Kjo shprehje është me dy tehe. Nëse me të ka për qëllim që ta bëjë vajzën të kuptojë, se ajo është e ndryshme nga djali për sa i përket cilësive trupore dhe se nuk është e barabartë me të në të gjitha gjërat, në mënyrë që të mos i imitojë meshkujt në veshje dhe në sjellje, etj., atëherë kjo nuk ka asgjë të keqe.
Por, nëse kjo përdoret për të privilegjuar djemtë nga vajzat, atëherë kjo është një nga shprehjet më të rrezikshme, që çojnë në vrasjen e përpjekjeve për ta bërë fëmijën një yll, për shkak të mbjelljes së ndjenjave të padrejtësisë dhe dallimeve që bëhen mes fëmijëve, duke i privuar ato nga shumë dëshira dhe nga shumë të drejta, me justifikimin: “Ti je vajzë dhe ai është djalë”.
Djali e mban gabimin
Me këto fjalë duan të thonë, se fëmijët meshkuj nuk ndikohen shumë nga gabimet që mund të bëjnë dhe nuk janë si vajzat. Nëse djali bën imoralitet, nuk është njësoj sikur të njëjtën gjë ta bëjë vajza; nëse ai vjedh, nuk është njësoj sikur të vjedhë edhe vajza; kur gënjen, nuk është njësoj sikur të gënjejë edhe vajza, e kështu me radhë. Kjo mund të jetë e saktë në disa gjëra, por nuk është e saktë në çdo gjë.
Po ashtu, kjo shkakton edhe dobësim të shkëlqimit të tij, sepse kjo mbjell te fëmijët djem bindjen e gabuar, se dera e gabimeve dhe mëkateve për ta është e hapur dhe se fakti i të qenit mashkull mjafton për t’i mbuluar të metat e tij, ose që shoqëria duhet t’i mbyllë sytë ndaj këtyre të metave, meqenëse ata janë djem.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”