besim në vetvete.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”